Xhubleta 4 mijë vjeçare në UNESCO! Margariti jep lajmin

November 29, 2022 || views

Xhubleta shqiptare është pranuar në UNESCO.

 

Lajmi u bë me dije nga ministrja e Kulturës, Elva Margariti e cila e cilëson lajm të jashtëzakonshëm për trashëgiminë kulturore si dhuratë në 110-vjetorin e Pavarësisë.

 

“Një lajm i jashtëzakonshëm për trashëgiminë tonë kulturore, si dhuratë në 110-vjetorin e Pavarësisë! Pas një pune të gjatë, plot përkushtim të një grupi të madh bashkëpunëtorësh, dosja e dijebërjes artizanale të xhubletës u pranua në listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale nën mbrojtjen e UNESCO-s. Xhubleta shqiptare, e lashtë 4 mijë vjet, tashmë është pasuri e gjithë njerëzimit!” shkruan Margariti.