Nga Korça në Kolonjë, mes aromave dhe shijeve sa unike aq edhe aristokrate

October 31, 2019 || views

Me mbresa krejt të freskëta prej një pune gati 9-mujore për pregatitjen e një botimi voluminoz si Korça Guide, mund t`ju rekomandojmë pak nga gjithçka, sepse Zona e Korçës dhe e Kolonjës ka një kulinari aq të pasur saqë nuk do t`ju mjaftonte as një tur javor për të shijuar e njohur të gjitha gatimet e mrekullueshme që duhet thënë se nuk do t`i gjeni dot në asnjë zonë tjetër të Shqipërisë.
Por do të ishte shumë e vështirë t`ju sugjeronim gjithçka, kështu që do ndalemi vetëm në disa prej vendeve që nuk duhen humbur kurrsesi në rrugëtimin tuaj prej 44 kilometrash nga Korça në Kolonjë.

 

Ju mund të niseni nga kudo për të qenë në Korçë, kështu që nuk po zgjatemi me shpjegimin e mënyrave se si duhet të shkoni atje por se çfarë duhet të bëni me të mbërritur atje.
Dhe natyrisht gjëja e parë që duhet të bëni është të ndaleni tek Pazari i Vjetër, ose destinacioni më i ri i Korçës. E meqë supozojmë se është herët, fillojeni me një kafe apo çaj tek Cozy Tea & Spice House, një vend ku do të gjeni që nga çajrat bimore të zonës, e deri tek mëngjeset e traditës apo gatimet e sofisitikuara mëngjesore.

 

 

Pak “mesjetë” në Pazarin e Vjetër
Ajo që nuk duhet të lini pa vizituar në të gjithë Pazarin, është Hani i Pazarit, dikur vendi ku bujtnin karvanet e shumta tregtare e sot, një butik hotel i klasit të lartë, që me të përuruar hapjen, u bë menjëherë jo vetëm zgjedhja e parë e turistëve por edhe qendra e aktiviteteve kulturore e artistike dhe vendi i takimit të personaliteteve të larta të vendit e të huaj. Por Hani i Pazarit nuk është vetëm një hotel klasi por edhe vend ku kuzhina korçare vjen në formë arti, e servirur në ambientet më të bukura që mund të keni parë ndonjëherë.
Pastaj patjetër, pasi të bëni një shëtitje nëpër Pazar, për të admiruar arkitekturën e tij të mrekullueshme që megjithëse e restauruar në vitin 2015, ju çon thellë në mesjetë, në kohën kur dyqanet, hanet e sheshet ishin të ndërtuara me dru, hekur e kalldrëme guri, duhet të ktheheni për një raki mani te Komiteti Kafe Muzeum. Ky vend i veçantë është mëkat të quhet vetëm një bar sepse është në fakt jo vetëm një muze por edhe një tempull arti ku përveç objekteve deri edhe qindravjeçare të trashëgimisë shqiptare do të gjeni edhe koleksionin më të madh të rakive, pijes karakteristike të Shqipërisë. Ne, siç ju thamë, ju sugjerojmë atë të manit.

 

Bulevardi Korçës, ka bukuri pa masë
Është e tepërt t`ju tregojmë për Korçën, se e kemi bërë shumë herë nëpër artikuj të revistës e megjithëse ajo ndryshon e zbukurohet përditë, prapë mbetet e njëjta. Sikur edhe vetëm një xhiro në Bulevardin “Shën Gjergji” apo siç i thuhet shkurt, në pedonale, do të mjaftojë për të marrë pak nga sqima e saj aristokrate, sqimë që e ka rifituar me rinovimin e gjithë arkitekturës, përmes investimit madhor të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan. Mirë do të ishte që ta merrnit me nge, të bëni një vizitë tek Muzetë (Muzeu i Arsimit e së fundi edhe Muzeu i fotografisë “Gjon Mili”), të vizitoni katedralen “Ngjallja e Krishtit”, por nëse nuk keni kohë për më shumë, së paku të shijoni “një kafeçkë” bre! Është kaq e mirkë në të gjitha baret e pedonales! Pale një ëmbëlsirë artizanale tek pastiçeri Dajana!
Tani, vendosni vetë për një drekë të shijshme; ose tek Chris House për një fasule pllaqi në tavë balte, një gotë verë të mirë, sallatëra e turshi të veçanta e Mishra të pjekur siç vetëm korçarët dinë t`i bëjnë, ose kthehuni tek Taverna “Pazari i Vjetër”, apo tek cilado tavernë tjetër me gatime tradicionale që ndodhen në sheshin e Pazarit. Themi drekën sepse darkën duhet ta shijoni patjetër tek Vila Cofiel. Kjo vilë karakteristike korçare, nuk është thjesht një vend i bukur për të ngrënë darkë por nje tempull i gastronomisë ku gatimet e Korçës kanë kaluar në nivelin e veprave të artit, përsosur nga talenti individual i të zotërve të shtëpisë. Thonë se nëse nuk shijon një darkë me gatime karakteristike e me muzikë serenatash live të Vila Cofiel, zëre se s`ke qenë fare në Korçë. Kështu thonë. Ju mbetet të shkoni e ta provoni. Për shembull nuk e dimë se ku tjetër mund të provoni kofshë gici me birra dhe mustardë. Po kujdes me prenotimin paraprak sepse nuk ka mënyrë tjetër për ta frekuentuar, përveçse nëpërmjet prenotimit.
Për akomodim, nuk po ju sugjerojmë asnjë hotel sepse çdo zgjedhje që do të bënit do të ishte e duhura por nëse e keni mundësinë, hidhini një sy sugjerimeve të Korça Guide, e sapohedhur në treg.

 

Drejt aromave dehëse të Kolonjës
Shpesh e ngatërrojnë me Korçën, për bukurinë, pastërtinë, ajrin e shëndetshëm, qytetarinë e spikatur, gatimet e shijshme e sidomos atë tisin aristokratik që mbulon jo vetëm qytetin e vogël e të pastër të Ersekës por edhe shumë prej fshatrave karakteristikë. Por Kolonja nuk e pranon këtë dhe me të drejtë. Sepse ajo ka identitetin e vet të spikatur dhe të gdhendur përmes shumë treguesve, që nga njerëzit, e deri tek detajet e jetës së përditshme. Shumë personalitete të shoqërisë shqiptare kanë dalë pikërisht nga Kolonja e mjaft të përmendim Fan Nolin apo Faik Konicën, kuptohet lehtësisht pesha e përmbajtjes së lartë të intelektit e kulturës që kjo zonë mbart. Muzika kolonjare, ndër më të ëmblat në të gjitha trevat shqiptare, ka dalë gjithashtu jashtë kufijve të krahinës, duke e spikatur zonën edhe në këtë fushë.
Por meqë kemi vendosur që t`ju udhërrëfejmë përmes kulinarisë, aty do të ndalemi.
Sepse në Kolonjë ju kemi sjellë për të shijuar një lakror misri ose pacarok, lakror me dy petë, byrek (mesnik) me petë të pjekura, petulla të fshira, petulla të mbushura, pulë të mbushur me arra, kukurec, kolloface, pispili, lakror me dy petë, lepur i egër çomlek, Bakllava, brushtull (petë të mbështjella me arra), zahiretë e dimrit, petët, roshnicat , tërhanin e thartë, tërhanin e ëmbël, mollët erëmira dhe të gjitha frutat e tjera që jo vetëm bëhen reçelra e gliko por edhe thahen apo piqen në furrë, në oxhakë e shoqërohen me pijet dhe rakitë e zonës.
(këtë paragrafin e ke gati)
Sepse në Kolonjë ju kemi sjellw   to enjoy a “lakror misri” or “pacarok”, “lakror me dy petë” (traditional pie), “byrek ose mesnik me petë të pjekura” (special pie with baked noodles) , “petulla të fshira, petulla të mbushura” (pancakes), pulë e mbushur me arra (Chicken filled with nuts), pispili, kukurec, kolloface , lepur i egër çomlek, (meat dishes), Bakllava, brushtull osepetë të mbështjella me arra, (deserts), zahiretë e dimrit, petët, roshnicat , tërhanin e thartë, tërhanin e ëmbël, (preserves) sweet apples and all other fruits that not only become marmalade, but also can be dried or baked in the oven, in the chimneys and accompanied by drinks of the area, as the traditional raki.

E ku mund të shijohen më mirë të gjitha këto sesa tek Luli e Maqo! Në fakt restoranti, që ju pret në hyrje të Ersekës, quhet “Inxhujo” por të gjithë ata që kanë shijuar gatime nga duart e arta të Lulit e mikpritjen e tyre me shtatë yje, i konsiderojnë tashmë miq të afërt, tek të cilët trokasin sa herë gjenden në Ersekë. Të shkolluar në fushën e kulinarisë që në rininë e tyre, ata janë kthyer tashmë në artistë të gatimeve kolonjare, ku recetat e vjetra kthehen më marka autentike. E qëndrimi tek Inxhujo nuk është vetëm shijim kulinarie por njohje me vlerat më të mira të Kolonjës, përmes këtyre njerëzve që me një thjeshtësi deri në kufijtë e fisnikes, të ofrojnë shije e përvojë të rrallë.

 

Në Rehovën e vogël plot surpriza
Nuk ka kuptim të vini në Kolonjë e të mos vizitoni Rehovën, fshatin më të bukur kolonjar, që është vendi me të cilin janë dashuruar turistë nga e gjithë bota por sidomos ata francezë. Një fshat autentik, me një histori të pasur e njerëz bujarë, që të habisin me nivelin e lartë të qytetarisë. Një fshat në fakt nga I cili kanë dalë shumë njerëz të shquar e që ende jeton në një atmosferë surreale sin ë një shekull të mesjetës. Shtëpi të gurta, rrugë me kalldrëm, kisha mbresëlënëse në mes të fshatit e na dalje të tij, kroje të gdhendur bukur e plaka si monumente kulture që lëvizin të paqta nëpër rrugët e gurta… një vend si në përralla!
Neve për në Rehovë na shoqëroi mikesha jonë Anila Çuçllari, jo vetëm si një vajzë e zonës por edhe si një njohëse e mirë e turizmit dhe trevave të Kolonjës që shpesh shoqëron miq e turistë nëpër shtigjet e Gramozit apo fshatrave të bukur të Kolonjës. Dhe që të merrnim më të mirën nga ky fshat, që nga mikpritja e deri tek shija, ndalesa kryesore ishte në shtëpinë e Familjes Thomollari, tek Doktor Vangjeli dhe Nikoleta. Kjo shtëpi madhështore rehovare, është mënyra më e mirë për të njohur traditat e këtij fshati, mikpritjen mbresëlënëse, gatimet që nuk do t`i gjeni askund tjetër e sidomos shpirtin e bukur të këtyre njerëzve.

 

Për agroturizëm të pastër shqiptar tek Farma Sotira
Për ta përmbyllur këtë tur të mbushur plot me kulturë e kulinari, ku me siguri para syve ju vallëzojnë kalldrëmet e Korçës, aroma e papërsëritshme e gatimeve, tringëllima e gotave të rakisë, apo tingujt e muzikës, kemi nevojë të mbushim mushkëritë me pak natyrë. Epo, le të nisemi drejt Leskovikut, ose më mirë, përmes Gërmenj-Shelegurit, mes ajrit të pastër, gjelbërimit të pamasë, shtëpizave prej druri si në përrallat e Borëbardhës, lopeve e kopeve me dele e qingja, mes rosave e patave, mes burimeve e baseneve plot me trofta, mes aromave të papërsëritshme të kuzhinës së fshatit, mishit në saç e tavave të panumërta. Le të rendim drejt lëndinave plot me luledele ku kuajt kullotin të lirë e ku mund të kalërojmë dhe ne të lirë, teksa e zonja e shtëpisë Jonida na përgatit drekën, një drekë që duhet ta prisni ca, se aty asgjë nuk është e gatshme, se pulat duhen therur e gatitur, se lakrat duhen mbledhur në natyrë, se domatet duhen marrë në kopësht e qumështi do nxënë kos, se byreku duhet tëhollur e frutat duhen mbledhur në pyll. Që ju të hani fshatçe dhe bio. Sepse jemi tek Farma Sotira.