Prizreni, qyteti me histori dhe bukuri të shumta natyrore

November 20, 2022 || views

Në këtë qytet të vjetër, gjithçka historike gjendet për rreth rrjedhës së ujit të shatërvanit.

 

Kalaja e Prizrenit, Lidhja e Prizrenit, Lumëbardhi i Prizrenit, Xhamia e Sinan Pashës, Kisha Ortodokse, Hamami i Prizrenit të gjitha në një vend janë pak metra larg njëra- tjetrës.

 

“ Për herë të parë në Prizren më ka sjellë partneri im i biznesit. Nuk e kam pritur që përveç kryeqytetit të ekzistojë edhe një qytetet tjetër kaq i bukur. Këtu gjej një trashëgimi kulturore dhe një multietnicitet, e po ashtu njerëzit janë shumë të ngrohtë. Këtu ka shumë ndërtesa të bukura dhe më ë rëndësishmja ushqimi është fantastik”, tha Wolfgang, turist nga Austria.

 

E për t’i parë të gjitha përnjëherësh nga një këndvështrim tjetër, turistët zgjedhin lëshimin me parashuta nga maja e Cvilenit me një lartësi prej 1300 metra.

 

“ Për mua Prizreni është shumë i bukur, më është përshtatur mjaftë shumë, prandaj dua ta shoh një herë nga lart. Më së shumti në Prizren më pëlqen kalaja sepse aty bashkëshorti im më propozojë për martesë”, tha Mirjam Hajdaraj.

 

Të gjitha këto e bëjnë Prizrenin një ndër qytetet më të vizuara në Kosovë dhe jo vetëm nga turistë të rajonit por tërë bota.