Via Ferrata Pejë, një aventurë me pamje përrallore!

November 4, 2020 || views

Nëse kërkoni për një aventurnë në sezonin e vjeshtës, që do ta mbani gjatë në kujtesën tuaj nga trojet shqiptare, atëherë ju prezantojmë destinacoinin e mrekullueshëm “Via Ferrata” që

gjendet në Pejë,  në malësitë e Rugovës.

Via Ferrat-at janë shtigje rekreative me shumë aventura ku gjatë këtij aktiviteti do të arrini në vendet që vetëm i keni imagjinuar se sa bukur do të ishte po të mund të arrini atje. Pra është një aktivitet fizik i cili nuk kërkon shumë pregatitje të mëdha e as përvojë të madhe për t`i kaluar këto shtigje. Ato janë të ndërtuara përgjatë shkëmbinjve të Grykës së Rugovës duke ofruar eksperienca mahnitëse, përjetime të bukura dhe me shumë adrenalinë.

Tani në Gryken e Rugoves janë katër Via Ferrata të cilat ofrohen për të gjithë vizitorët në Pejë. Të gjitha këto kanë krakteristika unike për nga pozita vertikale apo horizontale, lartësi, gjatësi dhe vështirësi të ndryshme dhe secila prezanton pamje madhështore dhe unike të Grykës së Rugovës.

Gjatë vitit shumë vizitorë nga trojet shqiptare por edhe nga vendet tjera të botës vijnë vetëm me një qëllim; që t`i përshkojnë të gjithat këto shtigje dhe të përjetojnë bukuritë që ofron Gryka e Rugovës nga një këndvështrim tjetër. Andaj u sugjerojmë të gjithë atyre që dëshirojnë aventura gjatë fundjavës, të vizitojnë Pejën e bukur dhe t`i kalojnë këto shtigje të aventurës.

“Via Ferrata” është një term botëror, i cili përdoret në rastet kur shtigje të ndryshme malore, lidhen me njëri-tjetrin përmes ecjes por edhe linjave me kabllo çeliku, të cilat ndryshe qëuhen edhe “zip line”. Për ndërtimin e këtyre shtigjeve në Rugovë ka ndihmuar ndjeshëm oraganizata “Swiss Contact”, e cila mbështet zhvillimin e turizmit lokal në Kosovë.

 

Për më shumë informata rreth këtij aktiviteti mund të vizitoni faqen “Marimangat dhe “Via Ferrata Pejë” përmes Facebook apo në Instagram.

 

Ky artikull vjen nga Zyra e Informacionit Turistik në Pejë

Klikoni per më shumë: www.pejatourism.org

Instagram: @visitpeja