Rinis puna për ndërtimin e brezit urban të bregdetit në Sarandë

April 3, 2020 || views

Nga Maela Marini 

TIRANË, prill/ATSH/ Në Sarandë ka rinisur puna për ndërtimin e brezit urban të bregdetit.

Lajmin e bëri të ditur sot Kryeministri Edi Rama, i cili ndau pamje nga punimet që po kryhen në qytetin turistik.

Punimet kanë rifilluar, pas ndërprerjes për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19.

Njësoj si Lungomarja transformoi Vlorën, ky investim pritet të ndryshojë faqen e Sarandës turistike.