Vjosa Muriqi: faleminderit Adriatik Tours, që më ftove të pushoj në Shqipëri këtë verë!

August 31, 2020 || views

Verë e vështirë, vit i vështirë, turizëm në vështirësi serioze; kështu mund të përkufizohet ky vit, ku çdo subjekt turistik bëri ç’mundi, për të pasur një historik sa më pak të zymtë e me më pak humbje.

Por krahas këtyre përpjekjeve, pati edhe fushata sensibilizimi e ftesa për të ndihmuar këtë sezon kritik, duke i bërë pushimet në Shqipëri, që t’i jepej sadopak dorë ekonomisë së brishtë të këtij viti. Kështu Revista Travel, qysh prej muajit prill, kur ende nuk dihej se si do shkonin gjërat, filloi fushtatën e saj “ Pusho në Shqipëri”, për të nxitur sa më shumë konsum të pushuesve që vitet e tjera nuk kishin zgjedhur Shqipërinë.

Gjithashtu, Adriatik Tours me seli në Nju Jork dhe filial pranë Adrtiatik Hotel në Durrës, u bëri ftesë të gjithë shqiptarëve të Diasporës, që nëse e kishin të mundur lëvizjen, të vinin këtë verë për pushime në Shqipëri.

Por për shqiptarët ishte e thjeshtë: ata nuk kishin ku të shkonin tjetër Dhe domosdoshmërisht pushimet do t’i bënin në Shqipëri.
Po për shqiptarët e Diasporës?
Fatmirësisht edhe ata iu përgjigjën pozitivisht ftesës së Adriatik Tours.
Dhe një prej atyre që u përgjigjën pozitivisht ishte edhe Vjosa Muriqi, blogerja e njohur e “life style”-t, që jeton në Shtutgart bashkë me familjen e saj, bashkëshortin e dy vajzat. . Me pranimin e ftesës dhe pushimet e saj në Shqipëri, Vjosa nuk ishte vetëm një mysafire e nderuar e Adriatik Tours dhe Adriatik Hotel por edhe një reklamë shumë e mirë për Shqipërinë, për shkak të numrit shumë të lartë të ndjekësve në Instagram, të cilët i frymëzon e përditshmja e vajzës nga Kosova.

Visit Instagram: Mrs. Vjosa 

Në postimet e saj të shumta, Vjosa shkruan: faleminderit Adriatik Tours, që më ftove të pushoj në Shqipëri këtë verë!


Ajo ka qëndruar më shumë se një javë në Shqipëri, ku pjesën më të madhe të ditëve e ka kaluar në plazh, duke e kombinuar me ekskursione ditore ne Durrës, Krujë etj., për ta mbyllur qëndrimin me disa ditë në Dhërmi.


Vjosa nuk ka qenë e vetmja e ftuar dhe mysafire e sjellë në Shqipëri nga Adriatik Tours. Edhe shumë shqiptarë nga Diaspora e Kosova por edhe të huaj, i janë përgjigjur me kënaqësi ftesës dhe janë larguar nga Shqipëria me premtimin se do kthehen bashkë me miq të tjerë.

Kjo kryesisht edhe sepse shërbimet e tyre i kanë marrë përmes një operatori si Adriatik Hotel, në shërbimet e të cilit është e vështirë të gjesh të meta dhe që na tregon se nuk mjafton vetëm Shqipëria e bukur; duhet një shërbim me standarte të larta në çdo aspekt, që një turist të vijë i buzëqeshur e të largohet i lumtur. E pse jo, të kthehet sërish, ashtu siç do të bëjë Vjosa nga Diaspora me familjen e saj të bukur.