Udhëtim në Meteora: Një Eksperiencë Fantastike

January 2, 2023 || views

Meteora është padyshim një nga zonat më spektakolare në Greqi. Një vend kaq afër Shqipërisë, por krejtësisht ndryshe nga çdo gjë tjetër që keni parë. Si madhështia e natyrës, ashtu edhe ndikimi njerëzor bëjnë që një udhëtim në Meteora të jetë një eksperiencë unike.

 

NJIHUNI ME HISTORINË DHE FAKTE INTERESANTE MBI METEORËN
Që nga kohët e hershmë, shkëmbinjtë në Meteora kishin reputacionin si një vend perfekt ku njerëzit mund të gjenin paqe dhe harmoni. Sot, Meteora është atraksioni arkeologjik më i madh në Greqi dhe mbrohet nga UNESCO që nga viti 1989. Gjithashtu, njihet zyrtarisht si një vend i shenjtë në Greqi që nga viti 1995.

Megjithatë, ajo çka tërheq më së shumti vizitorët janë pamjet e pabesueshme me formacionet gjigande të shkëmbinjëve. Në majë të këtyre shkëmbinjëve gjenden manastiret e famshme të Meteorës, që datojnë që nga periudha Bizantine. Në ditët e sotme vetëm 6 prej tyre vazhdojnë të funksionojnë.

Një tjetër fakt mjaft interesant që ka shtuar famën e këtij destinacioni është se më 1981, në Meteora u xhirua një prej skenave më të famshme të filmit James Bond. Më vonë, pamjet e shkëmbinjve u kthyen në inspirim për disa prej skenave të serialit me famë botërore Game of Thrones.

VENDI IDEAL PËR AVENTURIERËT
Meteora mund të konsiderohet edhe si një nga destinacionet ideale për aventurierët dhe ata që adhurojnë aktivitetet në natyrë. Hiking është një nga aktivitetet që zhvillohet më së shumti dhe mënyra më e mirë për të shijuar vërtet magjinë e këtij vendi. Për ata që kërkojnë pak më shumë adrenalinë një opsion tjetër është edhe ngjitja e shkëmbinjëve me guida profesioniste.

Me pak fjalë një udhëtim në Meteora ofron mundësi argëtimi për çdo lloj turisti dhe çdo lloj moshe. Mos e humbisni këtë eksperiencë fantastike!