Të fluturosh mbi rrota, me biçikletat elektrike LikSad!

June 17, 2020 || views

Eda Geci

Ju kujtohet momenti i parë në biçikletë?

Liria, adrenalina, emocioni dhe e qeshura në fytyrë?

Koha kalon dhe ky emocion zbehet. Shumë e braktisin biçikletën, të tjerë e përdorin vetëm për transport. Njerëzit në fakt e perceptojnë si një mjet nevoje për të lëvizur për ata që nuk kanë para për makina apo taksi dhe shume rrallë ato përdoren për xhiro relaksuese apo si një mjet argëtimi që të fal ndër të tjera ndjesinë e lirisë. Në fakt kur ke një biçikletë “të dobët”, të ndryshkur, apo që bën zhurmë kur ecën, dëshira për të pedaluar zbehet më tepër.

   

Kështu mendonin mijëra të rinj më parë, sidomos ata që ishin të dashuruar me biçikletën, derisa në Shqipëri u shfaqën disa bicikleta që quheshin elektrike dhe që s`kishin asgjë të përbashkët me biçikletat e deriatëhershme, për nga zhdërvjelltësia, lehëtsia, shpejtësia e lëvizjes… e që mbi të gjitha, nuk kishtë pse të shpenzoje një thes me para për t`i pasur, sepse mund t’i merrje me qera. Edhe në të parë ishin aq të bukura! Një pamje krejt ndryshe, shumë, po shumë të bukura, dizajni fantastik, siç i thonë sot të rinjtë dhe tërheqëse sa më s`bëhet! Duket sikur të flet me zë e të thotë: eja të pedalojmë!

Ky ishte perceptimi i parë që njerëzit patën kur Elon Musk i njohu ata me Tesla Cybertruck.

Diçka e paimagjinueshme më parë, diçka që të lë me gojë hapur, uuaaauuuuu. Kemi gjithmonë parasysh dashuruesit e biçikletave por edhe ju nuk hyni në këtë grup jeni të lejuar të habiteni.

Biçikletat elektrike LikSad, një erë e re pedalimi në Tiranë!

Kështu dalim në temë dhe shpjegojmë pse gjithë kjo hyrje që, nga Elon Musk, na çon diku në Tiranë, dhe askund tjetër përveçse tek LikSad E-bike, vendi ku mund të gjejmë biçikletat elektrike në Tiranë.

Në fakt biçikletat elektrike LikSad u hodhën në treg disa muaj para Cybertruck.  Se mos keqkuptoheni se kopjuam Elon Musk 🙃.

Rrota të trasha, disqe që shkelqejnë, trup elegant dhe një kombinim ngjyrash të flamurit tonë kombëtar Kuq e Zi, ja pse këto biçikleta kanë këtë dizajn, – thotë Sadi Lika, themelues i LikSad e-Bike dhe dizejnues i këtyre super biçikletave.

Përshtypja e parë e njerëzve ishte që kjo biçikletë me rrota të trasha të lodh por ata as që e kishin idenë se ajo ishte elektrike.

Ne u përgjigjeshim: Po ti provoje një here sa e “rëndë” është!

E kush mund t’i rezistojë një biciklete të tillë?

Sapo bën disa metra, të fillon një e qeshur e pakontrolluar nga adrenalina, sepse pedalimi është super i lehtë dhe ajo të shtyn vetë. Gjysmën e punës ta bën biçikleta me një fjalë.

Kur kthehen, vijne gjithmonë me goje hapur “uaaaa, uaaaa”, “hahahah”, “ecka vete kjo”, “qenka super”, ” ueee nuk e prisja”.

Edhe Baba Bloggers u bashkohen “pedaluesve elektrikë”

Kështu ndodhi që “bindëm” edhe anëtarët e familjes më udhëtare në Shqipëri, Baba Bloggers, të vinin të pedalonin një ditë me biçikletat elektrike. Them “i bindëm”, jo se nuk ishin të bindur apo nuk kishin dëshirë por sepse prej udhëtimeve të shumta nëpër Shqipëri, ata nuk mblidhen dot kollaj në një vend dhe sidomos është e vështirë t`i gjesh në Tiranë në këtë stinë.

Ne nuk kishim asnjë dyshim për rezultatin, domethënë që edhe ata do të dashuroheshin me biçikletat elektrike por entuziazmi i njërit prej të vegjëlve, Arbrit, na la pa gojë. Çfarë çamarroku! Biçikleta i shkonte si këpuca këmbës! Dhe kur vuri këmbët mbi pedale, fluturoi!

Ooooou… kjo ecka vetë! – thërriste i entuziazmuar teksa i jepte lehtë pedaleve përgjatë kalimit të biçikletave që të çonte drejt rrugës së Liqenit Artificial.

Flora, që është edhe drejtuesja e revistës turistike ku edhe po jua përcjellim këtë artikull, kishte një ide që përkonte fiks me idetë tona, për një “mbjellje” të stacioneve të reja me biçikleta elektrike edhe në Bregdet, në hotele ose resorte që ndodhen pranë zonave natyrore, ku mund të bëhen ture me biçikleta. E kush nuk do t`i donte? Vetëm ta dinë që e kanë këtë mundësi!

 

   

E kështu në shumë pak ditë nga nisja e aktivitetit, u kthye në hit përdorimi i tyre. Ne nuk sollëm thjesht diçka të jashtëzakonshme, ne rilindëm ndjesinë e pedalimit. Një ndjesi e re ndyshe nga çdo eksperiencë e përjetuar më parë.

Imagjino të shkosh në Dajt apo Petrelë me bicikletë, pa u lodhur fare e pa djersë, duke shijuar natyrën e mrekullueshme atyre anëve.

Por me e rëndësishme nuk është vetëm destinacioni, por përvoja që të ofrohet për të shijuar këtë udhëtim ndryshe, fare ndryshe nga çdo mënyrë tjetër.

 

 

Ne jemi shume të bindur që ju do ta pëlqeni prandaj, nëse po e lexon këtë artikull, po të japim një biciklete elektrike për 2 ore falas.😉

Dërgoje këtë link në faqen e LikSad E-Bike dhe fito një fluturim mbi rrota! Të presim!