SHBA: “Çka ka Qëllu” në “Top 10” Restorantet më të reja të New York-ut të vitit 2019

10 Dhjetor, 2019 || 1112 views

Nga Beqir SINA – New York

Pete Wells i gazetës më të madhe në botë The New York Times, numëron për çdo vjet 10 restorantet e reja më të preferuarat “Top 10” – për metropolin e botës, qytetin e New Yorkut.

BRONX NYC : (Photo credite album “Çka ka Qëllue”: Përzgjedhja e “Top 10”, dhjetë më të mirat – dhe më rejat e restoranteve simbas një kriteri të vet-përcaktuar nga industria kulinare në New York City, ku gjenden restorantet me gatimet specialitetet, dhe shërbimet nga çdo vend i planetit: ka të bëjë mes sallave të reja të ushqimit, menyja e shijimit, dhe shërbimi e specialitetet e tyre për këtë vit.

Restoranti i shqiptarit Ramiz Kukaj -“Çka Ka Qëllu”, në Belmont – Bronx NYC (2321 Avenue Hughes (Avenue Crescent), Belmont, Bronx; 718-933-6194; ckakaqellu.com), është i renditur i shtati në mesin e Top 10 Restoranteve më të reja të New York-ut, të vitit 2019, sipas gazetës “The New York Times”.

Në vend të parë nga këto 10 restorante të reja të vitit 2019, është restoranti latin “Mercado Spanjë e Vogël”. Duke vazhduar më tej me : Restoranti modern kaiseki Odo, Rezdôra, Llama San, Hutong, Kawi, “Çka Ka Qëllu”, Haenyeo, Birria-Landia.

 

Pete Wells, i gazetës më të madhe në botë The New York Times, për “Çka Ka Qëllu”, shkruan në numrin e sotëm:

7. Cka Ka Qëllu

“Kur ato skutat tuaja të zakonshme fillojnë t’ju duken të gjitha njësoj, ka ardhur koha për një natë në “Çka Ka Qëllu”. Është vetëm pak hapa larg “Roberto’s” dhe një gjysëm blloku pallatesh, me lokale gatimi të “viçit Parm”, të cilat radhiten përgjatë Arthur Avenue, në Bronx, mirëpo sapo hyn brenda gjendesh në një tavernë të vogël fshati, diku në Shqipëri apo në Kosovë. (Pronari dhe kryekuzhinieri i tij kanë që të dy familje në të dy anët e kufirit.) Ndoshta do t’ju ndjekin me sy kur të hyni dhe do të buzëqeshni. Përpijeni koleksionin e instrumenteve muzikore, veglave bujqësore, mullirëve të kafesë dhe veshjeve tradicionale në mure. Nuhasni erë e bukës që piqe aty në furrë shumë afër derës. Kërkoni pak speca turshi dy apo tre salca që shkojnë me to, pas të cilave do t’ju duhet një çomlek me mish viçi apo mantia me mish furre, të zhytura në kos, e të shërbyera në tavë balte. Sigurisht që do të ketë salçiçe (suxhuk). Ëmbëlsirat i gatuajnë po aty, gjithashtu, si për shembull sheqerparen me arra. Kafenë ta shërbejnë me xhezve bakri me bisht të gjatë. Ju mbase e njihni këtë si kafe turke, por kur jeni në “Çka Ka Qëllu”, kjo është kafe shqiptare.”

Adresa: 2321 Hughes Avenue (Crescent Avenue), Belmont, the Bronx; 718-933-6194; ckakaqellu.com.

Disa fotografi nga faqja zyrtare e restorantit:

Lista e kritikut Pete Wells, me përshkrimet për çdo restorant, mund të lexohet në “The New York Times”, këtu:

https://www.nytimes.com/…/best-restaurant-nyc-pete-wells.ht…

——

Ndërkohë, restoranti “Çka Ka Qëllu” është bërë mjaft i famshëm në qytet, madje jo vetëm te komuniteti shqiptar, por edhe te ai amerikan dhe komuniteteve të tjera në New York . Pronari i saj, ideatori dhe “arkitekti” i këtij restoranti, është i frymëzuar në vënien e emrit të këtij restoranti nga një shprehje e vjetër e mikpritjes shqiptare, që të pret te dera me atë çka i qëllon në çdo kohë, pa u zënë si i thonë shqiptarët, aspak “ngusht”.

“Çka Ka Qëllu” është e vendosur në Belmont, menjëherë pas tregut me pakicë në rrugën tregtare Arthur Avenu. Ai duket njëkohësisht edhe një ekspozitë muze, me një mur me koleksionin e instrumenteve më të vjetra muzikore shqiptare, mjeteve të punës më bazike të fermerve shqiptarë, deri te mullinj kafeje dhe veshjet antike,  librat e autorëve të mëdhenj shqiptar, të të gjitha kohërave, dhe që funksionon si restoranti i ditëve moderne në Bronx – NYC. Ai është bërë tashmë, edhe si një ambasador i rrallë i trashëgimisë së kuzhinës, kulturës e traditës shqiptare në Amerikë.

Pamja e restorantit “Çka Ka Qëllu” mund të shikohet menjëherë sapo hy brenda, ku të shfaqet para syve një “shtëpi” e madhe, tipike e një fshati mesjetar të Kosovës, me menunë e saj me gatime të traditës, mure të veshura me sende të lashta dhe të jashtëzakonshme kombëtare, të përdorura ose të mbajtura nga familjet shqiptare, në Shqipëri, Kosovë dhe trevat shqiptare, të varura me shumë estetikë e kujdes në muret poshtë tavanit, që është me drurë të gdhendur ose përpunuar mirë nga mjeshtrit shqiptarë të punimeve me dru.

Shumica e pjatave “Çka Ka Qëllu” përmbajnë disa lloje mishi, përmbajnë vezë, miell dhe qumështore, të një menuje mjaft të pasur. Po ashtu,  përzgjedhja janë qebapët, salçiçe (suxhuk) peskavica dhe mishi i pjekur në zgarë, që duket përfaqësues i gadishullit më të madh të Ballkanit. Në çdo tryezë, e keni të shoqëruar nga shporta me bukë të rrumbullakëta e me bukë të ngrohtë shqiptare. Qofte të lyera me kajmak, mundësisht me kremra ballkanikë, si ajvar me bazë piperin e kuq dhe taratorin xaxiq.

Por kënaqësitë e vërteta janë të përshtatshme për llojin e ushqimit, duke filluar me disa turshi, e speca me kos, qepujka dhe byrekë të shijshëm, fli Kosove e të tjera, sa të duket vetja se je në një shtëpi të fshatit diku në Shqipëri ose Kosovë.

Ëmbëlsirat piqen aty, gjithashtu edhe ato me shërbet e me arra, vezë, qumësht e gjalpë. Kafeja përgatitet nga enët (xhezvet) e bakrit. Atë kafen që ndonjëri prej jush e dini si kafe turke, për sa kohë që do e pini një të tillë pas buke në “Çka Ka Qëllu”, do ta quani atë Kafe Shqiptare e jo më kafe turke.