Shkreli destinacioni i çdo stine, nga Reçi i gështenjave, tek itineraret unike që nuk duhen humbur

December 8, 2020 || views

I quajtur ndryshe edhe “Porta e Alpeve Shqiptare”, Shkreli është një krahinë që krahasuar me Kelmendin, si dy pjesë përbërëse të Malësisë së Madhe, nuk është aq i njohur e i vizituar. Ndaj mënyra sesi do t`i qasemi Shkrelit, është herë pas here e me itinerare të qarta, të cilat vijnë prej një pune të gjatë në terren, e VIS Albania, me aktivitetet dhe bashkëpunimet e saj të shumta.

Kështu në këtë material do t`ju sjellim tri itinerare në zbulim të Shkrelit, kësaj krahine magjike, ende të pashijuar plotësisht.

REÇ: Kanioni i Rjollit | Kalaja e Ballezës

Distanca dhe koha e udhëtimit:

Tiranë-Reç: 130km – 2h35m
Shkodër-Reç: 30km – 40m
Podgorica-Reç: 44km – 1h
Koplik-Reç: 11km – 20m

Çfarë ju nevojitet?

Shumë rrugë përgjatë itinerarit janë të ekspozuara ndaj rrezeve të diellit gjatë gjithë kohës, prandaj mos harroni të merrni me vete:
– Kapele; – Ujë të mjaftueshëm; – Këpucë të rehatshme për ecje malore; – Rroba të rehatshme.

Kuriozitet: Inkubatori grumbullon gështenja në tetor dhe nëntor; sherbelë në prill, maj dhe korrik; lavandë në qershor dhe korrik; dhe makth gjatë gjithë vitit.

1.Gjatë udhëtimit nga Kopliku në Reç (rreth 15 minuta me makinë), mjedisi përreth ndryshon gradualisht: nga lugina afër liqenit në një reliev malor më të theksuar, që ofron peizazhe dhe panorama të mrekullueshme.
Vizita fillon nga fushat e magjishme të bimëve mjekësore në Reç. Turistët mund të shohin nga afër përpunimin e këtyre bimëve në inkubatorin e produkteve tipike, i cili shërben gjithashtu si një qendër grumbullimi për gështenjat e zonës (1), të vjela në tetor dhe nëntor.
Dreka mund të shijohet në një restorant të zonës, ky kryefjala janë gatesat tradicionale: mish pule me gështenja, bukë dhe ëmbëlsira me gështenja, kaçimak me miell gështenje, misri dhe gruri. Kostoja: 1.000 – 2.500 Lekë.
2.Vizita e dytë është në Kanionin mbresëlënës të Rrjollit, që ofron një pamje spektakolare, ajër të pastër, gjelbërim të paprekur dhe biodiversitet të pasur: shumë bimë endemike gjejnë këtu habitatin e përsosur për lulëzimin e tyre. Kanioni mund të arrihet në rreth një orë, pjesërisht me makinë dhe pjesërisht në këmbë.
3.Së fundmi, zhvendosemi në Kalanë e Ballezës, që daton që nga periudha e Mesjetës. Miti për këtë kala rrëfen se në vitin 1448, Gjergj Kastriot Skënderbeu vizitoi Kalanë e Ballezës dhe i besoi nipit të tij Hamza Kastriotit të kujdeset për rindërtimin e saj. Kisha e Ballezës, tashmë e shkatërruar plotësisht, kishte tre kambana, njëra prej të cilave ishte prej ari të pastër, dhe kur binte, tingulli i saj dëgjohej deri në brigjet e Barit, në Itali. Kjo pjesë e turit zgjat rreth 1 orë e 30 minuta dhe lartësia mbi nivelin e detit është 440 metra. Ky shteg nga Reçi në Kala karakterizohet nga vështirësi mesatare dhe disa pemë bëjnë hije gjatë shtegut.
Pas ecjes dhe përfundimit të itinerarit, darka dhe akomodimi gjatë natës sigurohet nga bujtina “Rruga e Mullirit”, e rrethuar nga kullota, male dhe Pylli i Gështenjës. “Rruga e Mullirit” ofron mikpritjen tipike shqiptare, me ushqim të shijshëm, të gatuar me produkte nga ferma në tryezë dhe lëng trëndafili të bërë në shtëpi

RAZËM: Shpella e Pëllumbave | Bzhetë | Krenazhdol

Distanca dhe koha e udhëtimit

Tirana-Razem: 144km – 3h
Shkodër-Razem: 43km – 1h
Podgorica-Razem: 58km – 1h20m
Koplik-Razem: 25km – 40m

Çfarë ju nevojitet?

Shumë rrugë përgjatë itinerarit janë të ekspozuara ndaj rrezeve të diellit gjatë gjithë kohës, prandaj mos harroni të merrni me vete:
– Kapele; – Ujë të mjaftueshëm; – Këpucë të rehatshme për ecje malore; – Rroba të rehatshme.

Në Shpellë

– Mos i kapni lakuriqët e natës dhe as mos i shqetësoni.
– Shmangni zhurmat me zë të lartë në hyrje dhe brenda shpellës.
– Shmangni dritat e forta brenda shpellës.
– Hyni në shpellë në grupe të vogla.
– Nëse ka shumë lakuriqë nate, shmangni eksplorimin e Shpellës!

BOGA: Shpella e Madhe | Burimi i Bogës | Shtegu i Dhenve

Distanca dhe koha e udhëtimit

Tirana-Razem: 150km – 3h
Shkodër-Razem: 47km – 1h
Podgorica-Razem: 63km – 1h20m
Koplik-Bogë: 30km – 40m

Çfarë ju nevojitet?

Shumë rrugë përgjatë itinerarit janë të ekspozuara ndaj rrezeve të diellit gjatë gjithë kohës, prandaj mos harroni të merrni me vete:
– Kapele; – Ujë të mjaftueshëm; – Këpucë të rehatshme për ecje malore; – Rroba të rehatshme.

Kuriozitet: Gjatë dimrit, uji që rrjedh në burimin e Bogës ka një temperaturë të ngrohtë, ndërsa gjatë verës bëhet i ftohtë!

1. Pasi keni mbërritur në Bogë, bëni një ecje dhe arrini në “Shpellën e Madhe të Bogës” (10 minuta në këmbë) (2): do të mahniteni nga hyrja e saj 40 m, thellësia (15m) dhe lartësia (5m). Brenda kësaj shpellë janë zbuluar objekte 300-vjeçare, nga ku lind bindja se banorët e parë të kësaj lugine u vendosën këtu 3 shekuj më parë. Panorama nga shpella në gjithë luginën është thjesht befasuese.
2. Atraksioni tjetër është “Burimi i Bogës”, vendi ku fillon historia e fshatit. Legjenda thotë se një bari nuk mund të gjente një burim uji për delet e tij, por një ditë ai vëren se një dele nuk ishte më e etur. Kështu ai vendos ta ndjekë atë dhe delja e çoi bariun tek burimi. Pasi e ndau lajmin e mirë me barinjtë e tjerë të zonës, vendbanimet filluan të shtoheshin rreth burimit, deri sa lindi një fshat krejt i ri.
Për drekë, shijoni kuzhinën tradicionale në një nga bujtinat e zonës: byrekë me nena, djathë të zier, patate me mazë, turshi të bërë në shtëpi dhe kaçimakun tipik.
3. Pas drekës, merrni rrugën drejt “Shtegut të Dhenve”, një shteg prej 2.6 km ecje në rreth 1 orë e 20 minuta, me vështirësi mesatare. Pika përfundimtare është në lartësinë 1,807m mbi nivelin e detit. E veçanta e këtij shtegu është lulja endemike Wulfenia Baldacci (3): kjo lule mori emrin nga botanisti italian që e zbuloi. Vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet kësaj bime pasi është një specie e mbrojtur: lejohet të fotografohet, por nuk mund të preket.
Në fund të “Shtegut të Dhenve” dhe para se të ktheheni në luginë, bëni një përpjekje të fundit për të arritur në Qafë Thore, një vendqëndrim që ofron një pamje panoramike, i vendosur në 1.650m mbi nivelin e detit, nga i cili është e mundur të shihet Thethi dhe, nga ana tjetër, lugina e Bogës.
Nëse keni kohë, mund ta kaloni natën në të vetmen bujtinë në Qafë Thore dhe të nesërmen të vazhdoni rrugëtimin drejt Thethit.

Këto ture ofrohen nga VIS Albania dhe Zyra e Informacionit Turistik dhe programet e mëposhtme:

KONTAKT:
[email protected]
Kelmend: +355 69 91 98 065;
Shkrel: + 355 69 87 67 119
FB: kelmendshkrel;
www.zanaemaleve.com