Ujëvara e Grykës së Selckës, destinacion turistik mes mrekullive natyrore në zonën e Dropullit
May 30, 2020 || views
Nga Maela Marini
TIRANË, 30 maj/ATSH/ Ujëvara e Grykës së Selckës, rreth 25 km në juglindje të qytetit të Gjirokastrës, është një tjetër destinacion turistik mes mrekullive natyrore në zonën e Dropullit.
Kjo ujëvarë, me lartësi rreth 6 km, është Monument Natyre në Shqipëri.
Ajo ndodhet përgjatë sektorit të mesëm të luginës së Suhës, atje ku kjo luginë ndërpret tërthor dhe ndan vargmalin Lunxhëri-Bureto.
Në disa segmente Gryka ngushtohet shumë, aq sa merr formën e kanionit. Lugina është shumë e pasur nga pikëpamja floristike e faunistike ku spikatin shpendët, si: pëllumbat e dallëndyshet, që i kanë dhënë edhe emrin pjesës më të ngushtë të saj, Shkëmbi i Dallëndyshes./m.m/ /a.g/