Shqipëria pjesë e panairit ndërkombëtar të turizmit BIT Milano 2019
August 6, 2019 || views
Nga Klotilda Saraçini
TIRANË, 10 shkurt/ATSH/- Turizmi bregdetar dhe ai malor, trashëgimia kulturore dhe historike, si dhe kulinaria e Shqipërisë do të prezantohen nga data 10-12 shkurt në panairin ndërkombëtar të turizmit BIT Milano 2019.
Shqipëria është mysafire prej kohësh e panairit më të madh të turizmit Bit Milano, ku mes qindra ekspozitorëve dhe mijëra vizitorëve përfaqësohet denjësisht.
Agjencia Kombëtare e Turizmit së bashku me operatorët turistike nga Shqipëria kanë parashikuar takime të shumta me partnerët dhe mediet ndërkombëtare.
Vitin e kaluar numri i turistëve italianë që vizituan vendin tonë u rrit me 23%, ndërkohë që këtë vit kjo shifër do të rritet dyfish.
/k.s/ /a.g/