Sfidojnë pensionin – Të moshuarit e Sukës drejt biznesit të vreshtarisë
January 29, 2020 || views
Bujqësia për disa është një mundësi për të ndërtuar një biznes, por për të tjerë është një mënyrë jetese.
Shqipëria ka lidhje të hershme me kultivimin e bimëve, frutave dhe perimeve.
Kjo mbase falë klimës dhe territorit të favorshëm, që Shqipëria është vlerësuar nga shumë ekspertë.
Edhe për fshatin e vogël Sukë, bujqësia është një mënyrë jetese.
Fare pak kilometra larg Këlcyrës, edhe ky fshat duket se është prekur nga ulja drastike e popullsisë.
Emigracioni, lindshmëri ulët, mundësitë e punësimit, janë disa nga arsyet e reduktimit të popullsisë.
Por pavarësisht këtyre faktorëve banorët e këtij fshati duket se kanë investuar në kultivimin e vreshtave dhe përpunimin e rrushit.
Sipas Top Chanel, 13 vite më pare, me mbështetjen e CESVI një organizatë italiane, gati 40 fermerë nisën kultivimin e vreshtave dhe ndërtuan shoqatën e tyre.
Më pas u ndërtua edhe punishtja e nxjerrjes së verës.
Gjithsesi me kalimin e viteve shumica e braktisën tokën dhe tani kanë ngelur vetëm 4-5 fermerë të vreshtave.
Sipas të dhënave nga Top Chanel, fermerët thonë se vështirësitë më të mëdha lidhen me mungesën e tregut ndërsa punishtja nuk përdoret prej vitesh për shkak të kostos.
Shahin Isufaj administratori i njësisë Sukë thotë se vetëm 10% e tokës punohet në të gjithë njësinë dhe se ata që punojnë janë kryesisht të moshuar.
Më të rinjtë nuk shohin mundësi jetese në këtë zonë megjithëse toka është pjellore, klima e butë dhe kullota e pasur.
Për ata që kanë zgjedhur blegtorinë është edhe më e vështirë.
Familjet në Sukë mbajnë nga 1 lopë ose pak dele sa për të jetuar ndërsa në treg nuk shkon asgjë.
Mosha mesatare në të gjithë territorin rural përreth Këlcyrës është mbi 65 vjeç.
Ritmi i braktisjes për shkak të pamundësisë për të krijuar të ardhura ka bërë që të ketë fshatra edhe me 1 apo 2 familje ndërsa pjesa kryesore e të ardhurave ende vjen nga emigracioni./AgroWeb.org