Troja Distillery – Albanian spirits, Illyrian soul
December 3, 2024 || views
Mirësevini në Rahovec të Dardanisë!
Po të bisedosh për verën apo pijet alkoolike dhe Kosovën në të njëjtën kohë, me siguri fjala e parë që të vjen në mendje është Rahoveci. Thuhet se egzistojnë fakte historike që në Teqen e Madhe të qytetit të Rahovecit, në stemën e vjetër katërmijëjeçare, pra dymijë vjet para Krishtit, janë të shënuar emra ilirë dhe është e gdhendur hardhia e rrushit. Të gjithë ne e dimë që kultura e verës dhe ajo e drithit kanë qenë dy prej zejeve më të përdorura nga ilirët, paraardhësit tanë.
Ndaj edhe kur bisedon më Dritan Kërqagun, nuk mund të mos dalësh në argumentin e historisë, të trashëgimisë së largët të stërgjyshërve tanë dhe për temë kryesore diskutimi të kesh pikërisht pijet alkoolike dhe verën. Sepse Dritani, është pinjoll i një familjeje që e kultivon vreshtin prej shekujsh.
400 vjet histori dhe Troja
Familja Kërqagu është nga ato familje të vjetra dardane, që i ka dhënë Rahovecit emrin e famshëm që ka sot si kultivues i vreshtarisë, verërave dhe pijeve alokoolike. Tradita e tyre është më shumë se 400-vjeçare, edhe pse për arsye që kuptohen, nuk ka mundur të shtrihet në mënyrë lineare. Sot që bisedojmë me Dritanin, përveç krenarisë së ligjshme që dallohet lehtë në fjalët e tij kur flet për të parët, dallojmë edhe një lumturi të madhe sepse më në fund, tradita në familje është rikthyer, duke kultivuar vreshtin dhe rihapur “bodrumin” e familjes. Dhe jo thjesht si një kantinë e zakonshme që kultivon rrush e bën verë por si një distileri e vërtetë, me një emër të lavdishëm që vjen po nga lashtësia: TROJA.
Po pse Troja?
Sepse thotë Dritani, Troja është qytetërimi pellazgo-ilir, është historia që nuk duhet harruar kurrë dhe nuk duhet lejuar që dikush të na e përvetësojë. Sepse Troja jemi vetë ne … dhe sa më shumë t`i përdorim emrat tanë të vjetër, aq më shumë do ta kujtojmë historinë dhe rrënjët tona
Prej vitit 2009, familja iu rikthye vreshtit por jo vetëm atij, sepse distileria kultivon gjithçka që mund të prodhojë alkool, me një sistem modern por me metodat e vjetra përpunuese, për të ruajtur shijen dhe autenticitetin e çdo produkti. Personalisht pohon Dritani, e ka filluar punën si 13-vjeçar në bodrumin familjar bash me prindërit e tij, duke ruajtur e rizgjuar në shpirt traditën 400-vjeçare në kultivimin e rushit dhe prodhimin e pijeve alkoolike
Emra të shquar përmbi etiketa
Vërnjak “Lek Dukagjini”, “Papa Albani”, “At Gjergj Fishta”, “Autochthonous”, Fan Noli, “Mbretëresha Teuta”…. Si ju lindi ideja t`u vini pijeve emra kryesisht heronjsh ose figurash te shquara?
Une jam rritur në frymën patriotike Balliste prandaj si i tillë mua më knaq shpirtin gjithçka që është shqiptare, gjithçka që është ilire e asgjë tjetër, do të jem një luftëtar i denjë i shqiptarisë gjatë të gjithë jetës sime dhe si i tillë do ta kultivoj kulturën, patriotizmin dhe intelektin shqiptar, duke i ringjallur emrat e figurave të këtij kombi të ndritur dhe të kësaj gjuhe hyjnore. E ku më mirë sesa përmes produkteve të përdtishme që të gjithë mbajmë nëpër shtëpi e tavolina, mund të kujtojmë të parët tanë? E si mund t`i përmendim ata më shpesh, përveçse duke i patur para syve e në tryezën e përbashkët?
Ndoshta dikujt mund t`i duket e çuditshme që të flasësh për patriotizëm duke prodhuar pije alkooolike por unë mendoj se secili e jep kontributin në mënyrën e vet.
Troja po rritet sepse Diaspora e dashuron
Kapaciteti i Troja Distillery thotë Dritani, nuk është edhe aq i madh por është e sigurt që do rritet, pasi që çdo ditë shtohen kërkesat e tregut për produktet, natyrisht të shtyrë nga emrat e bukur por edhe prej cilësisë shumë të mirë. Ne jo vetëm që nuk e “negociojmë” cilësinë por kemi punuar fort për të krijuar markën tonë autentike. Madje edhe llojin e pijes nuk e quajmë me emrat klasikë që i quan bota, si “konjak: apo “brandy”. Pija jonë është “vërnjak”.
Për momentin jemi te koncentruar në disa marka të pijeve alkoolike si Vërnjak “Lek Dukagjini”, “Papa Albani”, “At Gjergj Fishta”, “Autochthonous” dhe “Fan Noli”, poashtu kemi edhe tri lloje të rakisë së dëllinjës që bota i thotë “Gin” e në këtë rast ne e kemi bërë një kompromis të vogël tregtar, për ta pranuar si fjalë, pasiqë “raki dëllinje” është shumë e gjatë për t`u vënë në etiketë, nëse është e shoqëruar me një emër.
Kështu kemi Albanian GIN, Aladin Gin dhe Troja Gin. Gjithashtu distilojmë edhe raki të frutave të kultivura kryesisht në Kosove, si Rakija e Ftonit, e Dardhës, e Rrushit, Rakija e Kumbullës Rakija e Arrës e cila është edhe kryevepra jonë. Ndërsa sa i përket verës, kemi dy lloje të verës së kuqe, të cilat janë premium nga cilësia, si vera Vranac dhe vera Cabërnet.
Është kënaqësi të dëgjosh se sa me pasion flet Dritani për këto produkte me emra kaq të bukur, a thua se bëhet fjalë për vepra arti. Në fakt, po të shikosh konfeksionet e këtyre pijeve, ato janë vërtet vepra arti dhe mund të themi se përveç cilësisë së shkëlqyer të pijes, ndjesinë e të cilave ti e merr që nga mënyra e përshkrimit, edhe forma e shisheve me të cilën serviren, është jo më pak e rëndësishme, duke i kthyer ato në dhurata të përsosura për çdo person që vlerëson autenticitetin ose trashëgiminë e një vendi të caktuar. Dhe duhet thënë se Troja Distillery i bën vërtet nder Rahovecit në lartësimin e emrit, po aq sa Rahoveci i bën nder Trojës në lartësimin e emrit të saj.
Produkti ynë, thotë Dritani jo pa krenari, ka shkuar në të pesë kontinentet, falë Mërgatës shqiptare, që i blen dhe i marrin me vete në vendet ku jetojnë ata mbarë botës. Mërgata është ambasadori ynë më i vlefshëm, sepse është edhe distributor ynë më i mirë.
Duke kuptuar që produktet “Troja” janë vërtet të një niveli në kufijtë e superiores, e kuptojmë shumë mirë Dritanin, që e ka të vështirë të veçojë ndonjërën prej tyre, kur e pyesim se cilat janë markat më të veçanta që ka distileria.
Pijet tona janë unike, si në shije, ashtu edhe në formë dhe është e vështirë t`i veçosh. Ky ka qenë edhe qëllimi ynë, që të prodhojmë një produkt që të mos i ngjajë asgjëje, as produktit që prodhojmë vetë. Mirëpo sipas shijes time, me pak luhatje zemre do të veçoja VËRNJAKUN (konjakun) “Lek Dukagjini” , pijen “Albanian Gin Premium”, Rakinë e Arrës dhe Vërnjakun ‘Mbretëresha Teutë”, si hyrja më e re në Distilerinë “Troja”
Rahovec, Dardani
044 203 997; 049 203 997; 048 203 997;
www.trojadistillery.com
Socials: Troja Distillery