See Albania – platforma e parë shqiptare gjithëpërfshirëse për rezervimet direkte online
April 12, 2023 || views
Sistemi i rezervimeve online përmes një platforme direkte e të pavarur, është tashmë mënyra kryesore për të prenotuar pushime individuale kudo në botë. Aq e fuqishme është kjo formulë saqë gjigandë të fushës si Booking, Expedia, apo Hotels.com udhëheqin gjithë sektorin e akomodimit në botë dhe bëjnë trendet e rezervimeve online.
Por monopolizimi i këtij tregu, po sjell nevojën e copëzimit të tyre sa të jetë e mundur, duke diktuar politika të reja në këtë treg, ashtu siç po kërkohet të copëtohet edhe zinxhiri i rrjeteve të ushqimit global, përmes prodhuesve të vegjël lokalë, nën udhëzimet e organizatave botërore të ushqimit
Ndaj në këtë moment, ardhja në treg e platformës shqiptare See Albania, është në të njëjtën linjë me politikat e shumë shteteve, që po përpiqen të krijojnë sistemet e tyre të rezervimeve online, me përfitime më të vogla se kompanitë globale dhe me qëllim që kjo rrjedhë e re e krijuar, t`i çojë të ardhurat në ekonominë lokale.
Një punë tre-vjeçare dhe risitë e fundit teknologjike e bëjnë platformën një sipërmarrje dinjitoze, që synon t`i vijë në ndihmë të gjithë sektorit shqiptar të akomodimit, duke synuar një treg turistësh të Evropës Qendrore dhe Perëndimore, kërkesat e të cilëve kundrejt Shqipërisë, po rriten çdo vit e më shumë.
View this post on Instagram
Platforma është një partner i drejtpërdrejtë i sektorit turistik shqiptar dhe projekti synon që brenda një kohe të shkurtër, të shtrihet në të gjithë Ballkanin. Prandaj ne kemi një ftesë për të gjithë sipërmarrjet e mëdha e të vogla shqiptare, që ofrojnë një shërbim në sektorin e turizmit.
View this post on Instagram
Nëse je një operator në tregun turistik shqiptar dhe ofron këto shërbime:
Hotele & Hostele
Apartamente & dhoma me qera
Bujtina / guesthouse
Paketa Turistike dhe itinerare
Makina me qera
Varka dhe mjete detare me qera
Organizime eventesh
Atëherë të ftojmë të regjistrohesh në platformën tone të rezervimit SEE ALBANIA, ku mund të kryesh një seri shërbimesh si:
Shitje dhomash & paketash turistike direkt në system
Makina me qera dhe çdo lloj mjeti tjetër transporti turistik
Menaxhim i pavarur i llogarisë
Administrim me Channel Manager
Regjistrimi kryhet falas dhe platforma është njëkohësisht edhe një mënyrë e mirë reklamimi pa buxhet, sepse ofrohet para një audience të huaj prej më shumë se 500 mijë klikimesh drejtpërdrejt në rrjetet sociale dhe internet.
Komisioni maksimal që kjo platformë faturon, është deri në 10%
Çelësi për suksesin e një platforme është promovimi i saj në rrjete sociale të ndryshme dhe në evenimente të rëndësishme për sektorin e turizmit. Shpallja e platformës në panairin e fundit të turizmit, të organizuar nga Expocity Albania,është një hap shumë i rëndësishëm për plaftormën dhe qasjen serioze që ajo në treg. Në panair u krijua mundësi e prezantimit të saj krijimi i lidhjeve me bizneset e tjera në sektorin turistik për një marrëdhënie afatgjatë me bizneset në fushën e turizmit.
Adresa: www.see-albania.com
Mob/Whatsap: +35568 20 81 899