Mes sfidave të mëdha të kohës, Çmimet Ballkanike të Industrisë së Turizmit “Sofje 2021” vijnë në edicionin e shtatë

November 25, 2021 || views

Turizmi dalngadalë po i kthehet normalitetit pas një periudhe dy-vjeçare të goditjes së rëndë që pësoi nga pandemia botërore e Covid – 19. Ky sektor i rëndësishëm kudo në botë, që gjeneron më shumë se 15 % të prodhimit të brendshëm bruto dhe që për shumë vende është zëri më i rëndësishëm në ekonomi, vërtetoi se e kishte mbajtur me të drejtë këtë pozicion të lartë në klasifikimin e më të rëndësishmëve. Paralizimi i gjithë ekonomisë botërore, ku turizmi zuri vendet e para, tregoi se me zhvillimet e dy dekadave të fundit, bota
nuk bën dot më pa turizëm.
Ballkani është një destinacion mjaft kompleks që ishte përfshirë ndjeshëm në listat e para të zgjedhjeve për turistët nga e gjithë bota. Me një ofertë turistike shumë të larmishme, që fillon nga brendësia e tij dhe zbret gradualisht në Mesdhe, ky cep i bukur i Europës po bëhet gjithnjë e më tërheqës për përvoja të paharrueshme e destinacione magjike. Prandaj çdo përpjekje për ta unifikuar këtë ofertë, merr vëmendje dhe fiton rëndësi, si një koridor lidhës mes kulturave të pasura e vendeve unike të gadishullit.
I tillë është edhe aktiviteti Çmimet Ballkanike të Industrisë së Turizmit, një aktivitet i përvitshëm që organizohet nga kompania prestigjoze bullgare VIP COMUNICATION, me qëllim vlerësimin dhe evidentimin e strukturave turistike që bëjnë histori dhe kanë ndikim në tregun bullgar dhe atë ballkanik.

Për herë të parë në këtë event merr pjesë edhe Shqipëria dhe ne jemi shumë të lumtur t`ju komunikojmë se me ftesë të Ambasadës Shqiptare në Bullgari dhe organizatorëve VIP COMMUNICATION, Travel Magazine do të jetë partner mediatik i këtij eventi për Shqipërinë dhe rajonin.

Çmimet vjetore Ballkanike të Industrisë së Turizmit 2021 do të kremtojnë arritjet e rëndësishme të kompanive që punojnë me zell në fushën më të rëndësishme për ekonominë bullgare, por dhe të fqinjëve në gadishull, duke i dhënë edhe njëherë turizmit vëmendjen që meriton, si sektori më i rëndësishëm në ekonomi.

Ceremonia do të mbahet më 02.12.2021 nga ora 20:00 në Hotel MARINELA, Sofje.
Disa nga objektivat e ndjekura nga organizatorët e kësaj ceremonie prestigjioze janë që t’i kushtojnë vëmendjen e merituar kompanive që operojnë me sukses në këtë sektor të rëndësishëm, të rrisin reputacionin e industrisë duke promovuar arritjet e rëndësishme të specialistëve të kësaj fushe. Fitimi i një çmimi prestigjioz do të sigurojë një platformë për të festuar suksesin e tyre.
Nismëtar i këtij eventi është organizatori i Çmimeve Kombëtare për arritje të rëndësishme në biznes dhe të ceremonive për ndërtime luksoze, arkitekturë dhe dizajn – agjencia e komunikimit publik VIP Communication Ltd.

Këto çmime do të ofrojnë shumë përfitime të tjera për kompaninë pjesëmarrëse e finaliste, duke përfshirë:
– perspektiva të reja për biznesin e tyre dhe stilin e drejtimit të kompanisë si dhe përmirësimin e strategjive;
– analiza krahasuese e biznesit me arritjet e tjera të larta në këtë fushë
– dimension i ri i mjeteve të marketingut;
– njohja e arritjeve të realizuara nga konkurrenca në industri
– ngritjen e shpirtit të personelit
– rritja e popullaritetit të organizatës ose kompanisë, për të ndihmuar në tërheqjen e specialistëve më të talentuar dhe investime të reja kapitale;
– mbulimi maksimal mediatik në hapësirën bullgare.

Partnerët e Balkan Awards për Industrinë e Turizmit janë:

Dhoma Italiane e Tregtisë, Shoqata
Bullgare e Hoteleve dhe Restoranteve, Klubi i Biznesit të Londrës etj.
Travel Magazine, me shumë kënaqësi iu bashkua këtij eventi të rëndësishëm për turizmin ballkanik, duke u kthyer në partner mediatik për Shqipërinë.

Ftojmë kompanitë shqiptare të turizmit dhe tur operatorët e rëndësishëm të tregut shqiptar dhe rajonal, të bëhen pjesë e këtij eventi të rëndësishëm për vitin 2022 si edhe e shumë aktiviteteve të tjera po aq të rëndësishme, me karakter ballkanik që VIP Comunication organizon përgjatë të gjithë vitit të ardhshëm. Jepini dimensione të tjera emrit tuaj!

KATEGORITË e çmimeve:

Çmimi i madh
“INDUSTRIA E TURIZMIT”
TURIZMI I VERËS
EKO TURIZMI
TURIZMI KULTUROR
TURIZMI I DETIT
TURIZMI MALOR
TURIZËM BALNEAR & SPA
ATRAKSION TURISTIK
INOVACION NË TURIZËM
INVESTIM NË TURIZËM
TURIZMI I PËRSHEGJSHËM SOCIAL
ARSIMIM DHE TRAJNIME TURIZMI
TURIZMI I BIZNESIT
FESTIVAL TURIZËM
SHËRBIMET E SPECIALIZUARA PËR TURIZËM
OPERATOR TURISTIK
KOMPANI AJRORE
DESTINACION TURISTIK
BASHKI E MADHE ME KONTRIBUT NË TURIZËM
BASHKI E VOGEL ME KONTRIBUT NË TURIZËM