Rikonstruksioni i rrugës Pogradec-Tushemisht, ndikim pozitiv në ekonominë lokale dhe turizëm
December 22, 2019 || views
Nga Arlinda Gjonaj
TIRANË,/ATSH / Rikonstruksioni i rrugës Pogradec – Tushemisht pritet të ketë një ndikim të madh jo vetëm sa i takon rritjes së ekonomive familjare dhe lokale të zonave të përfshira, por edhe zhvillimit të turizmit
Projekti që financohet nga qeveria shqiptare dhe Banka Botërore po zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.
Aktualisht po punohet në ndërtimin e portaleve të 3 bokseve, gërmim dheu kasonete, si dhe shtrim i membranave gjeotekstil dhe shtresë çakëlli.
Projekti po ndiqet në mënyrë rigoroze lidhur me kushtet teknike, duke zbatuar të gjithë rregullat e sigurimit teknik.
Fondi Shqiptar i Zhvillimit në projektet e tij vë theksin në përmirësimin e infrastrukturës publike, në funksion të turizmit.
Në komunikim me qytetarët, më herët ky aks ka qenë një “pengesë” dhe shpesh përpiqej të anashkalohej nga banorët e zonës, ndërkohë për turistët një panoramë e shëmtuar për të arritur në një destinacion të kërkuar turistik.
Sot, drejt transformimit për të shijuar të gjithë udhëtimin paralel me liqenin e Ohrit, duke ndikuar në rritjen e frekuentimit të qytetarëve vendas dhe të huaj e rrjedhimisht në rritjen e ekonomive familjare dhe lokale të zonave të përfshira.
Rikonstruksioni i këtij aksi kontribuon gjithashtu edhe në një lidhje më të mirë ndërkufitare me Maqedoninë, por edhe ndikon në largimin e trafikut nga Bregu i Liqenit./a.gjonaj/j.p/
Burimi: ATA