Thuajse të gjithë në Ballkan i urrejnë shqiptarët

August 6, 2019 || views

Gjatë të gjitha udhëtimeve të mia nuk munda të gjeja ndonjë që mund të thoshte diçka të mirë për shqiptarët. Njerëzit më thanë të mos shkoj në Shqipëri. Ndër fyerjet që njerëzit rreshtonin për shqiptarët janë që ata:

  • Vjedhin
  • Kutërbojnë
  • Janë të pisët
  • Kanë 8-12 fëmijë për familje
  • Të gjithë duken njësoj dhe janë të shëmtuar si pasojë e origjinës
  • Të gjithë mbajnë një kësulë të bardhë të çuditshme (burrat)
  • Janë të gjithë muslimanë
  • Flasin vetëm shqip
  • Të gjithë ndjekin një libër të ashtuquajtur Kanun, që mbështet një kod mesjetar
  •  Vrasin ose lëndojnë pa ndonje shkak madhor

E kjo ishte sa për fillim. Pas një birre, ata i linin fyerjet të fluturoin pa të keq.

Le të themi se këta shqiptarët s’kanë shanse për të fituar ndonjë garë popullariteti.

Dhe nuk ishin vetëm serbët që i bënin këto sharje. Pothuajse çdo europian konfirmoi opinionin e tij të ulët për shqiptarët. Gjithësesi, fqinjët më të afërt të Shqipërisë ( Serbia, Mali i Zi, Greqia dhe Maqedonia) ngritën sharjet më të rënda. Është e vështirë të gjesh europianë që të bien dakord për diçka, por ata bien dakord që shqiptarët janë më pak të dëshirueshëm sesa Silvio Berluskoni.

Çka është më e rëndësishme është se shumica e atyre që shpërndajnë deklarata të tilla fyese nuk i cilësuan duke thënë se “disa shqiptarë janë kështu” ose “shumica janë ashtu”. Jo.

Kur i pyeta se sa dominuese ishin këto sjellje, ata theksuan se të gjithë shqiptarët janë kështu. Ishte pothuajse e pamundur të bindje ndonjërin se një apo dy persona në këtë komb prej 3 milionësh mund të ishin ndryshe.

Uau! Duhet t’i takoja. Nuk ndodh përditë që të takosh një komb idiotësh. Përveç Francës, sigurisht.

Thuajse të gjithë në Ballkan i urrejnë shqiptarët

Njerëzit më thanë se është e lehtë të pikasësh një shqiptar nga struktura e tyre dalluese e fytyrës. Dhe të gjithe burrat ishin me kësula te bardha. Pra unë isha në kërkim.

U ula ngjitur me 2 murgesha në një minibus. Një murgeshë shqiptare muhabetit më mësoi gjuhën e saj. Tepër për sterotipin e parë se janë të gjithë muslimanë.

Asnjë nga burrat në autobus nuk mbante kësulë të bardhë. “Ndoshta nuk janë shqiptarë”, mendova. Por serbët nuk është se po dynden për të vizituar Shqipërinë. Kështu që s’jam i sigurt çfarë tjetër mund të jenë.

Ndaluam në Shkodër, Shqipëri. Krenare mbi qytet shtrihet kalaja impresionuese e Rozafës, ndërtuar nga ilirët.

Çfarëdo gjëje që bëja e irritonte shoferin nopran të autobusit, por kur thashë “fala nderit”(faleminderit) ai shpërtheu në një buzëqeshje vesh më vesh. Ai më ndihmoi të gjeja furgonin e radhës për në Tiranë, kryeqyteti i Shqipërisë.

Isha duke hipur kur shoh një burrë të vjetër me një qeleshe të bardhë. Kisha parë qindra njerëz në Shqipëri dhe më në fund gjeta një njeri me kësulë të bardhë. Doja të vrapoja drejt tij, ta puthja, dhe t’i merrja një autograf, por më duhej të ikja.

Shoferi im i radhës kishte sy blu depërtues dhe flokë bjonde në nuance rëre. Kur furgoni u mbush, ai ndezi radion dhe filloi të kërkonte…. muzikë arabe?

I rikujtova me të shpejtë vetes se edhe njerëzit me sy blu mund të jenë muslimanë. Por pastaj pashë një kryq të krishterë që varej tek pasqyra e tij e përparme.

Përballja e këtyre të dhënave më habiti. “Mirë se erdhe në Shqipëri”, mendova.

Duke hyrë në Shqipëri

Furgoni na la diku afër Sheshit Skënderbej, që është zemra e Tiranës. Është e lehtë të imagjinosh si ka qenë ky shesh 20 vjet më parë pa asnjë makinë. Qyteti akoma s’e ka marrë mundimin të vijezojë korsitë e makinave në rrugën e gjerë që rrethon statujën e bronztë të Skënderbeut, heroit kombëtar të Shqipërisë. Pa kryqëzime ose korsi te vijëzuara, sheshi është një çorbë autobuzësh, makinash dhe njerëzish që në një farë mënyre funksionon.

Qeveria ateiste komuniste i quante xhamitë si kërcënim, por sidoqoftë e ruajti xhaminë e Et’hem Beut, sepse ishte shumë e hijshme. Muslimani tek dera në mënyrë të sjellshme më la të hyja brenda (pasi hoqa këpucët) dhe qetësisht më shpjegoi domethënien e pjesës së brendshme pikturuar bukur. Atje brenda ishin disa burra me kësula të bardha, por nga qindra mijëra njerëz që vinin rrotull në Tiranë, rrallë pashë nga ata me kësulë të bardhë.

Ku po fshihen gjithë këta njerëzit me kësula të bardha?

Shqiptarët socialë

Shqiptarët jane socialë në mënyrë të pabesueshme. Të dielave në darkë familjet dalin shëtije në rrugë dhe parqe së bashku. Pavarësisht sa keq e flisnin anglishten, ata donin të komunikonin me mua. Për shembull, u ula në një stol për të pushuar pak dhe katër femra (dy nëna dhe vajzat e tyre adoleshente) filluan të flisnin me mua pasi u bëra disa pyetje të thjeshta. Nëna dinte ndoshta 20 fjalë anglisht, por ajo gëzueshëm u përpoq të komunikonte me mua për pothuajse 30 minuta. Ajo qeshte shpesh dhe dukej qartë që u kënaq nga komunikimi. Ishte e vështirë të gjeje dikë që nuk qeshte shpejt dhe angazhohej në “tallje” miqësore.

Kur po largohesha nga Tirana, mbasdite më bëri përshtypje që 90% e njerëzve në rrugë ishin meshkuj. Me sa duket kjo është pasojë e traditës muslimane që të siguroheshin se femrat rrinin në shtëpi. Megjithatë, vajzat rreth moshës 20-vjeçare dilnin natën dhe thuajse asnjëherë nuk pashë femra të mbuuara.

Paradokset

Gjithsesi ky vend mbetet i panjohur sa duhet. Merrni në konsideratë stereotipet dhe çfarë gjeta unë:

Zakonisht stereotipet kanë pak të vërtetë në vetvete. Sidoqoftë, gjatë udhëtimit nëpër Europën Lindore, në kemi gjetur disa përjashtime. Shqipëria është rasti më ekstrem i të qenit të shkëputur nga stereotipi i tyre. Konsideroni stereotipet përkundrejt asaj çfarë gjeta unë.

Ballkanasit më thanë se ata:

  • Vjedhin: Megjithatë asnjë nuk u përpoq të më vidhte mua. I lashë bagazhet e mia në hotel, në pjesen e mbrapme të furgonave, dhe në një kazino. Asgjë nuk humbi ndonjëherë.
  • Kutërbojne: Megjithatë ata pa dyshim nuk kutërbojne me tepër sesa çdo europian tjetër.
  • Jane të pisët: Të varfërit ishin të pisët, por kjo ndodh kudo që të shkosh; natën shqiptarë modernë dilnin rrugëve.
  • Kanë 8-12 fëmijë për familje: Megjithatë çdo shqiptar me te cilin fola vinte nga një familje me 2 fëmijë. Për më tepër, ata thanë se dhe të tjerët që ata njihnin kishin pothuajse të njëjtën familje. Statistikat e konfirmojnë këtë.
  • Të gjithë duken njësoj dhe janë të shëmtuar si pasojë e origjinës: Pamjet e tyre ishin të ndryshme në mënyrë të pabesueshme dhe kishte tonelata me meshkuj simpatikë dhe femra të bukura. Jo vetëm që ishte e vështirë të gjeje kësulat e bardha, por gjithashtu edhe për të gjetur femra të mbuluara me perçe.
  • Janë të gjithë muslimanë: Që nga 1967 deri në 1990 Shqipëria ishte zyrtarisht shteti i vetëm ateist në botë. Qeveria i ndaloi shërbimet publike fetare dhe i shndërroi shumë kisha në teatro dhe kinema. Sot Shqipëria është shteti musliman më pak serioz mbi tokë.
  • Të gjithë meshkujt mbajnë kësula të badha: Megjithatë vetëm rreth një në 100 burra mbanin një të tillë dhe ata ishin të gjithë të moshuar.
  • Flasin vetëm shqip: Megjthatë shumë flasin italisht dhe një pjesë flasin anglisht. Për më tepër, ka më shumë poliglotë në Shqipëri sesa në pjesën më të madhe të vendeve të Europës Lindore.
  • Ndjekin Kanunin barbar të mesjetës: Megjithatë shqiptarët qeshën kur i pyeta për këtë, duke thënë se vetëm disa zona të thella në veri i kushtojnë rëndësi Kanunit. Shumica s’dinin as të më thoshin ndonjë ligj të Kanunit.
  • Vrasin apo lëndojne pa ndonjë arsye: Megjithatë unë me qëllim u përplasa me njerëzit dhe bëra gjeste të pahijshme në publik por askush nuk më qëlloi.

U zhgënjeva tepër. Mezi prisja të perballesha me shoqërinë e tmerrshme që duhet të ishte Shqipëria. Do të ishte shumë interesante sikur të ishin të vërteta ato që thoshin fqinjët. Unë po shpresoja që të ishin të vërteta, kështu që kërkova të konfirmoja stereotipet, por doli që gjeta të kundërtën. Në fakt, mësova se të gjithë mund të mësojme diçka nga Shqipëria.

Ky paradoks më hutoi. Normalisht të gjithë stereotipet kanë një grimcë të vërtetë në to, por unë po përpiqesha të gjeja ndonjë këtë rast.

Kështu që u largova në një gjendje hutimi. Ku ishin gjithë këta shqiptarët e ndyrë? Mbase janë në Kosovë. Vendosa që pas Maqedonisë të drejtohem nga Kosova për të zgjidhur misterin shqiptar.

Francis Tapon është autori i librit “Europa e fshehur: Çfarë mund të na mësojnë ne europianolindorët.”

Për më shumë vizitoni: https://francistapon.com/