Më të bukurat  e konkursit  të vjeshtës, përzgjedhur  nga Travel Magazine dhe Klubi “Discover Albania”!

December 5, 2020 || views

Tashmë konkursi i Travel Magazine në faqen e saj në Instagram po kthehet në traditë dhe po pëlqehet gjithmonë e nga më shumë ndjekës, duke e treguar këtë edhe me numrin e lartë të pjesëmarrjes. Me qindra imazhe të ardhura në adresë të revistës, si fotot më të bukura të udhëtimetve të vjeshtës apo kujtime të lidhura me këtë stinë, renditën më shumë se 180 pjesëmarrës, në një garë të fortë për të qenë pjesë e dhjetë fotove më të pëlqyera.

Duke qenë se formula e këtij konkursi është që fotot renditen në bazë të pëlqimeve të ndjekësve, dhe kjo jo gjithmonë nxjerr në pah fotot më të bukura por ato që sugjerohen më shumë nga konkurentët, Travel Magazine, ashtu si në konkursin e kaluar, përmes stafit të saj dhe bashkëpunëtorëve profesionistë e njohës të fotografisë, ka përzgjedhur edhe një listë me fotot më të bukura, për t`i dhënë vendin e duhur edhe këtyre pjesëmarrësve, që e zbukuruan konkursin me fotot e tyre. Fotot janë përzgjedhur duke u nisur nga disa kritere, duke filluar që nga vlera e lartë artistike, e deri tek mesazhi apo simbolika që përcjellin.

Fotot nuk janë klasifikuar, duke i konsideruar njësoj të bukura, por në bashkëpunim me Klubin “Discover Albania”, kemi përzgjedhur foton më të bukur, duke u nisur jo vetëm nga peisazhi por edhe përmbajtja, mesazhi dhe optimizmi që përcjell ajo. Fituesja është Ilda Malja në profilin @atildas

Linku i fotos

Klubi ka vendosur t`i dhurojë fitueses një udhëtim fundjave, me një prej grupeve të tij të shumta, për t`i dhënë asaj mundësinë e përvojave të reja dhe fotografive të tjera më të bukura përgjatë këtij udhëtimi.

Fotot e tjera janë renditur më poshtë, nisur nga rendi kronologjik i publikimit, sipas emrit të secilit dhe shoqëruar më linkun përkatës të fotos.

Etleva Duka. Linku i fotos

Virtyt Morina. Linku i fotos

Telvisa Hysi. Linku i fotos

Aida Gjeçaj. Linku i fotos

Sneaky Glimpses Linku i fotos

Anxhela Muslli. Linku i fotos

Tirana Guest House Linku i fotos

Migena Spaho Meruko. Linku i fotos

Brunilda Spaho Pozhegu. Linku i fotos

Diana Mile. Linku i fotos

Artan Kurti. Linku i fotos

Adelina Adja. Linku i fotos 

Edjon Maliqi. Linku i fotos

Eriola Postoli. Linku i fotos

Roz Topalli. Linku i fotos

Rozana Xhaferaj. Linku i fotos

Anisa Dhamo. Linku i fotos

Viktor Bogdani. Linku i fotos

The Smileist | Lekli. Linku i fotos

Xheni. Linku i fotos