Mövenpick Hotel Lalëz Durrës – Investimi më i mirë në fushën e turizmit për vitin 2021
January 26, 2022 || views
Hoteli i parë Accor në Shqipëri është nderuar në galanë e 125-të të CCIT organizuar nga Dhoma e Tregtisë Tiranë – me një nga çmimet më prestigjoze në vend. Mövenpick Hotel Lalëz Durrës me ofertën ideale të një vere të paharrueshme, është hyrja kryesore në këtë thesar turistik të Europës.
Durrës, 25 janar 2022 – Pas ceremonisë madhështore të përurimit, në verën e vitit 2021 dhe muajve të parë të sukseshëm në tregun shqiptar, Mövenpick Hotel Lalëz Durrës është nderuar me çmimin: “Investimi më i mirë në turizëm për vitin 2021”.
Hoteli i parë Accor në Shqipëri është nderuar në galanë e 125-të të CCIT organizuar nga Dhoma e Tregtisë Tiranë – me një nga çmimet më prestigjoze në vend. Mövenpick Hotel Lalëz Durrës me ofertën ideale të një vere të paharrueshme, është hyrja kryesore në këtë thesar turistik të Europës.
Accor Group – lider botëror në fushën e hospitalitetit, përmes prezantimit të markës së saj i ofron udhëtarëve dhe komunitetit lokal një përvojë të jashtëzakonëshme. Hoteli i parë i grupit i hapi dyert e tij për turistët në korrik të vitit 2021, në një nga pikat më mbresëlënëse të vijës bregdetare shqiptare. Impakti i hotelit në tregun local dhe industrinë e turizmit bëri që Dhoma e Tregtisë së Tiranës ta vlerësonte si investimin më të mirë të vitit në fushën e turizmit.
Juglindja e Europës është një rajon me një potencial shumë të madh turistik dhe grupe si Accor gjithnjë e më tepër po I prezantojnë tregut markat e veta.
“Ne jemi jashtëzakonisht krenarë për partneritetin me një nga liderët botërorë të fushës së hospitalitetit dhe duke i ofruar atyre që vizitojnë Shqipërinë standartin e lartë të hoteleve Mövenpick. Kjo është një arritje shumë e madhe për Shqipërinë dhe turizmin e saj dhe e bën atë të njohur në hartën turistike të Evropës. Këtë e provon edhe çmimi dhe vlerësimi i lartë që mori së fundi. Ne jemi mirënjohës për vlerësimin dhe premtojmë të ofrojmë kualitetin premium të eksperiencës në hotelin tonë” – thotë Z. Dod Doçi pronari i Hotelit.
Mövenpick Hotel Lalëz Durrës falë pozicionit që ka në Gjirin e Lalëzit është një oaz I përsosur për turistët. Hoteli të mrekullon me arkitekturën moderne, dezajnin e përsosur dhe mobilimi luksoz. Peisazhi mbresëlënës e bën atë një vend ideal për të kaluar pushimet. Ai ofron 80 dhoma plot ajër dritë dhe hapësirë , një bar dhe një restorant premium me kuzhinë të cilësisë së lartë për të cilën njihet më së miri Mövenpick. Zona SPA me masazhet dhe dhomat e kripës ofron relaksin e ëndërruar nga të gjithë. Miqtë mund të përfitojnë, gjithashtu, nga qendra e fitnesit dhe pishina e brëndshme.
Pronari dhe investitori i Mövenpick Hotel Lalëz Durrës është Lura sh.p.k, kompani ndërtimi shqiptare me shumë projekte madhështore në vend.