Talja, një destinacion krejtësisht për t’u zbuluar
July 12, 2020 || views
Gjergj Figuri
Tale është një emër i ri në turizmin e bregdetit, por thjesht ne emër pasi plazhet e tij të ofrojnë vertetë diçka ndryshe dhe të veçantë. Nga një zonë e virgjër, gati-gati e panjohur për shumë kënd, kohët e fundit ka filluar të frekuentohet dendur nga pushues edhe përtej Shqipërisë. Ndërtimet janë fare të rralla, po edhe ndonjë që ngre krye në këtë zonë pak të njohur është realizuar larg bregut, pa e cënuar hapësirën e rërës. Plazhi i Tales shtrihet në një vijë bregdetare rreth 7 kilometër me një gjerësi rëre që shkon nga 100-në 150 metër. Ai ndodhet vetëm 7 km larg rrugës nacionale Tiranë – Lezhë është një plazh mjaft i frekuentuar nga pushuesit kosovarë dhe ata të zonës. Distanca e shkurtër me kryeqytetin dhe infrastruktura rrugore e afrojnë më shumë këtë zonë turistike me pushuesit.
Talja është një destinacion krejtësisht për t’u zbuluar. Pastërtia e ujit dhe rërës, hapësirat e bollshme publike dhe çmimet e favorshme janë arsyet pse pushuesit po e kërkojnë plazhin e Tales gjithnjë e më shumë. Ky plazh shtrihet nga cepi i lagunave Kune – Vain deri në fillim të deltës së lumit Mat. Vlersohet si një plazh familjarë dhe që mund të ndjesh shumë pravatësinë dhe qetësinë.
Restorantet në këtë zonë ju afrojnë prodhimet e detit vetëm të peshkatarëve artizanalë të zonës. Këtu asnjë peshk nuk shitet më çmim për copë, por vetëm pëër kilogramë dhe kjo sepse duke qënë se peshku është i freskët dhe i zënë nga peshkatarët atehërë ndodh rrallë që ato të kenë peshë të njëjtë. Kjo ka bërë që këto restorante të frekuentohen kryesisht nga vizitorë nga kryeqyteti.
Në jug të zonës gjendet plazhi Tale 2. Të paktë janë ata që e kanë zbuluar dhe sigurisht hezitojnë të flasin për të duke dashur ta mbajnë vetëm për vete. Duhet të përshkosh 500 m rrugë në kalldren lehtësisht të kalueshme, por do të surprizoheni. Ngjyra e rërës është e zezë dhe kjo tregon për vlerat kuruese të saj dhe faktin e mos shfrytëzimit. Akoma më në jug do të ndjeheni në një realitet tjetër. Bimësi, xhungël, plazh dhe relaks si askund dhe asnjëherë. Kaltërsia e ujit është tregues i pastërtisë absolute të tij. Ndonjë pushues vendas janë të vetmit vizitorë dhe padyshim pulëbardhat e shumta sepse kjo është shtëpia e tyre. Nesë keni një makinë 4×4 atëherë shkoni deri në fund. Delta e Matit do të ju prezantojnë një ambjent natyror mjaft të kendshëm dhe atraktiv. Pak rally, pasi mungojnë pushuesit, do të ju ngrejë edhe më shumë adrenalinën ndërsa do të bëheni gati për tu freskuar në ujin e detit.
Vendasit janë shumë miqësor, të gatshëm për të ju ndihmuar dhe të gjindshëm për të ju sherbyer. Pjatat e ushqimeve nuk janë estetike, por janë me prodhime lokale dhe të shendetshme. Ambjentet e tyre dop të ju krijojnë ndjesinë e të qënit në shtëpi me plazhin poshtë këmbëve tuaja, por nesë keni kërkuar këtë atëherë mos hezitoni të shkoni në Tale2. Tabelat e rrugës do të ju orientojnë, por gjithnjë do të ndjeni puhizën e detit që vjen drejt jush.
Në veri, plazhi i Tales është më i frekuentuar. Mos u çudisni nëse nuk do të ju kërkojnë para për shazllone. Për vendasit është më e rëndësishmë prania e pushuesve se fitimi nga ky sherbim. Ka zona ku metra të tëra katrorë janë vetëm tuajat për të bërë pushime krejt të qeta dhe pa asnjë zhurmë rreth e rrotull veç asaj të natyrës në këtë zonë. Mire se vini në Tale, plazhin e pushimeve ndryshe, të veçanta, të përballueshme për xhepin e çdo njërit dhe të paharrueshme për të gjithë vizitorët.
Burimi: Visit Lezha