Rikthehet dëbora! Do shkoni t’i gëzoheni?

February 27, 2020 || views

Veriu, verilindja dhe juglindja e Shqipërisë u gdhinë nën petkun e dëborës këtë mëngjes fundshkurti, ndërkohë që Tirana me mimozat e çelura e lulekumbullat në shpërthim, po pret pranverën. Edhe Dajti është zbardhur, duke ua bërë me sy kryeqytetasve një arratisje të shpejtë drejt bardhësisë, para se gjithçka të shkrihet nën shi ose diell, siç ka ndodhur pothuajse gjatë të gjithë këtij dimri, ku bora u shndërrua në një mysafire të rrallë e të dëshiruar.

Kështu, Vermoshi e Lëpusha, Razma, Thethi, Dibra e Kukësi, Puka e Librazhdi e sigurisht Korça me të gjithë fshatrat e saj, sidomos Dardhën e Voskopojën dhe Erseka e Leskoviku, ju ftojnë sërish ta mbyllni dimrin me një fundjavë të bardhë.

Ja disa prej sugjerimeve tona:

Shkreli Resort Qafështamë

Natyral Razma Resort

Bujtina Peraj Vermosh

Hotel Alpini Lepushë

 

Hotel Turizëm Puka dhe Hani i Përparim Laçit

 

Farma Sotira Leskovik

 

Guest House Kol Gjoni Valbonë