Vazhdojnë zbulimet në Parkun Arkeologjik të Apollonisë
October 10, 2024 || views
Misioni “Korpusi i Mozaikëve” vazhdon punën e tij në Shqipëri, duke u përqendruar këtë vit në Vila e Athinasë në Parkun Arkeologjik të Apolonisë dhe në Bazilikën B në PA Bylis. Ky projekt ka për qëllim ruajtjen dhe konservimin e mozaikëve të çmuar, duke analizuar detajet e ndërtimit, materialet dhe teknikën e punimit të tyre.
Iniciativa synon krijimin e një korpusi të plotë të mozaikëve shqiptarë, që do të ofrojë një pasqyrë të qartë të trashëgimisë kulturore të vendit. Ky projekt është rezultat i bashkëpunimit midis Institutit të Kërkimeve të Trashëgimisë Kulturore (@iktk.albania) dhe Qendrës Kombëtare për Studime Shkencore, Lindja dhe Mesdheu, CNRS- Paris, si dhe Universitetit Sorbone-Paris IV.
Zbulimet e reja në Apoloni janë një hap përpara në njohjen e pasurisë kulturore të Shqipërisë, duke inkurajuar vizitorët të eksplorojnë thesaret e jashtëzakonshme që ofron vendi ynë.