Numri i ri i Travel Magazine – destinacione dhe itinerare për gjithë vitin

December 6, 2019 || views

Ky numër i revistës Travel doli në treg pak para ngjarjes tragjike që përjetoi Shqipëria dhe sigurisht dalja e tij nuk kishte e nuk mund të ketë vëmendjen e përhershme, në një kohë kur plagët e tragjedisë janë akoma të hapura. Por në emër të jetës, në emër të së bukurës, në emër të atyre që duan të udhëtojnë e që udhëtimin mund ta përdorin në këtë rast si terapi shëruese, ne e kemi shpërndarë numrin e ri, bashkë me urimin që kjo tragjedi të mos ketë më pasoja të tjera më të rënda se qto që pati dhe që plagët e saj të mbyllen sa më shpejt e pa shenja të fortë

Udhëtimi është një prej kurave më shëruese për një shpirt të lënduar, që kërkon t`i largohet traumave dhe dëshpërimit dhe jo vetëm sot. Kështu ka qenë gjithmonë. Sikur edhe virtualisht të udhëtoni nëpër faqet e numrit të ri, do t`ju sjellë patjetër ndjesi pozitive.

 

Kështu në këtë numër do të lexoni:

Editoriali nga Irhan Jubica

Shtigjeve të ekspertizës ndërkombëtare

 

Fokus nga Zhaklina Rira

Përqendrimi tek turizmi mund të rrisë të ardhurat në ekonomi dhe të zbusë varfërinë sociale në Shqipëri

 

Intervista – e ftuara e veçantë, nga Flora Xhemani Baba

Angjelina – shtojzovallja e Diasporës

22 vjet  – më shumë se katër breza fëmijësh që rriten e rrisin fëmijët me dashurinë për vallen shqiptare, mëkuar prej saj në Diasporën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës

 

Destinacione & itinerare (që mund t`i vizitoni gjithë vitin)

Dibra, destinacioni i 365 ditëve – një përshkrim i pikave më të bukura të qarkut verilindor (nga Zyra e Informacionit Turistik Dibër)

Rabdishti, kryevepra dibrane e gdhendur në gur (nga esnik Alku)

Berati i mjeshtrave – një vizitë mes artizanëve të Qytetit të Bardhë (nga Alma Lahe)

Përmeti, dashuri që kalon nga zemra, stomaku, sytë dhe mendja (nga Cesvi Përmet)

Shkreli, destinacioni i çdo stine – nga Reçi i gështenjave, tek itineraret unike që nuk duhen humbur (nga Vis Albania)

Dhjetë itinerare që ju zbulojnë një Krujë ndryshe (nga stafi i menaxhimit të destinacionit Krujë)

Parku i Sllatinës, bukuri e fshehur në gji të Prishtinës (nga Zhaklina Rira)

Shëngjergji, arratisja e gjelbër e Tiranës

 

Tradita – Një tur nëpër muzetë etnografikë lokalë të Shqipërisë

Muzeu i Dibrës, pasuri e çmuarjo vetëm lokale (nga Morena Ruçi)

Shtëpia muze  e Aleksandër Moisiut – mes thesareve dhe historisë durrsake (nga Laureta Muneka)

Muzeu Etnografik i Vlorës,  vatër e ngrohtë me motive Labërie (nga Aurela Lamepetro)

 

Nga Eda Geci

Si kthehet një dashuruese udhëtimesh në udhërrëfyese

Rruga ime drejt formimit si guidë turistike

 

Destinacione Ballkani

Boka Kotorska ose Gjiri I Kotorrit – gryka alpine e bregdetit ballkanik (nga Rozafa Topalli)

Nga Ulqini në Tivar, Shën-Stefan e Budva

Destinacione që i kemi në derën e shtëpisë por shumica e tyre janë pasuri e UNESCO-s dhe vizitohen prej turistësh nga e gjithë bota, si vendee që duhen vizituar së paku një herë në jetë

Holiday Village Montenegro – pushimet perfekte që po kërkonit për ju dhe familjen tuaj

 

Montenegro Famtour, turet inspektuese që krijojnë destinacione

Info turi i radhës ishte me ATHS

 

MADE IN ALBANIA

Aromë Ilirie – për të kujtuar dhe për të harruar

Mirë se vini në Illyrian Saloon, vendi ku rrënjët e Ilirisë duken kudo

Festa e Gështenjës në Malësi të Madhe, aktivitetet nga  VIS Albania

Malësia e Madhe, vatra e bimëve të egra mjekësore – aromatike

Gloria – epoka e artë e Tiranës së fisme, në një restorant-hotel-piceri, në zemër të kryeqytetit

Të njohësh historinë e një vendi, përmes verërave

Një përshkrim i disa verërave shqiptare nga somelierja e pare femër në Shqipëri, Entela Cenko