Razma, bukuroshja e Veleçikut…

October 28, 2019 || views
Kjo që shikoni nëpër foto, është vetëm qendra e Razmës, që tani në vjeshtë ka një bukuri të shumëfishtë. Nëse vendosni të shkoni në Razëm, mos shkoni vetëm për një kafe ose për një ditë. Razma është më shumë se kaq. Është një tur i mirëfilltë disaditor, ku mund të viheni në kërkim të aventurave në natyrë, të zbuloni shtigje të reja, shpella, kanione, liqene… tur për të cilin ju ndihmon stafi i Natyral Razma Resort. Qëndrimi aty pastaj, do të jetë çlodhja e vërtetë pas shëtitjeve në natyrë.
Për më shumë foto, klikoni këtu