Udhërrëfyesi digjital për Kosovën – ju bën një turist të pavarur
March 29, 2021 || views
Platforma digjitale www.kosovopass.com jo vetëm lidh vizitorët me produktet dhe përvojat turistike në Kosovë, por mundëson edhe planifikimin e aktiviteteve të ndryshme dhe blerjen online të biletave për pushime të arranzhuara sipas dëshirës dhe kohës në dispozicion.
Jeni në kërkim të një shkëputjeje për fundjavë me shoqërinë apo doni të planifikoni pushime më të gjata me familjen, por jo shumë larg Shqipërisë? Kosova është një ndër destinacionet më pak të eksploruara, por që ofron përvoja të jashtëzakonshme dhe të larmishme.
Viteve të fundit, oferta turistike e Kosovës ka marrë formën e saj të veçantë, si një destinacion i Via-Ferratave (në Kosovë ka shtatë të tilla), i turizmit të aventurës (në Grykën e Rugovës është Zipline 640 metra i gjatëm, një ndër dhjetë të tillët më botë), i trashëgimisë historike dhe kulturore (Parku Arkeologjik i Ulpianës, Manastiri i Deçanit, Kalaja e Novobërdës etj), i jetës së natës (Prishtina ka atmosferë unike në Ballkan) dhe i shijeve të kuzhinës tradicionale (keni dëgjuar për krelanë me duqa?).
Për të gjitha moshat dhe dëshirat ka ofertë të pasur. Për të arranzhuar një vizitë plot aktivitete, ku çdo çast shfrytëzohet për të shijuar më të mirat e destinacionit, vjen në ndihmë udhërrëfyesi digjital për Kosovën: platforma www.kosovapass.com
Platforma Kosovopass mundëson organizimin e çfarëdo aktiviteti. Kur vizitorët hyjnë në këtë faqe online, do të gjejnëaty të gjitha informatat që kërkojnë, qoftë për turizëm të aventurës, çfarë aktivitetesh mund të bëjnë me fëmijët, ku të mësojnë të përgatisin flinë tradicionale dhe të shijojnë produktet vendore.
Kjo platformëështë krijuar nga Ardall Celina, një i ri i pasionuar pas aktiviteteve në natyrë që njëkohësisht ofron për turistët dhe vizitorët përvojën e paharrueshme të paragliding.
“Për turistët dhe për vetë banorët e Kosovës ka patur mungesë të një faqeje me informacione se çfarë mund të bëjnë në Kosovë” thotë Ardalli, i cili u nis nga përvoja e tij personale për ta zhvilluar këtë platformë. “Me shoqëri ose familje kërkonim të planifikonim aktivitete në natyrë, por nuk mund të gjenim informata të mjaftueshme për çmimet, arranzhimet apo mundësitë e eksplorimit në Kosovë” vazhdon ai.
“Për shembull, edhe vetë kur kemi dashur të bëjmë aktivitet nuk kemi ditur ku të shkojmë apo çfarë ndodh dhe na është dashur të pyesim shoqërinë. Kështu lindi ideja ta bëjmë një platformë ku t’i prezantojmë këto aktivitete. Me pas, i shtuan edhe sistemin e rezervimit dhe vlerësimit për të rritur kredibilitetin e ofertave që janë aty. Platforma është e ndarë në dy pjesë kryesore: aventurat në natyrë dhe eksperiencat” tregon Ardalli.
Përveç se shërben si një faqe ku mund të gjesh informata për aktivitete turistike në Kosovë, platforma mundëson edhe rezervimin e këtyre aktiviteteve përmes sistemit të pajisjes me biletë digjitale. Mënyra e pagesës është shumë praktike. Pra, pa u nisur ende për në Kosovë, vizitorët mund ta kenë të arranzhuar çdo minutë të qëndrimit të tyre atje.
Platforma Kosovapass u krijua në një kohë të vështirë për turizmin në mbarë botën, në vitin 2020 dhe përveç ofrimit të informatave të freskuara dhe praktike për vizitorët, u shndërrua në një dritare mundësie për operatorët turistikë, të cilët u përballën me sfidën më të madhe për ekzistencën e tyre në treg.
Në këtë platformë, secili biznes që bëhet pjesë e saj e ka profilin e vet që mund ta freskojë me të dhëna sa herë të jetë e nevojshme. Ajo u mundëson operatorëve turistikë të blejnë dhe shesin produkte turistike online, si dhe u siguron atyre të gjitha mjetet e nevojshme për t’i menaxhuar ato produkte.
“Synimi ynë fillestar ishte të plotësonim një zbrazëti informatash dhe mundësish arranzhimi në tregun e Kosovës duke i lidhur operatorët turistikë me blerësit, aq më tepër që deri pak para pandemisë turizmi i aventurës dhe i natyrës në Kosovë pati një rritje të hovshme” tregon Ardalli. Ai dhe ekipi i tij vazhdimisht i shtojnë funksionalitete të reja platformës për t’i avancuar edhe më tej shërbimet.
“Pushime të mirëinformuara dhe të planifikuara sipas dëshirës, kjo është motoja” thotë ai.
Ky projekt është zhvilluar me mbështetje të: