Së shpejti traget i ri modern në linjën Vlorë – Brindizi

November 20, 2019 || views

Prej 23 nëntorit, për të rritur shërbimet ndaj qytetarëve që do të udhëtojnë nga Vlora drejt Brindizit, do të vendoset në punë trageti i ri modern “PRINCE”. Trageti është 152 metra i gjatë, ka 150 dhoma me kushte shumë të mira, 2 restorante, 1 piano bar, 1 coffe bar, ambiente për fëmijë dhe një kapacitet prej 1000 pasagjerësh, 300 automjetesh dhe 30 kamionash. Lundron me një shpejtësi prej 17 nyje në orë dhe udhëtimi zgjat 4 orë.
Nga hyrja në linjë e këtij trageti, parashikohet që qytetarët të përfitojnë çmime më ekonomike, deri në 30% me lirë se sa çmimet e deritanishme.

Burimi: Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë