“New York Times Travel Show”, Shqipëria për herë të parë në një panair turizmi në Amerikë

August 6, 2019 || views

Për herë të parë flamuri shqiptar shkëlqen në një panair turizmi në Amerikë. Ka nisur dje New York Travel Show, panairi më i madh i turizmit në USA, në vitin e tij të 15-të. Shqipëria është bërë pjesë e tij me anë të stendës së Adriatik Tours LLC, një tur operator shqipar i instaluar tashmë në Konektikat, Nju Jork, në përpjekjen për të hapur një koridor të ri me Amerikës dhe Shqipërisë, kësaj here jo thjesht për shkëmbime aktivitetesh diaspore por për të sjellë turistë në Shqipëri. Të pyetur nga Travel Magazine, drejtuesit e Adriatrik Tours pohojnë se megjithëse duket larg dhe një mision i pamundur, ka shumë kërkesë për të vizituar Shqipërinë. Ndaj dhe nisma e parë serioze dhe jo pak e kushtueshme e ketij operatori turistik guximtar ishte pjesëmarrja në Panairin e Nju Jorkut, si vendi më i përshtatshëm për të lidhur marrëveshjet e para të partneritetit. Suksese Adriatik Tours dhe shpresojmë që këtë verë të presim në Shqipëri turistët e parë të organizuar.

Kjo është përmbajtja që Adriatik Tours i prezanton audiencës së këtij panairi të rëndësishëm me mbi 50 mijë vizitorë dhe më shumë se 30 shtete pjesëmarrëse:

Shqipëria e vogël e kontrasteve të mëdha

Ndoshta shumë nga ju që po ndjekin tani këtë shpërfaqje turistike, nuk e ka dëgjuar asnjëherë emrin e një vendi të vogël diku në Ballkanin Jugperëndimor me emrin Shqipëri. Por ndoshta edhe mund ta keni hasur nëpër media vitet e fundit, në faqet e New York Times, The Guardian, Huffington Post, Daily Mail, Lonely Planet, National Geographic, apo shumë emra të tjerë gjigandë mediatikë të turizmit nëpër botë, si një vend i vogël bregdetar me plazhe të bardha e ujra të smeraldta, që ka mbetur si i fundmi sekret i Europës plakë, tashmë të zbuluar cep më cep.

E pra, kjo është Shqipëria, e vogël sa një pikë uji në oqeanin Paqësor, por e bukur dhe tërheqëse çuditërisht për shumë turistë nga e gjithë bota, që nuk përtojnë të marrin rrugët për të mësuar më shumë për historinë e saj interesante, si një vend ish-komunist, i mbyllur për 50 vjet, i shkëputur nga zhvillimet globale të asaj pjese të Europës ku ndodhet, dhe i mbetur në vend, jashtë civilizimit, nën darën e hekurt të një regjimi që fshiu një pjesë të mirë të gjurmëve të veprave të artit të zhvillimit bizantino-mesjetar me karakter  fetar, duke qenë se fshiu nga faqja e dheut edhe vetë besimet fetare, dhe e ktheu  këtë vend të vogël në të vetmin vend ateist në botë.

Shqipëria e vogël që ka kaluar gati të gjithë jetën e saj si komb i formuar që në kohën e Romës së lashtë, përmes kontrastesh të mëdha, është një vend që sidoqoftë ka trashëguar një kulturë e histori të pasur, gjurmët e së cilës megjithë pushtimet e vazhdueshme e të gjata, kanë mbetur të forta e të dallueshme edhe sot, përmes rrënojash historike e arkeologjike 2-3 mijë vjeçare, që nisin që nga periudha e Antikitetit shumë shekuj para Krishtit, kalojnë përgjatë periudhës Bizantine, ecin përmes Mesjetës periudhë kur u sundua nga Perandoria Otomane, e vijnë deri në epokën moderne të dy Luftërave Botërore, veçse duke e pasuruar historinë e saj. Paradoksalisht një vend paqësor e jopushtues, që në antikitetin e hershëm, Shqipëria, me emrat e mëparshëm Iliri, Arbëri e sot Albania, ka kaluar përmes pushtimesh të gjata të shteteve e perandorive të ndryshme, të cilat ndonëse lanë secila gjurmët e tyre, në kulturë, fe, arkitekturë urbane apo formim arsimor të periudhave të ndryshme, nuk arritën dot asnjëra ta asimilojnë këtë vend të vogël e të çuditshëm, që nuk ngjan me asnjë shtet tjetër në Ballkan apo Europë, përveçse me veten e tij. Shumë kombe të Ballkanit u shuan apo u asimiluan nga pushtuesit, duke marrë jo vetëm zakonet por edhe gjuhën e pushtuesit. Shqipëria jo. Ajo ka mbijetuar vazhdimisht megjithë përpjekjet e vazhdueshme për ta zhbërë atë si komb e për të përvetësuar territorin e saj të lakmueshëm, si një portë detare që çom Lindjen në Perëndim. Ndonëse territoret e saj janë tkurrur ndjeshëm përmes pushtimesh e traktatesh politike, ajo ekziston sot si një realitet i pamohueshëm, ndarë në dy shtete që flasin shqip; Shqipëria dhe Kosova. Historia e Kosovës si pjesë e trupit të Shqipërisë është një sagë e gjatë, fati i së cilës është i lidhur përjetësisht me Amerikën. Kjo është ndoshta një prej arsyeve të forta se pse shqiptarët janë të dashuruar me Amerikën, përveçse si kombi i madh i lirive të mëdha ku mund të luftohet për ëndrrat. Shtetet e bashkuara të Amerikës ishin vendimtare në Luftën e Kosovës për liri e për t`u bërë shtet, gjë që nuk do të kishte qenë e mundur pa praninë e Amerikës. Le të shtojmë këtu edhe faktin se më shumë se njëqind vjet më parë, shumë shqiptarë emigruan në Amerikë, ashtu siç bënë edhe mijëra të tjerë nëpër botë, që rendën drejt ëndrrës. Sot këta shqiptarë janë lidhja jonë organike me kombin e madh të lirisë dhe kanë krijuar identitetin e tyre të spikatur e plot prestigj, duke depërtuar nga politika e deri në Hollviud.

Por le të kthehemi tek Shqipëria e vogël. Tek ajo turistike. Interesi i madh i turistëve kudo nëpër botë, që vjen nga ekzotika e saj si vend ish-komunist, është shtrirë gradualisht jo më përmes fakteve të historisë, bunkerëve të shumtë e të shpërndarë kudo nëpër territorin e saj rural apo historitë e trishtuara të të persekutuarve e viktimave të regjimit komunit. Sepse tashmë kanë kaluar thuajse tri dekada dhe ndërkohë të huajt e kanë njohur vetë nga afër Shqipërinë. Dhe e dini ç`kanë zbuluar? Që Shqipëria e vogël, është një popull me shpirt të madh. Me njerëz bujarë e të dlirë si dielli i saj 300 ditor. Shqipëria është një vend ku në çdo kilometër katror ashtu si akund tjetër në botë, do të gjesh një monument kulturor, rrënojat e një qyteti të vjetër, një kishë a një xhami, një kala apo një kullë të lashtë. Shqipëria është vend më një mikpritje të jashtëzakonshme ku turisti pritet si një mik shtëpie, jo duke u mirësjellë se do paguhet por duke respektuar kodin e mikut të shtëpisë që pritet siç i ka hije. Ndoshta kjo nuk ndodh kudo, sepse shqiptarët janë njerëz që përqafojnë shpejt të renë dhe teknologjia globale ka hyrë me shpejtësi edhe në territorin e saj. Po po, mos u habitni kur në fshatin më të humbur verior apo jugor mund të mos gjeni rrugë, po ku me siguri ka ëi-fi free për turistët nëpër lokalet e vogla të fshatit apo në restorantet modeste me ushqim tradicional. Pra ndoshta ju nuk do ta gjeni këtë në çdo hotel ku do të shkoni, por me siguri që ju do të gjeni plot njerëz në rrugë që do t`ju buzëqeshin e do t`ju ndihmojnë të gjeni adresën që po kërkoni, madje duke folur në gjuhën tuaj. Sepse përgjithësisht të rinjtë shqiptarë janë të apasionuar pas gjuhëve të huaja dhe u pëlqen shumë t`i flasin ato.

Shqipëria turistike që duam t`ju tregojmë ka një larmi gjeografike të mahnitshme ku në 28 mijë kilometra katrorë do t`i gjeni të gjitha; malin e lartë plot dëborë dhe detin e shtrirë në të gjithë vijën e saj perëndimore, madje si rrallëkund tjetër mund të gjeni malin e detin bashkë, kështu që mos u habitni nëse ju themi se në të njëjtin udhëtim mund të merrni me vete edhe skitë edhe kostumin e banjës.

Shqipëria e vogël në territor e në numër popullsie, ka një kulturë popullore të jashtëzakonshme që buron nga shpirti i saj i pasur. Në asnjë vend tjetër të Europës nuk do te gjeni një territor kaq të ngjeshur me kultura popullore, veshje e tradita, që flasin për një trashëgimi të rrallë, që i ka rrënjët dymijë vjet para Krishtit, atëhëere kur pak kombe ekzistonin në botë e ku territoret përgjithësish ishin në erërat e hordhive barbare. Shumë kombe sot të qytetëruara nuk kishin lindur ende kur gratë shqiptare visheshin me xhubletë. Shumë këngë mund të meritojnë vende nderi nëpër botë por është polifonia labe e jugut të Shqipërisë ajo që ka hyrë në trashëgiminë botërore shpirtërore të UNESCO-s. E meqë jemi tek UNESCO, kjo Shqipëria  e vogël e panjohur ka në gjirin e saj Butrintin, një prej qytetërimeve të lashtë më të bukur në botë, një qytet të magjishëm në Jug të Shqipërisë, atje ku ndër të tjera ju pret Saranda, një qytet i vogël vendosu në një gji blu, buzë Mesdheut, që josh si një sirenë turistë nga anembanë botës e që është bërë dashuria e turistëve të Europës. Në UNESCO është gjithashtu edhe Gjirokastra e Berati, dy qytete me aktitekturë unike, trashëguar nga periudha Otomane por me rrnjëtë në antikitetin e hershëm. Shqipëria është ne UNESCO edhe për natyrën e saj unike, për shkak të larmisë së madhe të natyrës, që fillon  nga Alpet e e larta rreth 3 mije metra, dhe zbret perms fushave e lagunave magjike, deri në detin e pamatë ranor e shkëmbor të Adritikut e Jonit. 40% e Florës europiane jeton në Shqipëri e gjithashtu specie të rralla të faunës së saj si Pelikani Kaçurrel, janë interesante për një turizëm krejtësisht të veçantë që turistët e natyrës e njohin mirë dhe që quhet birdëatching. Natyra e saj është aq e larmishme saqë nuk mungon asnjë nocion gjeografik; në Shqipëri për shkak të terrenit malor ka kanione aq të bukura e të thella saqë njërin prej tyre që ndodhet diku në një vend të quajtur Skrapar, nëse doni të keni një ide, e quajnë pikërisht “The Albanian Colorado” për bukurinë dhe gjatësinë që ka. Në ujrat e rrëmbyer të lumenjve të gjatë shqiptarë mund të ushtrohet çfarëdolloj sporti, kajak, rafting, kanoe, pa folur për një prej itinerareve më të bukura në Europë që quhet Koman-Fierzë (klikoni me këtë emër po të doni dhe shikoni se çfarë mrekullie është) dhe që është arsyeja kryesore se pse turistët vizitojnë Alpet shqiptare, pikërisht për të përjetuar mrekullinë e kalimit nëpër këtë itinerar.

Shqipëria ka një larmi gastronomike të pabesueshme. Çdo zonë e saj ka gatime të veçanta e të shijshme që janë vepra të vërteta arti e mbi të gjitha rriten në mënyrë natyrale. Një prej të mirave të pakta që ajo pati prej sundimit të regjimit komunist, ishte pikërisht mungesa e teknologjisë, përmes së cilës do të ishte përfshirë edhe bujqësia. Një vend me natyrë të theksuar bujqësore por pa teknologji të zhvilluar, ajo ka mbetur fatmirësisht jashtë sistemit të modifikimeve ushqimore, duke ofruar një sektor të pasur të asaj dege që sot quhet turizmi gastronomik e që i bën njerëzit të marrin rrugët nëpër botë, për të shijuar një pjatë unike e origjinale. E pra, Shqipëria ka plot të tilla, madje që janë vlerësuar me çmime ndërkombëtare nga organizata ushqimmore si Slow Food, për autenticitetin dhe shijen e rrallë. Dhe ç`është më e rëndësishmja, vakte të bollshme me ushqim natyral mund të shijohen duke shpenzuar fare pak, në raport me çmimet në të gjithë rajonin e Ballkanit, pa folur për pjesën tjetër të Europës.

E meqë jemi tek çmimet, Shqipëria është vendi më i lirë në Europë, ku një paketë turistike që ofron gjithçka që do ta gjeni në një vend tjetër bregdetar në Mesdhe si Kroacia apo Greqia, mund ta blini për një çmim së paku të përgjysmuar. Dhe të akomodoheni edhe në hotele me katër apo pesë yje, që nuk kanë asgjë më pak se të ngjashmit e tyre në Ballkan. Madje kuzhina e saj është shumë herë më e shijshme se çdo vend tjetër i Bakllkanit, dhe kjo është kaq e konfirmueshme, saqë mjaft që të bësh në udhëtim virtual në Trip Adviser.

Ju do të thoni por të gjitha këto që përmendët, në mund t`i shohim kudo. Mos u nxitoni; kemi akoma arsye të shumta për t`ju dhënë dhe ndoshta shumë prej tyre, nisur edhe nga këtu, nga vetë udhëtarët amerikanë. Tim Neville, një gazetar udhëtimesh që shkruan për Nju Jork Times, u mahnit kur vizitoi për herë të parë Shqipërinë e Veriut, një vend ku gjithçka ka mbetur e palëvizur nuk dihet qysh prej cilit shekull. Kur u takua me malësorët, njerëz të thjeshtë që jetonin në shtëpi prej guri në formë kullash 300 e ca vjeçare, që e pritën thjesht po aq me zemër e pa poza turistike, duke e ulur këmbëkryq pranë zjarrit, e duke i ofruar ushqimin e tyre të thjeshtë e të shijshëm, drejt e nga natyra. Ata nuk e kuptonin dot që ai, një mik, mund të paguante para për mikpritjen që i bënin, sepse për shqiptarin malësor, miku që të vjen në shtëpi nuk mund të paguajë para. Një realitet i tillë nuk ekziston më në asnjë vend të Europës e dalngadalë Europa me rregullat e saj pragmatike ka hyrë edhe në Alpet shqiptare. Por sidoqoftë, edhe pse në Kullat e malësorëve shqiptarë, tani mund të paguash (një shumë qesharake prej 25-30 eurosh për një ditë-natë me tre vakte të plota), mikpritja dhe zemra ka mbetur po ajo, e madhe dhe e bardhë. Aq shumë u mahnit Tim Neville nga Shqipëria, saqë në një intervistë për Travel Magazine Albania, ai tha se do vinte me dëshirë të ndërtonte një shtëpizë të vogël për të jetuar aty, por duke zgjedhur pak nga gjithçka prej saj. Megjithëse i udhëtuar në 70 vende, e tani besoj më shumë, Shqipëria ka mbetur në kryelitsën  e tij si një prej vendeve më të veçantë në botë. E nëse nuk keni durim apo mundësi ta lexoni këtë intervistë në linkun e mëposhtëm, atëherë kini durim të lexoni vetëm këtë paragraf, për të kuptuar sadopak se çfarë është Shqipëria, ky vend i vogël buzë Mesdheut, në Ballkanin Perëndimor, që po jua ofrojmë si destinacion turistik. E ndoshta vitin që vjen, emrat tuaj do t`i gjejmë nëpër review-s, poshtë fotove të saj, shpërndarë nëpër Lonely Planet apo Trip Adviser.

(http://www.albaniantravel.info/AlbanianTravel/english/item/tim-neville-albania-is-high-on-my-list)

2. Why do you think that our country is so special if you have visited half of the world?

It’s true, I have been to many, many countries now — maybe 70?—and oftentimes people in places that are relatively new to tourism can’t understand why in the world a foreigner would want to come to their country. But Albania is something different. Your country is tiny but has so much diversity—from sparkling beaches to towering mountains—and you’re incredibly blessed culturally. You have ruins, ancient villages, modern cities, thrilling adventures, lovely nature, outstanding food and a fascinating, though very difficult history. And coolest of all from a traveler’s perspective, Albania is still figuring itself out. You can feel the changes happening, the clashes between the ancient and the new, the raw and the industrial, at every turn. Albanians are also some of the most welcoming people I’ve ever met. People inviting me into homes, to beers, for dinner: You don’t get that in, say, Switzerland, which I also love. Albania is Switzerland before all the money came in.