Rural You – Ta shohim Botën Rurale nga këndvështrimi i të rinjve
February 19, 2024 || views
Çfarë është Rural Albanian Youth (Rural-You)?
Rural You është një projekt i financuar nga Bashkimi Evropian dhe implementuar nga Volontari nel Mondo RTM, që ka patur për qëllim përmirësimin e pjesmarrjes së të rinjve në jeten e komuniteteve rurale në Veri-Lindje të Shqipërisë dhe fuqizimin e përfaqësimit të rinisë rurale në proceset e zhvillimit rural të Shqipërisë, për të lehtësuar pranimin në Bashkimin Evropian.
Ky projekt, në tre (3) vite zbatim ka arritur të nxisë aktivizmin e rinisë rurale në tre (3) qarqe: Shkodër, Kukës dhe Dibër, duke ju ofruar atyre mundësi të njihen dhe të afrohen më shumë me politikat Evropiane të zhvillimit rural, nëpërmjet trajnimeve të ndryshme të realizuara në kuadër të projektit.
Projekti Rural You, ju ka ardhur gjithashtu në ndihmë të rinjve të këtyre zonave rurale duke mbështetur financiarisht idetë e tyre inovative dhe ekzistuese, duke i bërë ato më të qëndrueshme dhe më efektive në jeten ekonomike të komuniteteve rural.
Falë mbështetjes ekonomike të ofruar nga “Fondi i Mbështetjes Rural-You” kanë përfituar në mënyrë direkte 14 të rinj nga tre (3) qarqe, në tre (3) sektorët prioritarë (Bujqësi, Turizem i Qëndrueshëm dhe Mbrojtje Mjedisi Rural), fonde të cilat kanë variuar nga 5.000 – 10.000 euro
Përveç këtyre të rinjve në mënyrë indirekte kanë përfituar fonde nga 1.000 – 2.000 euro edhe rreth 20 të rinj të tjerë që janë mbështetur nga shoqatat lokale përfituese edhe këto nga “Fondi i Përgjithshëm i Mbështetjes Rural-You”.
Ajo çfarë është konstatuar gjatë kësaj eksperience pozitive, është dëshira e madhe e të rinjve rural për tu angazhuar në komunitetet e tyre, idetë e tyre për zhvillim rural janë të pafundme, kërkesat janë të qarta: më shumë mbështetje financiare konkrete dhe të drejtpërdrejtë, më shumë konsulencë me ekspert të zhvillimit rural.
Le të jetë Rural-You shembulli i një projekti për shumë e shumë projekte të tjera në ndihmë të të rinjve që jetojnë në zonat rurale. Sot të rinjve mjafton t’ju hapësh një dritare, rrugen drejt suksesit e kanë të garantuar. Po e mbyll me një shprehje të shkrimtarit të madh MIGJENI “Qeshu, Rini! Qeshu! Bota asht e jote!” e cila u bë dhe slogani që shoqëroj projektin gjatë gjithë kohës.
Përfituesit e Fondit të Mbështetjes Rural You
Sektori: Turizëm i Qëndrueshëm
-
Anjela Goraj
Anjela Goraj është një vajze e re nga fshati turistik Razem, Malësi e Madhe me pasionin e madh për të ndërtuar të ardhmen në vendlindjen e saj. Ajo ka vendosur që shkollimit ti jap vleren e duhur që në start. Ndërkohë që studion për Administrim Biznes, në fakultetin Ekonomik të Shkodrës, Anjela ka ngritu tashmë biznesin e saj duke ofruar mikpritje për turistët e huaj dhe vendas në “Vila Alpini”, në një nga fshatrat më piktoreske dhe më të njohur të zonës siç është Razma.
Falë mbështetjes së projektit Rural You dhe kontributit familjarë, Anjela arriti të ndërtojë dhe të arredojë ambinte të rehatshme dhe shumë komode për mikpritjen e vizitorëve.
Një ndërthurje e këndshme mes traditës dhe modernës, e kanë bërë biznesin e saj “Vila Alpini” një ambient të preferuar për ata që duan të largohen nga monotonia e përdishme e zhurmës, për të shijuar relaksin dhe komoditetin që vetem ky ambinet mund të ofrojë për pushuesit e tij.
Anjela është një vajzë e re me ambicje të mëdha, vizion për të ardhmen dhe me një përkushtim për t`u admiruar, Rural You i dha një shtysë që ëndrrën ta bëjë realitet.
Shiko Profilin:
View this post on Instagram
-
Mario Hilaj
Mario Hilaj është një i ri nga Vau Dejës, pasioni për natyren dhe aventurat e bëri atë sot të jetë jo vetem një guidë lokale por edhe një pikë referimi për shumë turistë, që dëshirojnë të eksplorojnë bukuritë mahnitëse të Vaut të Dejës dhe jo vetem.
Falë mbështetjes së projektit Rural You, finacuar nga Bashkimi Evropian, Mario tashmë është një guidë e çertifikuar që ju ofron turistëve të huaj dhe vendas përvoja unike përmes: pedalimit me kanoe, tureve me biçikletë dhe guidave malore në rajonin e tij mahnitës dhe ende të paeksploruar.
Idea e projektit të Marios është unike dhe në të njëjten kohe tërësisht në harmoni me natyren. Ti mund të zgjedhësh të pedalosh përmes shtigjeve piktoreske, të ecësh nëpër lëndina për të arritur majat më të larta, ose mund të pedalosh me kanoe në liqenet natyrore dhe artificiale të qarkut të Shkodres duke shijuar pamjet mahnitëse që vetem nëna natyrë ka ofruar.
Nëse jeni në kërkim të një eksperience unike mos hezitoni të kontaktoni North Adventures dhe Mario Hilaj për të eksploruar të paeksplorueshmen.
Shiko videon në You Tube
Shiko profilin në Instagram:
View this post on Instagram
-
Emanuel Pjetri
Emanuel Pjetri është një i ri nga fshati Buzhalë i Bashkisë: Pukë. Një nga të rinjtë më aktiv Pukës, që më punë dhe përkushtim, ka arritur t’ju japë vlerë dhe të promovojë atraksionet më të rëndësishme të zonës. Ai ka vite që punon si guidë turistike, duke shoqëruar çdo vit mijra turistë në atraksionet më piktoreske të zonës, siç është “Maja e Murgës” apo shumë destinacione të tjera.
Për më tepër ai merret me eksplorimin dhe markimin e shtigjeve të reja, gjë e cila ju lejon vizitorëve të orientohen dhe të zbulojnë vendet më mhanitëse që ofron rrethi i Pukës.
Dëshira dhe këmbëngulja për t’ju ofruar turistëve gjithmonë e më shumë mundësi të reja, e shtyu atë për të aplikuar dhe për të fituar mbështetje financiare nga projekti Rural You.
Falë këtij projekti Emanueli arriti të rinovojë shtëpinë e vjetër të famijes, duke e përshtatur në bujtinë për mikpritjen e vizitorëve. Me bujtinen e re në dispozicion, Emanueli ka zgjeruar gamen e shërbimeve në biznesin e tij, duke ofruar më shumë mundësi akomodimi për turistët dhe duke kontribuar direkt në një ekonomi më të qëndrueshme të komunitetit të tij rural.
Të rinjë si Emanueli, me plot pasion dhe dëshirë për të promovuar dhe jetuar në vendin e lindjes janë shembuj suskesi që gjithmonë duhen promovuar.
Shiko videon në You Tube
Shiko profilin në Instagram:
View this post on Instagram
-
Erind Zalli
Në bukuritë e fshehura të Alpeve Shiptare të Veriut takohemi me Erind Zallin, të riun nga Bajram Curri që jeten e tij ja ka kushtuar eksplorimit të majave më të larta e të thepisura të “Bjeshkëve të Namuna” . Erindi, prej vitesh e ka ushtruar pasionin e tij si guidë turistike në Alpe duke shoqëruar në bukuritë përrallore të zonës mijra turistë nga e gjithë Bota.
Falë mbështetjes së projektit Rural You, ai mori paisjet e nevojshme për të perfeksionuar më tej guiden e tij “Backcountry Albania”, duke ofruar mundësi ekspolirmi në çdo stinë të vitit.
Paisjet e përfituara nga projekti Rural You, i mundësojnë atij përveç ushtrimit të hiking në mënyrë profesionale dhe të sigurt, të ushtroj edhe mënyra të reja eksplorimi nga më ekstremet si Climbing apo sporte të tjera malore.
Alpet shqiptare kanë nevojë për profesionist si Erindi, për ti promovuar dhe për të shoqëruar turistë nga e gjithë bota në menyrë profesionale, duke zbutur çdo rrezik të mundshëm për të apasionuarit e maleve dhe sporteve ekstreme.
Shiko videon në You Tube
Shiko profilin në Instagram:
View this post on Instagram
-
Viktor Prebibaj
Curraj Eperm është një nga fshatrat e Tropojes më të largëta dhe më më pak akses në jeten urbane. Ky fshat i cili është vendosur në mesin e alpeve duket sikur ora i ka ngecur në Mesjetë, pasi mungojnë kushtet më minimale siç janë rruga dhe energjia elektrike.
Pavarsisht vështirësive, Viktor Prebibaj një djal i ri 26 vjeçar, “Zot Shtëpie” në një moshë të re për shkak të një fatkeqsie familjare, ka ditur të përballojë sfidat duke qendruar stoik ndaj amanetit të të parve. Shtëpinë e trashëguar e ka kthyer në një ambient mikpritje, siç e ka dashur gjithmonë zakoni por me një ndyshim rrënjësor, e shndërruar në një bujtinë për turistët e huaj dhe vendas që malin e kan një atraksion jetësor.
Falë mbështetjes së projektit Rural You, ai ka arritur të sigurojë ndriçim për të vetmen shtëpi të fshatit, përmes instalimit të paneleve diellore. Falë mbështetjes së Rural-You ai gjithashtu ka arritur të shtojë edhe kapacitetet akomoduese, duke bërë të mundur rinovimin e katit të tretë të bujtinës.
Viktori është një shembull për të gjithë ne. Ai na tregon qartë se me angazhim, vendosmëri dhe përkushtim mund të levizësh edhe akrepat e një ore të ndryshkur mesjetare.
-
Mikaela Lala
Mikaela Lala është një nga të rejat e pakta që vazhdon të mbajë gjallë pasionin dhe traditen e artizanale, të trashëguar nga familja brez pas brezi. Falë pasionit për punën të trashëguar nga e ema, ajo prodhon punime të ndryshme në tezgjah duke ruajtur kështu traditen qindra-vjeçare.
Mikaela është lindur dhe rritur në qytetin e Kukësit, duke kaluar fëmijërinë e saj në një laboratot modest punimesh tradicionale, ajo ka trashëguar nga duart e arta të së ëmës dashurinë dhe pasion për punimet në vekë dhe tezgjah. Në përditshmërine e saj Mikaela ushtron profesionin e mësueses të cilin e ushtron me të njejtin pasion që ka për punimet tradicionale në kohen e lirë. .
Falë mbështetjes së projektit Rural You, ajo arriti të rinovojë laboratorin e saj dhe të sigurojë mjetet e nevojshmë për të shtuar kapacitetet e prodhimit të sexhadeve dhe punimeve te tjera artizanale.
Laboratori i saj i quajtur “Punime Artizanale Hand Made” përveç shtimit të kapaciteteve, tashmë është shndërruar në një nga pikat turistike të zonës për të apasionuarit e punimeve tradicionale.
Shiko videon në You Tube
-
Labinot Murrja
Labinot Murrja është një nga të rinjtë e fshati Luzni të Bashkisë: Dibër, i cili është rikthyer nga emigracioni për të ndërtuar të ardhmen e tij në trojet e të parëve. Pasi provoj disa eksperienca në emigrim, ai u rikthye me synime të qarta dhe me një ëndër të madhe, të zhvillojë turizmin në qarkun e Dibrës dhe kryesisht në tokat e trashëguara nga gjyshërit.
Ai e shndërroj pasionin e tij për natyren në një kamping pranë Drinit të Zi që të pa fjalë, duke e pagëzuar me emrin “Butterfly Camping” për vetë numërin e lartë të fluturave që ndodhen pranë këtij kampi pushimi. Kampingu i Fluturave është ndërtuar në zemer të maleve të Dibres, në një oaz magjepsës për aventurieret, adhuruesit e natyrës dhe relaksit.
Falë mbështetjes së Rural You, Labinoti arriti të ndërtojë dy shtëpi druri në harmoni totale me natyren, duke shtuar kështu kapacitetet e akomodimit për turistët në çdo stinë të vitit.
Gjatë viteve të fundit “Kampin e Fluturave” e kanë vizituar qindra e mijëra turist nga e gjithë Bota, duke mbetur të mhanituar nga natyra, akomodimi, sherbimi dhe ushqimi tradicional.
Me këmbënguljen e Labinotit për të krijuar diçka në vendlindjen e tij merr kuptim plotësisht shprehja “Guri i rëndë peshon në vendin e vet”.
Shiko Videon në You Tube
Sektori: Bujqësi
-
Moderna Muja
Moderna Muja e apasionuar pas mbarështimit të bletëve është një e re nga fshati Orçikël i Bashkisë së Kukësit, e cila ka vendosur që fëmijët e sajë ti rrisë në token mëmë. Pasioni për bletët, i trashëguar nga familja e saj dhe familja e burrit, kanë bërë që ajo ti përkushtohet mbarështimit të kësaj krijese të veçantë dhe shumë të dobishme për mbarë njerzimin.
E ndodhur në kushtet e një mbarështimi primitiv, falë mbështetjes së projektit Rural You, Moderna arriti të zgjerojë biznesin e saj duke siguruar koshere invovative mbarështimi, paisjet e nevojshme për vjeljen e mjaltit, shkrirjen e dyllit dhe prodhimin e ushqimit për bletët gjatë sezonit të dimrit.
Pasioni për të ushtruar dhe për të çuar përpara këtë profesion të mrekullueshëm ka bërë që Moderna ti privojë vetes disa kënaqësi urbane, vetem e vetem që t’ju ofrojë klienteve produktin më të mirë dhe më të shijshëm të mundshëm.
-
Dorina Ndreu
E rritur me dashurinë ndaj përkujdesjes së bimeve që në famijëri, Dorina Ndreu nga fshati Shkozë, Bashkia: Pukë, ka marrë pjesë në projektit Rural You me një projekt mjaft interesant, përpunim i bimeve medicinale duke i shndërruar në produkte tërësisht natyrore/organike të përkujdesit të lëkures të quajtur “Green Beauty”.
E diplomuar e në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyres, në degën Kimi dhe Teknologji Ushqimore, Dorina ka arritur të ndërthurë më së miri profesionin me pasion, për të sjellë pranë klienteve të kozmetikës produkte tërësisht bimore, të mbledhura në zonën e Pukës dhe të përpunuara në mënyrë artizanale.
Falë mbështetjes që sigurojë nga projekti Rural You, ajo arriti që të shndërrojë magazinen e saj në një laborator të mirfilltë për prodhimin e prudukteve kozmetike natyrore/organike siç janë: sapuni, shampo, gjalpi dhe serumi për flokët.
E pasur me bimë të tilla medicinale, Puka është një potencial i madhë për të realizuar iniciativa të tilla. Dorina është shembulli ideal i sipërmarrëses, që me pasion dhe vullnet ka arritur të shfrytëzojë potencialin e zonës, për të krijuar produkte autentike për një kozmetikë tërësisht natyrale.
-
Anjeza Zmakaj
Anjeza Zmakaj është vajza 22 vjecare, e lindur dhe e rritur në fshatin Xath, Bashkia Fushë Arrës e cila që në vogëli ka trashëguar pasionin për mbarështimin e bletëve. Aktualisht e punësuar si edukatore pranë Kopshtit në fshatin Xath, ajo përkujdesët në kohen e lirë për bletet e saja me të njejtin pasion dhe dashuri që përkujdeset për fëmijët e kopshtit.
Falë mbështetjes së projektit Rural You, Anjeza arriti të rinovonte magazinen duke e shndërrua në një laborator të mirfilltë për vjeljen e mjaltit, shkrirjen e dyllit dhe prodhimin e ushqimit për bletët.
Me sigurimin e këtyre paisjeve të mundësuar nga projekti Rural You, ajo ka arritur që të konsolidojë biznesin e saj, duke e kthyer në një aktivitet mjaftë fitimprurës dhe duke siguruar produkte me standarte ashtu siç i kërkon legjislacioni shqiptarë.
Bletët janë krijesa enigmatike që mbrojnë jeten e njeriut që nga zanafilla, mbështetja dhe konsolidimi i inciativave të tilla është burim jete për mbarë boten.
Shiko videon në You Tube
-
Ervin Çeraj
Ervin Ҫeraj, i njohur ndryshe si sipërmarrësi i bimëve aromatike – medicinale është lindur dhe rritur në fshatin Kamicë, Bashkia: Malësi e Madhe. Pavarsisht se ka kryer studimet e larta ne Fakultetin Ekonomik te Shkodres, Bachelor ne Turizem, Master profesional në Trashegimi Kulturore dhe Master Shkencore në Turizem të Qëndrueshëm, sërish të ardhmen e gjenë të lidhur ngusht me vendin e origjines nga ka rrënjët.
I rritur në një mjedis ku familja është marrë gjithmonë me kultivimin dhe grumbullimin e bimëve medicimnale, nuk kishte si të ndodhte ndryshe që edhe Ervini ta përqafonte më së miri këtë mënyrë të të bërit biznes.
Falë mbështetjes së projektit Rural You, ai arriti që të siguroj kapanonin e tharjes së bimeve aromatike – medicinale, i cili do ti shërbejë më së shumti gjatë stinëve me lagështirë të madhe.
Ashtu si pjesa tjetër e të rinjve përfitues edhe Ervini ka vendur që jeten e tij ta ndërtojë aty ku ka hedhur hapat e parë të fëmijërisë.
-
Mario Lala
Mario Lala është i riu 24 vjeçar nga fshati Mnelë e Madhe, Bashkia: Vau Dejës, i cili ka vendosur që biznesin e familjes ta cojë përpara pavarsisht sfidave të vështira. Një pjesë të femijërisë së tij e ka kaluar në emigrim, në Greqi, para se familja të merrte vendimin përfundamtarë për tu rikthyer në Shqipëri.
Kur i ati krijoj një fermë blegtorale, ai akoma nuk i kishte mbushur të 15-at. Shkolla e Mesme ka qenë një angazhim sfidues mes studimeve dhe punëve në fermë. Pas mbarimit të shkolles ka provuar sërish rrugët e emigrimit, por pa e gjetur veten në asnjë prej tentativave. Duke parë vështirësit e emigrimit, ai kuptoj që rruga më e mirë ishte ajo e rikthimit pranë familjes dhe përkushtimit ndaj fermës. Pjesmarja në trajnime dhe vizita të ndryshme jashtë Shqipërie, e kan bindur Marion që ti përkushtohet tërësisht fermës së tij blegtorale të quajtur “Shija e Traditës”, duke kërkuar mundësi të ndryshme financim për zgjerimin dhe zhvillimin e fermës.
Pasi kishe arritur të sigurojë më parë një mini-baxho për përpunimin e qumështit, Mario me mbështetjen e Projektit Rural You arriti të përfitonte një dhomë frigoriferike për ruajtjen e djathit, makineri të ndryshme për paketimin, etiketimin dhe promovimin e produkteve bulmetore.
Falë përkushtimit dhe dëshires për të zhvilluar biznesin e tij, aktualisht ferma “Shija e Traditës” është një nga fermat më të mëdha që zona e Vaut të Dejës ka.
Sektori: Mbrojtje e Mjedisit Rural
-
Martina Dedaj
Martina Dedja e lindur në fshatin me të njejtin emer në Bashkinë: Malësi e Madhe, është një nga aktivistet e shoqërisë civile më të njohura të zonës. Ajo prej vitesh punon në shoqaten ndërkombëtare VIS Albania. Si një njohëse e mirë e territorit, e kultures dhe e traditës në gjithë territorin e Malësisë, Martina në projektin Rural You ka ardhur me një ide krejtësisht ndryshe, zbutjen e përdorimit të qeseve plastike në gjithë hapsiren e bashkisë ku jeton, për një mjedis më të pastër dhe pa mbetje plastike.
Projekti i saj “Trasta Trend” u mirëprit dhe u mbështet nga fondi Rural You. Duke parë impaktin që vetë Martina kishe në zonë implementimi i këtij projekti e kishte susksesin e garantuar.
Falë mbështetjes financiare që morin nga Rural You, Martina me aktivitetet që ndërmori, ja doli që të bëhet një zë i fuqishem i përdorimit të trastave në vend të qeseve plastike, duke e kthyer trasten në një trend që nuk njeh moshë dhe as gjini.
Inciativa e saj ishte nga ato inciativat që përkoj në vendin e duhur dhe në momentin e duhur, pasi u ndërmor në të njëjten kohë me aprovimin e ligjit nga ana e Shtetit Shqipëtar për eleminimin e përdorimit të qeseve plastike.
Falë angazhimit dhe punës së përkushtuar të Martines, kjo iniciativë u mirëprit nga i gjithë komuniteti i Malësisë Madhe, ndërsa u bë një shembull që duhet ndjekur dhe duhet implementuar edhe në bashki e qarqe te tjera të shqipërisë.
-
Redina Bercaj
E diplomuar për Financë Kontabilitet, Redina Bercaj është një vajzë e re mjaftë aktive në qytetin e Koplikut, e cila që ne moshë adoleshente kishte pasion dizenjon.
Pjesmarrëse në shumë aktivitete të shoqërisë civile, në kauzat e mbrotjes së mjedisit dhe të drejtave të njeriut, ajo pati mundësi të zgjerojë horizontin dhe të prezantohet në projektin Rural-You me një nisme konkrete siç është projekti “Vepro Eko”, një iniciativë që kishte për qellim sadopak reduktimin e përdorimit të plastikës.
Falë mbështetjes së projekit Rural You, Redina arriti që ti jepte një hov zhvillimi biznesit të vogël të sapo krijuar Red Design & Crafts. Me sigurimin e arredimit të ambientit të zyrës dhe blerjes së paisjeve të nevojshme, ajo tashmë ka mundësi të realizojë dizenjo dhe të printojë adeziv për ti ngjitur pastaj në trasta pambuku shumërdorimshme apo filxhanë qeramikë dhe metalikë.
Me biznesin e krijuar, Redina ju ka shtuar mundësitë banorve të komunitetit të sugurojnë trasta me logo personale, që mund ti përdorin për të bërë pazarin ose për të mbajtur produkte të ndryshme të jetës së përdishme.
Të ndodhur në një situatë ku lumenjtë i kemi tejngopur me mbetje plastike, iniciativa të tilla janë gjithmonë të mirëpritura dhe shumë të dobishme për ti kthyer identitetin mjedisit që na rrethon.
Shiko videon në You Tube