“Një trokitje gotash për turizmin” nga Albanian Excellence dhe Travel Magazine
April 2, 2024 || views
“Një trokitje gotash për turizmin” ishte ftesa që iu drejtua operatorëve turisitikë të cilët u vlerësuan me çmime në eventin e parë të certefikimit të këtij sektori të ekonomisë si dhe dashamirës të turizmit. Ftesa erdhi nga Albanian Excellence dhe Travel Magazine Balkans, ndërsa mikpritja u zhvillua tek Hotel Amelia Mare, Golem.
Në takim merrnin pjesë miq dhe fitues të edicionit të parë të Tourism Grand Excellence.
Një mbrëmje e shoqëruar nën tingujt e mrekullueshëm të Frederik Ndocit dhe Alisa Barakut, shoqëruar me një gotë verë, si dhe bisedave miqësore dhe atyre profesionale.
Amelia Mare, u përzgjodh me kudjes për zhvillimin e ketij eventi, pasi është një ndër strukturat e reja akomoduese me një kapacitet prej 240 dhomash, e cila hapi dyert për të gjithë turistët në verën e vitit 2023.
Flora Nikolla, drejtuesja e Albanian Excellence, me entuziazëm shprehu mirënjohjen për pjesëmarrësit në edicionin e parë të Çmimve të Turizmit si dhe dekalroi se po fillon puna për edicionin e dytë, ku të tjera stuktura dhe operatorë do të kalojnë në vlerësim jurie dhe do të vlerësohen. Ajo rrëfeu mes emocionesh, këmbënguljen për ta kurorëzuar këtë projekt, për t`ia bashkangjitur projekteve të tjera të ekselencës, ku ajka e shoqërisë shqiptare brenda e jashtë Shqipërisë, është vlerësuar në mënyrë dinjitoze, qysh prej vitit 2012, në aktivitete të nivelit të lartë, nga Shqipëria, deri në Nju Jork. Turizmi, si pjesë e rëndësishme e ekonomisë, ka nevojë të evidentojë ekselencat e veta dhe Tourism Grand Excellence nuk ishte gjë tjetër veçse platforma ku më të mirët e turizmit të çdo fushe u nderuan e u vlerësuan. Nikolla shtoi se edicioni i dytë do të jetë një angazhim akoma më i madh, për të certifikuar punën e një viti të tërë, në bashkëpunim me profesionistët e fushës.
Flora Xhemani Baba, drejtoresha e Travel Magazine shpjegoi rëndësinë e përzgjedhjes së vëndit për këtë “trokitje gotash për turizmin”: Këmbënguilja jonë për njohjen e strukturave të reja por sidomos takimi i tyre me tur operatorët e rëndësishëm shqiptarë, është hallkë shumë e rëndësishme në zinxhirin e ofertës turistike dhe njëkohësisht hap i domosdoshëm për vlerësimin objektiv të tyre, për t`i përfshirë në fokusin e projektit tonë për vlerësimin e më të mirëve”. Më tej ajo u shpreh: “Ftesa gjithashtu iu bë edhe miqve e kolegëve tanë të medias, gazetarëve dhe ekspertëve të ekonomisë, të cilët gjithashtu duhet të njohin nga afër strukturat turistike shqiptare, për një vlerësim sa më afër reales dhe për të qenë të vërtetë në analizat dhe vlerësimet e tyre”.
Shqipëria pa dyshim po jeton ditët e saj më të lumtura në turizëm por kjo nuk do të ishte e mundur pa operatorët turistikë, të cilët edhe përmes vështirësive jo të vogla, kanë ndërtuar një imazh mjaft pozitiv për turizmin. Ndaj dhe urimi ynë në këtë dolli që ngritëm së bashku, ishte për një sezon turistik sa më të frytshëm e të suksesshëm!