Turizmit të aventurës në Pejë i shtohet edhe një produkti i ri – Balonat me ajër të ngrohtë
October 20, 2020 || views
Para pak kohësh në Pejë, prani të shumë qytetarëve është bërë përurimi i produktit më të ri turistik për fluturim me “Balona me Ajër”. Ky është një atraksion i cili mundëson për të gjithë të vizitorët, një përjetim me shumë adrenalinë përgjatë 45 minutave fluturim me shpejtësi prej 5 deri në 30 km/h varësisht nga erërat, duke arritur në lartësi mbidetare mbi 800 m, nga ku mund të përjetojnë pamjet atraktive të qytetit të Pejës, lumenjtë Lumbardhi dhe Drini i Bardhë, ujvarën madhështore të Drinit të Bardhë, liqenin e Radoniqit si dhe pamjet panoramike të parkut nacional Bjeshkët e Nemuna.
Balona me Ajër është produkt i turizmit të aventurës i cili do të jetë në dispozicion për të gjithë turistët të cilët duan ta përjetojn Pejën nga ajri. Ky atraksion do të jetë aktiv gjatë gjithë vitit dhe do të operojë me orar dy herë në ditë. Andaj nëse jeni në Kosovë ktheni rrugën për në qytetin e Pejës dhe përjetoni aventurën e balonës me ajër.
Ju fton zyrtarisht Zyra e Promocionit të Turizmit Pejë!