Trip101: Sa shumë gjëra për të bërë në Tiranë!

October 28, 2019 || views

Nga Sara Draçi 

Keni vendosur se ku do t’i kaloni pushimet e ardhshme? Konsideroni të vizitoni Shqipërinë dhe të bëni një ndalesë disa ditore në Tiranë, shkruan faqja e njohur e udhëtimeve turistike trip101.com.

Ky qytet është tepër i bukur dhe shumëngjyrësh, falë ndërtesave të shumta që shfaqin stile të arkitekturës osmane, fashiste dhe sovjetike. Ka një sërë aktivitetesh interesante. Në Tiranë mund të gjeni gjithçka duke nisur nga peizazhet natyrore, kështjellat dhe qendrat e argëtimit tepër moderne deri te restorantet e nivelit të lartë.

Vizitë në Xhaminë e Tabakëve
E ndodhur në afërsi të urës së Tabakëve, xhamia historike e Tabakëve është ndër më të bukurat e Tiranës që duhen vizituar. E ndërtuar në shekullin XVII, xhamia me arkitekturë osmane u dëmtua nga vetëtima, por është restauruar dhe sot qëndron me elegancë. Minaret e holla dhe ngjyra e bardhë e dallueshme e xhamisë e bëjnë atë të dallueshme që nga larg.

Foto para instalacionit I LOVE TIRANA
Sapo të shkelni në Tiranë do çuditeni sesa shpejt do të dashuroheni me të. Për të treguar dashurinë për qytetin, duhet të bëni foto të shumta para instalacionit I Love Tirana, që gjendet në parkun Rinia, një park publik pranë shatërvanit të Tajvanit. Në fakt, në qytet ka shumë vizatime që lexojnë I Love Tirana, por asnjëri nuk është kaq i njohur sa instalacioni tek parku Rinia. Pas fotografive, ju rekomandojmë të bëni një shëtitje qetësuese rreth parkut dhe të shijoni peizazhin e gjelbër. Parku Rinia është ndërtuar në vitin 1950, kohë kur Shqipëria ishte ende nën sundimin komunist.

Vizitë në muzeun Mezuraj
Kur vizioni një vend të ri është e detyrueshme të mësoni pak kulturë, histori ose art mbi atë qytet. Kjo është arsyeja pse duhet të vizitoni muzeun Mezuraj, për të admiruar një koleksion të veprave artistike shqiptare që do t’iu lërë përshtypje shumë të mira. Muzeu krenohet me një koleksion mbresëlënës të pikturave, skulpturave dhe objekteve arkeologjike shqiptare. Shumë nga veprat e artit që ekspozohen në muze janë të një skulptori të njohur shqiptar të quajtur, Adnan Bushati. Muzeu përmban gjithashtu një koleksion të madh të objekteve që dikur i përkisnin familjes Mezuraj.

Shijoni ajrin e pastër në sheshin ”Skënderbej”
Sheshi ”Skënderbej” është ndër vendet më të populluara në Tiranë sepse është sheshi kryesor dhe ndodhet në zemër të qytetit. Sa herë që qytetarët kanë kohë të lirë, u pëlqen shumë ta kalojnë në shesh dhe aty do të ndjeni ajrin e pastër dhe atmosferën e ndezur të Tiranës. Ky shesh u projektua nga tre arkitektë italianë dhe rezultoi në një formë rrethore. Aty gjenden gjithashtu shumë institucione dhe monumente të rëndësishme. Teksa bëni një shëtitje në sheshin ”Skënderbej”, do të dalloni statujën e Skënderbeut e mes të tjerash dhe Pallatin e Kulturës.

Mësoni historinë në Muzeun Historik Kombëtar
Nëse jeni të interesuar të mësoni më tepër për historinë e Tiranës, Muzeu Historik Kombëtar është vendi i duhur. I hapur për publikun për herë të parë në vitin 1981, ky muze është më i madhi në Shqipëri. Aty mund të gjeni shumë thesare arkeologjike, mozaikë dhe statuja që e kanë origjinën që nga periudha greke dhe romake. Vepra më e spikatur e muzeut është kopjimi i shpatës së madhe të Skënderbeut.

Tirana Albania: This national symbol was erected in 1985 by the daughter of the former communist dictator Enver Hoxha, with intentions of building a museum honoring the life of her father. Today the building awaits renovation and a new function. A rainbow can be seen emerging from right behind the pyramid after a brief rain storm. Photo processed for high dynamic range.

Ndalesë në Piramidën e Tiranës
Piramida e Tiranës ndoshta nuk është një nga pikat më tërheqëse të qytetit, por është e domosdoshme të bëni një ndalesë pranë saj sepse në të kaluarën monumenti ka pasur rëndësi të madhe. Piramida është ndërtuar për të nderuar ish-diktatorin shqiptar, Enver Hoxha, i cili besonte në ideologjinë Staliniste. Dikur ishte muzeu i Enver Hoxhës, por më vonë u shndërrua në një qendër kongresesh dhe aty përreth, mund të shihni shumë njerëz të pastrehë që banojnë në tenda. Muret e bardha prej mermeri të piramidës kanë filluar të prishen. Megjithatë, nuk është ende e qartë se çfarë do të bëhet me piramidën, nëse do të restaurohet apo shkatërrohet. Mbi muret e saj mund të dalloni mbishkrime të ndryshme.

Tirana, Albania : Three men walk on the Tanners’ Bridge, an 18th-century Ottoman stone footbridge at the center of Tirana.

Vizitë në Urën e Tabakëve
Një tjetër shembull i periudhës osmane është Ura e Tabakëve. Nuk kanë mbetur shumë ndërtesa të periudhës osmane në Tiranë, kështu që sigurohuni të kaloni mbi këtë urë të bukur, me gurë. E ndërtuar në shekullin XVIII, ura ka qenë pjesë e rrugës së Shën Gjergjit, një rrugë e rëndësishme nëpërmjet së cilës prodhimet dhe bagëtitë hynin në qytetin e Tiranës. Duhet të bëni kujdes kur ecni mbi urë pasi sipërfaqja është e rrëshqitshme.

Vizitë në xhaminë e mrekullueshme të Et’hem Beut
Një tjetër xhami e bukur është ajo e Et’hem Beut që ndodhet në sheshin ”Skënderbej”. Xhamia u ndërtua në fillim të viteve 1970, por u ndalua për popullin kur vendi qeverisej nga komunizmi. Ajo u bë sërish funksionale në vitin 1991, kur rreth 10 000 myslimanë vendosën të merrnin pjesë në xhami. Kjo periudhë u konsiderua si rilindje e lirisë fetare në vend. Jeni të mirëpritur të luteni në xhami ose thjesht të admironi arkitekturën dhe motivet e saj.

Tirana, Albania – September 6, 2013: Two women ride in a car on the “Dajti Ekspres”, heading back down to the city of Tirana, Albania. The Dajti Ekspres is 4670 meters in length, has an elevation gain of 812 meters, and has an average slope of 19%.

Xhiro me teleferik në malin e Dajtit
Mali i Dajtit, 1 613 metra mbi nivelin e detit, është mali në të cilin mund të ngjiteni pa vështirësi dhe ndër parqet kombëtarë më të bukur të vendit. Nuk ka nevojë të vizitoni parqet e tjerë kombëtarë në Shqipëri, por nuk mund të mos vizitoni malin e Dajtit. Për të shkuar në majë të malit, mund të përdorni teleferikun, që do j’u ofrojë pamje piktoreske për 15 minuta. Përveç shijimit të pamjeve, duhet të drekoni në restorant dhe të porosisni qengjin e pjekur. Do j’u ngopë dhe sigurojë energji të mjaftueshme për aventurat e radhës gjatë ditës.

Vizitë në kalanë e Petrelës
E shtrirë në një kodër që ofron pamje nga i gjithë qyteti, Kalaja e Petrelës është një tjetër pikë tërheqëse që duhet vizituar. Mjafton të ngjiteni vetëm 400 metra dhe do të mrekulloheni nga kështjella e bukur e shekullit të XV-të. Gjithashtu aty mund të vizitoni dhe një kullë të shekullit të V-të si dhe të shijoni kuzhinën tradicionale në restorantet pranë kështjellës.

D03FNN Dusk view of Tirana, the capital of Albania. In the foreground is Rinia Park.

Argëtim në zonën e Bllokut
Për të shijuar argëtimin më të mirë në Tiranë, duhet të vizitoni zonën e Bllokut, një zonë me atmosferën më të gjallë në qytet. Atje mund të vizitoni shumë dyqane të vogla, restorante, klube, bare dhe kafene.

Vizitë në sheshin ”Nënë Tereza”
Sheshi ”Nënë Tereza”, është i dyti më i madh në Tiranë dhe duhet ta vizitoni patjetër. Është emërtuar kështu në nder të murgeshës katolike, Nënë Tereza. Dikur, në pjesën lindore të sheshit gjendej një statujë e saj, por ditët e sotme është hequr. Sot sheshi përdoret për aktivitete të hapura si dhe për shfaqje e performanca të drejtpërdrejta.

Relaksohuni në Kopshtin Botanik
Lule shumëngjyrëshe dhe pemë të gjelbëruara janë çfarë ju duhet për të rikuperuar energjitë dhe qetësuar mendjen dhe shpirtin. Vizitoni kopshtin Botanik të Tiranës që gjendet brenda universitetit të Tiranës. Zbuloni thesarin botanik përmes një koleksioni të përbërë nga më shumë se 2 000 lloje bimësh ekzotike shqiptare.

Shijoni aktivitetet çlodhëse në liqenin artificial të Farkës
Ngisni makinën në juglindje të qytetit të Tiranës dhe liqeni i Farkës do ju tërheqë vëmendjen. Pavarësisht se është liqen artificial, është po aq i bukur sa një natyral dhe vizitohet nga shumë qytetarë. Ky liqen nuk ofron vetëm pamje piktoreske por edhe aktivitete çlodhëse si vozitje.

Ten years old lion Boby lies in a cage of Tirana’s zoo on May 7, 2019 before its transfer along with two other lions to the Felida Big Cat Center in Netherlands by animal welfare association Four Paws. – The three lions, rescued by Four Paws last October from a zoo where they were kept in deplorable conditions and provisionally welcomed in Tirana, were transported to the Netherlands where they will be placed in an establishment imitating their natural habitat. (Photo by Gent SHKULLAKU / AFP) (Photo credit should read GENT SHKULLAKU/AFP/Getty Images)

Vizitoni kafshët në kopshtin zoologjik
I pozicionuar në pjesën jugore të Tiranës, jo larg nga kopshti Botanik, ndodhet kopshti zoologjik. Këtu është vendi ku mund të shihni varietete kafshësh nga bota. Përgatituni të shihni pata, luanë, ujq e shumë kafshë të tjera.

People visit the House of Leaves museum that used to house to Albania’s communist-era secret service Sigurimi in Tirana on June 22, 2017.
The facility now has been transformed into a museum of secret surveillance, offering insight into a dark period of Albanian history. / AFP PHOTO / Gent SHKULLAKU (Photo credit should read GENT SHKULLAKU/AFP/Getty Images)

Mësoni sekrete nga muzeu “Shtëpia e Gjetheve”
Krahasuar me muzetë e tjerë në Tiranë, “Shtëpia e Gjetheve” është muze relativisht i ri. Ndoshta është muzeu më intrigues sepse aty do të mësoni shumë të fshehta. Mund të trembeni kur të zbuloni mënyrat e marrjes në pyetje dhe mbikëqyrjes të përdorura gjatë regjimit komunist. Disa shfaqje konsiderohen tepër të dhunshme, ndaj nuk janë të përshtatshme për tu parë nga fëmijët.

The National Arts Gallery of Albania has a fund of over 4,000 works of art by Albanian and foreign authors, spanning seven centuries of Albanian cultural heritage. National Gallery of Art is a state institution under the Ministry of Tourism, Culture, Youth and Sports.

Vizitoni Muzeun Kombëtar të Arteve të Bukura
Qetësohuni për pak dhe përfshihuni në art duke vizituar Muzeun Kombëtar të Arteve të Bukura. Ky muze është i njohur për koleksionin me piktura shqiptare që variojnë nga shekulli XIX-të deri në ditët e sotme. Mund të mësoni më shumë mbi jetën shqiptare si dhe pikëpamjen politike në vend. Përveç ekspozitave të përhershme, muzeu gjithashtu organizon dhe ekspozita të lëvizshme.

Zbuloni historinë e monedhës shqiptare në Muzeun e Bankës së Shqipërisë
Muzeu i Bankës së Shqipërisë, i njohur ndryshe si Muzeu i Parave, është i vetmi në Shqipëri që ju ofron të kuptoni historinë e monedhës shqiptare. Gjithashtu mund të vëreni ndryshimet e kartëmonedhave nga antikiteti deri në kohët moderne. Nëpërmjet këtij vëzhgimi mund të kuptoni më tepër mbi historinë monetare të Shqipërisë.

Nuk mund të mohoni hijeshinë e Tiranës pas leximit të çdo pike turistike të sipërpërmendur. Para se të udhëtoni për në Tiranë, sigurohuni të keni planifikuar me kujdes itinerarin tuaj që të mos humbisni asnjë nga vendet e listuara më lart. Vetëm duke bërë aktivitetet me të rëndësishme, mund të kaloni kohën më të bukur në Tiranë./ /sara/ a.jor.

Burimi: www.ata.gov.al