Ndjehu mbretëror në Adriatik Hotel!
November 14, 2022 || views
Me qëndrim në hotel ose jo, secili nga ju mund të provojë shërbimin e shkëlqyer dhe kuzhinën mbretërore të Adriatik Hotel, në çdo stinë të vitit.
Në ditët e sotme, tema më e diskutueshme në turizmin shqiptar është sektori i shërbimit. Për njëmijë e një arsye ky sektor ka shumë boshllëqe dhe e bën ofertën turistike të çalojë seriozisht, duke përcjellë një imazh që shpeshherë e dëmton jo pak Shqipërinë.
Prandaj është e nevojshme që para se të zgjedhim ku të shkojmë, duhet të informohemi në mënyrë të detajuar për vendin që zgjedhim për pushime.
Nisur nga kjo problematikë, shumë truktura bëjnë përpjekje të admirueshme për ta përsosur ofertën e tyre turistike në çdo drejtim. Dhe nëse flasim me emra konkretë, Adriatik Hotel në Durrës është i pakonkurueshëm. Është praktikisht hoteli me ofertën dhe shërbimin më të mirë në Shqipëri. Tashmë përfaqësues i brandit ndërkombëtar “Best Western Hotels & Resorts” hotel Adriatik është një parajsë e vërtetë e turizmit në Shqipëri, me shërbimin dhe standartet me pesë yje, pishinat e jashtme dhe të brendshme me ujë deti – të vetmet në Shqipëri – qendër Thalasso & SPA me shërbime unike në vend, mjedise luksoze e sportive të bollshme për një eksperiencë të vërtetë me pesë yje.
Po pika e pakonkurueshme e Adriatik Hotel është shërbimi dhe ushqimi. Të kombinuara me njëra-tjetrën, të dyja këto do t`ju bëjnë të ndjeheni mbretëror. Madje disa prej këtyre shërbimeve, quhen mbretërore për ceremonialin e veçantë e të sofistikuar, që zakonisht e shohim vetëm nëpër filma ose ceremoni mbretërore.
Mëngjes mbretëror
Mëngjesi në Adriatik Hotel është një simfoni shijesh e ngjyrash, shoqëruar me një arkiketurë tryeze që do t`ju lërë pa fjalë. Dhe nuk është e thënë të jeni bujtës në hotel për ta shijuar këtë. Çdokush mund t`i bashkohet këtij mëngjesi, i cili për për larminë e shijeve dhe cilësinë e ushqimit ka një çmim vërtet modest.
Ceremonia e mirëseardhjes
Nëse doni t`i bëni një surprië të dashurve të zemrës, stafi i Adriatik Hotel do të “bashkëpunojë” me ju dhe ai/ajo do të mbetet i mahnitur nga atmosfera e mrekullueshme që do ta presë. Mund të jetë një urim për ditëlindje, propozim për martesë, një shfaqje e thjeshtë dashurie, nuk ka rëndësi. Stafi i Adriatik Hotel do ta bëjë atë magjike.
Dekorimet e festive
Ka kohë që stafi i eventeve të Adriatik Hotel është i pakonkurueshëm edhe në këtë pikë. Një festë ditëlindjeje, një ceremoni dasme, një darkë romantike buzë detit, një ceremony zyrtare, do të jetë njësoj mbresëlënëse nën kujdesin e tij dhe në mjediset e magjishme të Adriatik Hotel.
Trajtimet mbretërore
Ato mund të jenë gjithfarësh, emra të shkruar bukur mbi mëngjese përrallore, surpriza që presin të zbulohen, trajtime estetike për shëndetin dhe bukurinë, maska floriri a festa në pishinë. Do të jetë fantazia juaj dhe gadishmëria e stafit të Adriatik hotel që do t`i bëjë ato të paharrueshme.
Shërbimi mbretëror
Një gjë është e sigurt; çfarëdo arsyeje të keni gjetur për të zgjedhur Adriatik Hotel, një ditë në plazh, një drekë, një natë apo më shumë qëndrim, një trajtim në Teuta Queen SPA, një festë apo thjesht një kafe buzë detit, shërbimi që do të merrni është i tillë që do t`ju bëjë të ndjeheni të përkëdhelur. E do ta kuptoni që një shërbim si ky, nuk e keni gjetur në asnjë vend të Shqipërisë.
View this post on Instagram