PUKA, NË RRUGË TË MBARË PËR ZHVILLIMIN E TURIZMIT TË QËNDRUESHËM
November 10, 2019 || views
Më dt 7 Nëntor 2019 në Pukë, z. Ndoc Mulaj aktivist pë zhvillimin e turizmit malor, së bashku me kryetarin e bashkisë z. Gjon Gjonaj, drejtorin Yunus Social Business Balkans z. Shkëlzen Marku, drejtorin e AgroPuka z. Sabah Djaloshi, përfaqësues të tjerë nga bashkia Pukë e Fushë Arrës, si dhe aktor të tjerë të zhvillimit të turizmit, inaguruan përmbylljen e projektit të përfundimit të mbi 100 kilometër shtigje turistike. Ky projekt ka filluar para dy vjetësh me iniciativën e djalit pukjan z. Shkëlzen Marku, me pyetjen: “Çfarë mund të bëjmë për turizmin në Pukë?”
Gjatë punës nëpër këto shtigje, dy kanë qenë momentet më befasuese që kanë të bëjnë direkt me zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm. I pari, përgjatë shtegut Shkozë – Livadh Hamzi, kur në kryqëzimin e Gjethbaje për te Shpella e Orëve u realizua takimi me specialistët që po shkonin drejt Shpellës së Orëve për të projektuar kanalin e Hec-it, që do fuste ujin e prronit të Shkozës dhe që do të shkatërronte njërin prej atraksioneve më të bukura e më strategjike të turizmit në Pukë, Shpellën e Orëve. Rasti i dytë, në Gjegjan kur po montoheshin tabelat dhe u realizua me punonjësit e Drejtorisë së Shërbimeve të ardhur nga Puka që po bënin pastrimin e mbeturinave në Gjegjan.
100 kilometra shtigje turistike malore, të pastruara, të markuara me GPS, me bojë dhe me tabela drejtuese e informuese, përgjatë gjithë tyre me fruta pylli, si drethëza, mjedrra, boronica, manaferra, kaça, kulumria, dëllinja të zeza e të kuqe, kërpudha dhe shumë monumente natyrore, kulturore e atraksione turistike, dhe sidomos shumë të përshtatshme për turizmin familjar, nuk i ka sot asnjë bashki tjetër sot përveç Pukës. Duke shtuar edhe bujtinat për pritjen e turistëve, që po hapen përgjatë tyre, si edhe mikpritjen e shkëlqyer pukjane, e cila sot është e pashoqe.
Ndaj sot mund të thuhet me bindje se, Puka është pak e vonuar por në rrugën e mbarë të ZHVILLIMIT TË QËNDRUESHËM të turizmit malor.
Burimi: Kliko këtu