Piktori francez që u magjeps nga veshjet shqiptare
February 4, 2020 || views
Piktori mbeti i magjepsur nga ecja e tyre krenare, shkëlqimi i armëve dhe veshjet e mahnitshme, sidomos nga fustanellat e bardha që mbanin shqiptarët.
Jean-Léon Gérôme (1824-1904), piktori dhe skulptori që lindi në Vesulë (Vesoul) dhe studioi në Paris, do të lintenjë sërë pikturash me motive nga veshja shqiptare. Gjatë udhëtimit të vitit 1856 në Egjipt, në shqoqërinë e mikut të tij, skulptorit Auguste Bartholdi (1834-1904, i cili më vonë u bë me famë si projektuesi i satujës së Lirisë, në Nju Jork), u mahnit nga ngjyrat dhe aromat e Lindjes.
Udhëtimi pati një ndikim të rëndësishëm në veprat e tij të mëvonshme, duke e bërë shumë të suksesshëm atë, si piktor i motiveve dhe temave orientale.
Me temë nga Lindja, udhëtimi vendimtar që do të shenjonte punët e artistit, veprat e kësaj natyre zënë një vend të rëndësishëm në krijimtarinë e tij. Siç e theksuam, ai vizitoi Egjiptin e shekullit XIX, asokohe pjesë e Perandorisë Osmane nën sundimin e dinastisë shqiptare, të themeluar nga Mehmet Ali Pasha (1769-1849). Në të tilla rrethana, shumë shqiptarë, më së shumti jeniçerë, ishin vendosur në brigjet e Nilit.
Piktori mbeti i magjepsur nga ecja e tyre krenare, shkëlqimi i armëve dhe veshjet e mahnitshme, sidomos nga fustanellat e bardha që mbanin shqiptarët.
Gerome, deri në fund të jetës vazhdoi të hidhte në telajo tematikën shqiptare, piktura që po i risjellim në vëmendje./KultPlus.com