Vlora ia bëri fora! Festat e Nëntorit në qytetin e Flamurit, si kurrë më parë!
November 20, 2019 || views
E ku më bukur e më me kuptim se në Vlorë mund të përjetohet bukuria e Festave Kombëtare? E ku tjetër më mirë se në Vlorë mund të përkujtohet Dita e Pavarësisë? Me një vizitë në monumentet e Flamurit, Ismail Qemalit, Muzeve, Përkujtimoreve e sidomos atmosferës, që vetëm Vlora di ta dhurojë!
Prandaj edhe bizneset turistike u bënë bashkë me oferta “të çmendura”, që t`jua bëjnë sa më joshëse, sepse fundjava juaj këtë periudhë festash është dyfishuar dhe zgjat plot katër ditë!
Kështu disa prej hoteleve të Vlorës, kanë përgatitur paketa të plota e të pjesshme, ku secili mund të gjejë veten, për të kaluar plot katër ditë në Vlorë, mes festimeve, bukurive të bregdetit, mikpritjes së nxehtë vlonjate e aktiviteteve të shumta që ka organizuar bashkia.
Po, sepse në dy ditët e Festave por sidomos më 28 nëntor, një listë e gjatë aktivitetesh (shiko këtu) do të realizohen me rastin e Festës.
Po cilat janë hotelet që janë përgatitur t`ju presin në Vlorë?
- Le Palazzine Resort
- Hotel Bolonja
- Regina City Hotel
- New York Hotel
- Yacht Hotel
- Diamond Hill Resort & SPA
- Vila Nika
- Palace Hotel & SPA
- Aler Grand Hotel Vlora
Shikoni videon për detajet e secilës ofertë dhe zgjidhni atë që ju përshtatet.
Ejani në Vlorë për Festat Kombëtare!
Dhe mos harroni të merrni me vete një veshje Kuq e Zi!
Travel Magazine ju uron Gëzuar Festat!