Vjeshtë dhe pranverë në ALBANOPOLIS

November 20, 2019 || views

Dikur këtu gëlonte jeta. Ishte një qytet Ilir. Qyteti më “ilir” i mundshëm, ai që siç thonë studiuesit, na dha emrin me të cilin na thërret sot bota. Sot, mureve e lëndinave të mbetura mbretëron heshtja. Asnjë këmbë vizitori, asnjë gjurmë turisti, asnjë roje i thjeshtë, së paku sa për të prerë ferrat, që mbulojnë muret me gurë të stërmëdhenj. Stinët, shkojnë e vijnë në Albanopolis, e mëkat i madh që askush s`e sheh, se sa bukur çelin luledelet edhe në vjeshtë nëpër lëndinat ilirishte. Sa muzikë e bukur do të ishte zhurma e çekiçëve të arkeologëve, që do të rrëmonin për të gjetur lavdinë e dikurshme. Sa të lumtur do të ishin ullinjtë të freskonin nën hijen e tyre turistët me shishe uji në dorë! Është koha ta njohim më shumë Shqipërinë.