Vjeshtë në Krujën e bukur
October 31, 2019 || views
Duke qenë se Kruja nuk është ai qytet tipik të cilin mund ta rekomandosh për vjeshtë të bukur, nganjëherë harrojmë se kombinimi i detajeve bën magjinë e vërtetë. Mjafton pjergulla e zverdhur e oborrit të Muzeut Etnografik, mjafton Rrapi i madh i Skënderbeut, mjafton drita e ngrohtë e perëndimit që bie mbi kalldrëme, lulet e vjeshtës që zbukurojnë oborrin e Muzeut Historik apo edhe një gotë verë në oborrin si taracë natyrale të Albës, që të kuptosh se edhe në Krujë, vjeshta mund të jetë jo thjesht e bukur por e mrekullueshme.
Për më shumë foto, kliko këtu: