Tripadvisor: Saranda e dyta në destinacionet turistike të 2020-ës

May 1, 2020 || views

Nga Arian Jorgaqi 

TIRANË, 30 prill /ATSH/ – Faqja e njohur e udhëtimeve turistike “TripAdvisor” ka nxjerrë listën me 25 destinacionet më të mira në botë, që i sugjeron për t’u vizituar këtë vit. Në renditjen e saj, qyteti i Sarandës renditet në vendin e dytë, ndër desntinacionet e reja që duhet vizituar gjatë vitit 2020, sipas https://tripadvisor.mediaroom.com/.

Vlerësimi bëhet sipas destinacioneve që panë rritjen më të madhe të vlerësimeve pozitive dhe sipas kërkesës së turistëve.

25 destinacionet më të reja në botë sipas “TripAdvisor” janë si më poshtë:

  1. Kaliningrad, Rusi
  2. Sarandë, Shqipëri
  3. Bejrut, Liban
  4. Luxor, Egjipt
  5. Naoussa, Greqi
  6. Ishulli Rugen, Gjermani
  7. Ishulli Phu Quoc, Vietnam
  8. Monopoli, Itali
  9. La Paz, Meksikë
  10. Curaçao, Karaibe
  11. Ile d’Oleron, Francë
  12. Guayaquil, Ekuador
  13. Tulsa, Okla., SHBA
  14. Ipswich, BM
  15. Franschhoek, Afrika e Jugut
  16. Tangier, Marok
  17. Takamatsu, Japoni
  18. Cala d’Or, Spanjë
  19. Petropolis, Brazil
  20. Antwerp, Belgjikë
  21. Mirissa, Sri Lanka
  22. Alvor, Portugali
  23. Winnipeg, Kanada
  24. Darvini, Australi
  25. Agra, Indi./ a.jor.