Shpella e Bogdanit!
November 22, 2022 || views
Ne Rrjoll te Malsise se Madhe, pervec Qytezes apo Kalase se Ballexes, ne afersi gjendet edhe nje shpelle me homonimin “Shpella e Bogdanit” Kjo shpelle edhe sot kujtohet nga banoret, se dikur ka qene rezidenca ku eshte strehuar nga rreziku i Otomaneve Ipeshkvi i famshem i Shkodres Pjeter Bogdani (gjysma e dyte e shek. XVll).
Per kte shpelle historike menduam te citojme pak rreshta nga libri i Ermanno Armao – s. fq 56 ku shkruan: “Ne vendin Kecula ne bregun e djathte te Rrjollit, ne te majte te rruges nga Vitaj ne Cokaj, tani seli e Kishes dhe e famullise se Rrjollit, shihen disa rrenoja muresh qe popullsia i kujton se kane qene shtepia e Ipeshgvit te Shkodres, Imzot Bogdanit. Rreth gjysme ore larte ne Mal eshte “Shpella e Bogdanit”, nje shpelle e gjere qe sipas gojedhenes i sherbente si strehim ne periudha perndjekjesh…”
Eshte interresant te theksohet se ne leter – kembimin e Pjeter Bogdanit me Seline e Shenjte (Vatikan), shume letra jane shkruar nga Rrjolli, apo bejne fjale per jeten e veshtire nen pushtuesin Turk te Rrjollasve, Malsoreve e me gjer, ku disa nga keto letra po kujtojme: Letra me nr. 153 e dt. 20 nentor 1671, ne te cilen shkruan, per gjendjen e rende ekonomike te kesaj popullsie, si dhe nevojen per te nje mesues per shkollen e Rrjollit, ku propozon si te tille Dom Mark Xhustin. Letra nr. 171 e dt. 16 shtator 1674, Pjeter Bogdani njofton Seline e Shejte se Rrjolli kishte 9 fshatra me 136 shtepi dhe 964 banore…. Letra nr. 180 pa date, por e vitit 1675 shkruan se misionaret katolik po jepnin ndihmen e tyre per shkolle n e Rrjollit…
Interesante duket letra me nr. 182 e dates 29 dhjetor 1675, ne te cilen Imzot Bogdani kerkon ndihme per krahinat e Kastratit, Hotit, si dhe nevojat per Shkolle te tyre.
Te gjitha keto dokumente dhe letra gjinden ne Librine “Pjeter Bogdani, letra dhe dokumente”, pergatitur ngs Odette Marquet (Shkoder 1977). Ne librin e historianes shqiptare Nevila Nika me titull “Dioqeza e Shkodres gjate Shek. XVlll, sipas dorshkrimeve arkivore “mesojme se Famullitari i Rrjollit, bente edhe detyren e mjekut (fq. 117). Gjithashtu Famullia e Rrjollit ne vitin 1745 kishte 53 shtepi me 420 banore, si dhe kishen qe i kushtohej te Shelbuemit, famullitari e kishte vendebanimin ngjitur me kishen. Studiuesi i shek. XlX, qe ka qene konsulli i Frances ne Shkoder dhe ka vizituar Rrjollin (fundi i shekullit XlX) shkruan se.. Fisi i Rrjollit popullon shpatin verior te malit Maranaj, nje lugine te madhe ne kufi me fiset e Recit, Lohes e te Koplikut… Ai ndahet ne dy lagje, qe formojne nje bajrak te vetem dhe ka dyqind e njezet shtepi. Popullsia eshte rreth 1600 banore, 1240 prej te cileve ndjekin besimin katolik. Rrjolli e ka marr emrine nga lumi i Rrjollit.