Qafështama, përmes tureve të përvojës, me nisje nga Shkreli Resort

September 17, 2020 || views

Shumë herë jua kemi ofruar Qafëshatëm si destinacion gjithëstinësh e sërish do ta bëjmë, duke gjetur qasje të ndryshme, që jua shpalosin të gjitha përmasat e saj të jashtëzakonshme. Këtë herë po ju ofrojmë disa ture interesante, të cilat mund t`i përjetoni duke u nisur nga Shkreli Resort.

A e keni vizituar ndonjëherë Parkun Kombëtar të Qafështamës? Nëse jo, jemi të sigurt që pas këtij artikulli, do të bëheni gati e do të shkoni menjëherë. Duke u nisur në rrugë të asfaltuar, rreth 50 km nga kryeqyteti, sapo të hyni në park do të gjeni monumentin e kulturës së “Kroit të Nënës Mbretëreshë”, aty ku historia fillon.

Ka shumë njerëz që gabimisht kujtojnë se Qafështama është vetëm kaq. Ne do t’ju tregojmë se po të ngjiteni më lart e të kaloni brezin e pishave të zeza duke hyrë në zonën e ahut në 1300 m mbi nivelin e detit, përveç shijimit të një prej rrugëve panoramike më të bukura në Shqipëri, do të gjeni edhe një bukuri tjetër mes natyrës. Atje ku është zemra e vërtetë e parkut. Shkreli Resort, një resort i kompletuar në fushën e hoteleri-turizmit, i ndodhur në Parkun Kombëtar të Qafështamës është hapur tashmë për klientë nga vendi e bota në çdo stinë.

Ky kompleks hotelier ofron mundësinë e akomodimit cilësor e bashkëkohor sipas standarteve europiane, një restorant tradicional e modern si dhe aktivitete të shumta për çdo grupmoshë, brenda e jashtë mjediseve të resortit. Filozofia e “Shkreli Resort” është që të bëni pushime aktive, ndaj vazhdimisht drejtuesit e tij krijojnë mënyra nga më të ndryshmet se si mund të kënaqen të gjithë. Më poshtë, ju tregojmë disa prej nga tureve më të kërkuara të “Shkrelit”, që mund të jenë të përshtatshme edhe për ju: Ja prej disa nga tureve më të kërkuara të “Shkrelit”, që mund të jenë të përshtatshme edhe për ju:

1. Turi i Luleshtrydheve

Kampi Shkreli është i tejmbushur me luleshtrydhe të egra bio, të cilat shtohen vit pas viti dhe presin të mblidhen nga vizitorët e tij. Të ndodhura në Shtegun e Luleve, ajo çfarë ju duhet është një shportë apo një kupë dhe ejani mblidhini vetë e provoni shijen e vërtetë të luleshtrydheve të vogla, krejtësisht e ndryshme nga ajo që jeni mësuar të shijoni nga luleshtrydhet e kultivuara.

 

2. Tour 4×4 adrenalinë :

A jeni të apasionuar pas jetës së aventurës? Epo, Qafështama është vendi perfekt për të shijuar mrekullitë e egra të natyrës së mbrojtur.

Falë biçikletave malore dhe motorave 4×4, ju do të keni mundësinë e një shëtitjeje elektrizuese në shtigjet natyrore me një guidë profesionale e cila do t`ju mësojë historinë e kulturën e hershme të parkut kombëtar të Qafështamës, që si një zonë natyrore e banuar, zë fill në shekullin e fundit të mijëvjeçarit të kaluar.

 

3. Tour informues-kulturor / atelie mjedisore:

Nëse dëshironi një guidë të qetë apo më pak aktive, por njëkohësisht të mësoni rreth florës e faunës apo historisë së hershme të zonës së Qafështamës dhe “Shkreli Resort”, stafi do t’ia u ofrojë këtë mundësi. Në këtë tur do të mësoni më tepër rreth mënyrës së shërbimit të ish – kampit qeveritar ( tashmë “Shkreli Resort” ); shtëpisë së mbretit Zog ( që ndodhet 5 km larg nga Shkreli) furra e bukës me dru, lavanderia, dushet dhe mjediset e tjera të personelit të shërbimit, të cilat datojnë vite e vite më parë. Duke qenë zonë e mbrojtur që prej vitit 1966, kjo ka krijuar mundësinë e ruajtjes së këtyre gurëve të hershëm dhe krijimit të një larmishmërie fantastike të florës e faunës.

Specialistët dhe studiuesit e botanikës thonë se në Parkun e Qafështamës, ndodhen të paktën 15 lule të veçanta të cilat çlirojnë oksigjen pozitiv në shërimin e rrugëve të frymëmarrjes, bimë të cilat nuk gjenden në zona të tjera të Shqipërisë. Gjatë shëtitjes rreth e qark resortit mund të shijohen panorama që shtrihen deri në Detin Adriatik në perëndim dhe Burrelit në lindje, prej ku tashmë shquhen konturet e Urës së re të Vashës.

Nuk na mbetet gjë tjetër, veçse t’ju themi që nëse dëshironi t’i shikoni vetë mrekullitë që ofron Parku Kombëtar i Qafështamës dhe “Shkreli Resort”, ata ju mirëpresin në cdo kohë!