Parku Kombëtar i Dajtit është zbukuruar nga Boçëbora e mbretëreshës Ollgë
May 1, 2020 || views
Boçëbora – Lulja e Shpresës Kundër Sklerozës
Parku Kombëtar “Mali i Dajtit” është zbukuruar nga Boçëbora e mbretëreshës Ollgë, një nga lajmëtaret e para të ardhjes së pranverës.
Ajo shpesh krijon lëndina të bardha, jo vetëm në Dajt por edhe në Qafën e Qershisë, Shkallën e Tujanit, faqet perëndimore të Malit me Gropa, etj
Ajo njihet si Lulja e Shpresës dhe vjen me premtimin e pranverës, jetës dhe lindjes pas dimrit.
Sipas legjendave të ndryshme, kur Adami dhe Eva u përzunë nga Kopështi i Edenit ishte dimër dhe po binte dëborë. Eva derdhi lotë për ngrohtësinë e munguar të Parajsës dhe Zoti e mëshiroi duke i transformuar flokët e dëborës në boçe të vogla të bardha për ta ngushëlluar.
Boçëbora përmendet edhe tek Iliada e Homerit. Hermesi i jep Odiseut një tonik me këtë lule bardhoshe e cila e bëri atë imun ndaj magjisë së shtrigës Circe.
Efektet Anësore Të Helmimit Prej Lules
Ndonëse ekspertët nuk rekomandojnë konsumin e kësaj luleje sepse është helmuese.
Konsumi i saj mund të ndodhë edhe aksidentalisht sepse ngatërrohet lehtë me qepën e njomë.
Efektet anësore përfshijnë: marramendje, të përziera, diare dhe në raste ekstreme ajo mund të jetë vdekjeprurëse.
Kjo nënkupton se njerëzit duhet të tregojnë kujdes me dozat nëse e përdorin atë pas konsultave me mjekë popullore.
Lulja Premtuese Për Trajtimet Kundër Sklerozës
Sipas të dhënave të cilave u referohet AgroWeb.org, industria farmaceutike ka krijuar prej saj ilaçin Galantamine për gjumin por edhe për trajtimin e sklerozës dhe Alzheimerit.
Galantamine është edhe emri i përbërësit më aktiv të lules.
Përdorimi i kësaj luleje është vënë re në disa qyteza të Bullgarisë kundër poliomelitit tek fëmijët.
Trajtimet kanë rezultuar të suksesshme dhe në asnjë prej rasteve, fëmijët nuk u paralizuan sepse kjo lule stimulon sistemin nervor dhe ndërveprimin e qelizave në tru.
Kjo lule interesante është tashmë subjekt testesh dhe eksperimentesh si kurë kundër HIV/AIDS. /AgroWeb.org