TE STELA SPA, një përkëdhelje miqësore

January 16, 2023 || views

Te Stela SPA është një oaz luksoz me 5 yje që ju ofron kënaqësi dhe qetësi. Te Stela kujdeset për të gjitha nevojat që keni për t’u çlodhur. Nëse keni nevojë për një vend të qetë, një takim me miqtë, një natë romantike ose një festë argëtuese, mos kërkoni më tej, sepse e keni gjetur vendin e përsosur.

 

     

 

Ne ju ftojmë të vini brenda dhe të qetësoni mendjen, të shëroni trupin, të zgjoni shqisat dhe të lartësoni shpirtin. E hapur në 365 ditë të vitit, nga ora 10:00 deri në 23:00, Te Stela SPA, dëshiron të jetë miku juaj shpirtëror dhe fizik.

 

 

Përkëdhelje miqësore

Te Stela Spa ofron: Terapinë Himalajane, Terapinë Kneipp, Sauna, Xhakuzi, Banjo Turke, Dushe Emocionale, Trajtime të veçanta si: trajtime për fytyrën dhe trupin, masazhe, depilime, parukeri, pedikyr dhe manikyr etj.

             

DISA NGA MË TË VEÇANTAT:

Terapia me kripë Himalaja. Te Stela SPA, dhomat dhe shtretërit luksozë me kripë Himalaja janë sa të qeta, aq edhe terapeutike. Gjatë seancës tuaj 25-minutëshe, atmosfera qetësuese do t’ju mbështjellë, ndërsa ajri i kripur do të administrojë shërimin e tij natyral me çdo frymëmarrje të thellë dhe pastruese.

Terapia Kneipp është një koncept i lindur sipas priftit Sebastian Kneipp. Filozofia e pesë shtyllave të Kneipp përmban këto elemente: uji, barishtet, ushtrimet, të ushqyerit dhe menaxhimin e stilit të jetesës.
Terapia Kneipp, në kuptimin e saj klasik, është komplekse dhe trajtimet janë unike dhe të provuara që japin rezultat.

Masazhi i kupave Është një praktikë e lashtë që përdor gota prej qelqi, bambuje, balte ose silikoni për të krijuar thithje terapeutike në lëkurë. Kjo thithje mund të ndihmojë në lehtësimin e dhimbjes dhe inflamacionit, rritjen e qarkullimit të gjakut dhe nxitjen e relaksimit.