PALMA, Marka shqiptare që synon të globalizojë arrorët shqiptarë

November 19, 2023 || views

Prej shtatë vjetësh kompania shqiptare “Palma” i është futur punës për të sjellë arrorët shqiptare në standardet globale. Puna me fermerët, konsumatorët dhe plani për të ardhmen e kompanisë shqiptare që synon të globalizojë lajthinë shqiptare
Është herët në mëngjes. Agroni ka filluar tashmë nga puna për t’u kujdesur për plantacionin e tij të lajthive. Teksa na sheh që afrohemi, gjithë krenari na thotë se këtë vit, lajthitë do të jenë shumë të mira.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Fruta të thata Palma (@palma_nuts)

Ai është një nga fermerët i cili prej pesë vjetësh tashmë bashkëpunon me kompaninë Palma për të shitur prodhimin e tij. Kompania e frutave të thata “Palma” është e vetmja markë që ka arritur të sjellë në mbi tre mijë pika në Shqipëri një kultivar shqiptar, siç është lajthia visoka, të paketuar nën standardet europiane.

Por sigurisht, historia se si ata arritën këtu është shumë më e gjatë. E gjitha ka nisur mbi shtatë vjet më parë, kur drejtuesit e kompanisë Palma i vendosën vetes një qëllim: Të sjellin produktin natyral vendas në tryezat e gjithë shqiptarëve, dhe në të njëjtin standard siç tregtohen produktet europiane e globale.

“Të tregtosh produkte shqiptare është një sfidë. Për ne është sigurisht më e lehtë të sjellim produkte nga jashtë, por ne donim që të sillnim pikërisht lajthinë shqiptare, sepse besojmë tek potenciali që ajo ka. Ne e dimë që kjo nuk është një rrugë e thjeshtë. Ka mbi shtatë vjet që kur e kemi filluar këtë rrugëtim me vetëm dhjetë fermerë dhe sot numërojmë rreth shtatëdhjetë të tillë, të cilët na sigurojnë prodhimin e tyre të përvitshëm sipas standardeve të kërkuara”, na tregon drejtuesi i kompanisë Palma, Çlirim Meçani.

Ai na tregon se pavarësisht sfidave me të cilat hasen për të ruajtur cilësinë dhe sasinë e kërkuar nga tregu, ndjen shumë kënaqësi sepse po fuqizon prodhuesin lokal, si dhe nga ana tjetër i sjell konsumatorit një produkt aq të dashur, si lajthia e vendit, me shijen e të cilës të gjithë ne jemi lidhur afektivisht që nga fëmijëria.


Në fakt, kompania Palma ka disa vite që gjithmonë e më shumë dëgjon dhe vë në zbatim atë çfarë konsumatori i thotë. Në 2020, ata vendosën që t’i jepnin më shumë zë mendimit të konsumatorit. “Donim që në tavolinën tonë të vendimmarrjes të kishim edhe mendimin e atyre që I shijojnë produktet tona,” tregon Z.Meçani. Rezultati i parë dhe më i prekshëm i këtij ndryshimi, është paketimi i ri, i cili ka vetëm pak kohë që ka dalë në treg dhe reflekton kërkesat e ardhura nga konsumatorët.

Kompania Palma e nisi këtë proces duke zhvilluar një bisedë të gjerë me konsumatorin dhe duke i pyetur se çfarë ata kërkonin nga një produkt shqiptar por dhe nga vetë kompania. Konkluzionet e këtij procesi ishin mjaft interesante. Konsumatori shqiptar donte produktin lokal, kërkonte transparencë dhe mbi të gjitha, kërkonte të dëgjohej mendimi i tij në çdo hap. Pikërisht prandaj, në paketimin e ri gjenden elementë që pasqyrojnë këto kërkesa.

“Në këtë paketim, përveçse kemi përmirësuar cilësinë, duke u përshtatur me standardet më të fundit evropiane, kemi përfshirë dhe elemente që i japin konsumatorit më tepër pushtet si dhe informacion mbi produktin dhe rrugëtimin e tij.”

Por, si në çdo biznes, sapo kalon një pengesë dhe bën një hap përpara, në horizont sheh të rradhës. Kur e pyesim drejtuesin e kompanisë se cila është kjo sfidë e rradhës, ai buzëqesh dhe na thotë se sigurisht bëhet fjalë për të sjellë sa më shumë produkte shqiptare në treg.
Ai na tregon se qëllimi i tyre i rradhës është të sjellin në të ardhmen e afërt në treg dhe arrën shqiptare, si një produkt që së bashku me lajthinë kanë potencialin për t’u tregtuar jo vetëm në vend, por për të konkurruar dhe në arenën globale.

“Qëllimi ynë si markë është të jemi një markë sa lokale, aq dhe globale. Duam të jemi një markë lokale e cila i ofron konsumatorit produktet më të mira globale, por gjithashtu t’i japim mundësi produktit shqiptar për të konkuruar globalisht.”