Shkodra nën petkun e Vjeshtës së Dytë….
October 31, 2019 || views
Shkodra nën petkun e vjeshtës është një dashuri e vërtetë. Të bën poet, piktor, këngëtar, violinist, pianist e çfarë të duash ti. Është kaq e thjeshtë të bësh foto të bukura tani nëpër rrugët e saj, sidomos nëpër zonat e “pedonales”, që ka veshur rrobat shumëngjyrëshe. Ne nuk lëvizëm shumë nga qendra se nuk kishim kohë dhe rrëmbyem ç`mundëm. Imagjinoni sikur të kishim bërë një shëtitje të gjatë e të ngeshme nëpër rrugicat e Gjuhadolit e të Serreqit, çfarë perlash mund t`ju kishim sjellë sot.
Eh, është Shkodra!
Për më shumë foto, klikoni këtu: