Shtatorja e Nënë Terezës tani zbukuron kishën “Saint Anthanasius”, në Brooklyn, njerëzit luten pranë kësaj shtatore

June 5, 2020 || views

Nga Beqir SINA – Brooklyn NYC

BROOKLYN NY : Shtatorja e të Shejtes Nëna Tereze, këto ditë të vështira në qytetin e Brooklynit, tre muaj nën masa me Coronavirusin Covid-19, dhe protestat e dhunshme me plaçkitje dhe vjedhjen e dëmtimin e pronave private, ka bërë atë që besimtarët njujorkezë të luten e ndezin qirinj para shenjtores shqiptare, Nëna Terezë, në platonën e Kishës “Saint Anthanasius” në Brooklyn.

Shtatorja e të Shenjtës Nëna Tereze u vendos dhe qëndron aty katër vjet më parë në qytetin e Brooklynit me nismën e Organizatës Rrënjëve Shqiptare të drejtuar nga Marko Kepi, dhe të ish senatorit të shtetit të New Yorkut, Marty Golden, me sponsorizimin e një grupi shqiptarësh që siguruan gdhendjen e shtatores.

Në platonë e Kishës “Saint Anthanasius” në Brooklyn, ku jetojnë më shumë se 20 mijë shqiptarë, katër vjet më parë me një ceremoni madhështore, është përuruar shtatorja e shenjtores: Shën Terezës së Kalkutës, të njohur ndryshe si Nënë Tereza.

Shtatorja u vendos me nismën e Organizatës “Rrënjët Shqiptare” të drejtuar nga Marko Kepi dhe të ish senatorit të shtetit të New Yorkut, Marty Golden, me sponosrizimin e një grupi shqiptarësh që siguruan gdhendjen e shtatores, dhe vendosjen e saj në Brooklyn.

Ajo është rreth 2 metra e lartë dhe e derdhur në  bronx, si dhe peshon rreth 300 kg. Shtatorja është e vendosur mbi një bazament ku ka të shkruar “Nënë Tereza” në anglisht dhe emrin e saj origjinal Anjezë Gonxhe Bojaxhiu:

“By blood, I am Albanian. By citizenship, an Indian. By faith, I am a Catholic nun. As to my calling, I belong to the world. As to my heart, I belong entirely to the Heart of Jesus.”

Shtatorja është e rrethuar nga një kopsht me lule te freskëta dhe natën ndriçohet nga prozhektorë të fuqishëm.
Ceremoninë  e inagurimit katër vjet më parë në këtë vend e udhëhoqi me shumë elokuencë dhe emocione të mëdha gazetarja Kozeta Turishta, ndërsa e prezantoi dhe e përshëndeti presidenti i Albanian Roots, Marko Kepi.

Shtatoren e zbuluan ish Presidenti i Republikës së Shqipërisë – Shkelqesia e Tij Bujar Nishani, Imam Tahir Kukaj, Pastor Athanas, senatori Mary Golden dhe Rabai i Brooklynit.

Ish Senatori Golden nga Brooklyni e ka nderuar gjithashtu Presidentin Nishani me një Proklamatë të Senatit të Shtetit. Ai i dorezoi Presidentit vendimin unanim të Senatit, që shpalli 4 Shtatorin 2016, “Dita e Nënë Tereza” në shtetin e Nju Jorkut.

Në përurimin e shtatores së Nënë Terezës, para Kishës Anathasius, ishin të pranishëm qytetarë të shumtë të Bruklinit , si dhe numri i madh shqiptarësh nga New Yorku. Shumë prej tyre e kanë shfrytëzuar këtë çast për t’u fotografuar pranë shtatores, dhe me Presidentin e Shqiperise.

Burimi këtu: