Peja dhe Rugova, çfarë kartolinash të bukura vjeshte!
November 10, 2020 || views
Në një kohë të trazuar e plot ngjarje që vjedhin vëmendjen dhe përditshmërinë e të gjithëve, ku kryefjala e mediave, portaleve, politikës dhe popullit të thjeshtë është Covid-19 dhe zgjedhjet në Amerikë, duket sikur askush nuk e ka mendjen tek natyra.
Në fakt ajo është vetmja që vazhdon ciklin e saj siç ka bërë këtu e mijëra vjet, duke qenë përherë e bukur e gjithaq e ndryshme çdoherë.
Dhe për fat të mirë, jo të gjithë janë rrëmbyer nga vorbulla e trishtueshme e pandemisë. Ka plot njerëz që nuk e kanë lënë natyrën t`i përcjellë stinët pa vëmendje, përkundrazi; kanë fiksuar pamje të mahnitshme gjatë udhëtimeve ose shëtitjeve në natyrë, nëpër parqet e qyteteve, shtigjet natyrore, malet, liqenet e kudo ku i kanë udhëtimet e tyre
Këto foto të bukura nga Peja dhe malësitë e Rugovës, që na vijnë nga Zyra e Informacionit Turistik të Pejës, janë një shkëputje e bukur nga realiteti i trishtë e mbytës, duke ushtruar tek ne forcën qetësuese të terapisë mendore e shpirtërore, të cilën vetëm natyra mund ta ofrojë.
Shijojini!
Më shumë bukuri nga Peja: www.pejatourism.org