Many hands of Albania – stenda e Shqipërisë, ekologjike dhe me mulli guri, mahnit vizitorët e Terra Madre në Torino

September 23, 2022 || views

Many hands of Albania. Kështu titullohet sivjet stenda e Shqipërisë në Terra Madre Salone del Gusto, mundësuar nga VIS Albania dhe surpriza e saj origjinale e njëkohësisht edhe simboli i kësaj stende është mulliri me gur dhe përbërja ekologjike me energji diellore.

 

Këtë vit il Salone del Gusto, i është dedikuar RIGJENERIMIT dhe komuniteti i Slow Food Albania, i mbështetur për herë të parë nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, ka konceptuar një zinxhir ushqimor të dedikuar grurit, kësaj kulture bujqësore kaq bazike por kaq të rëndësishme për jetët tona. Zinxhiri nis me idenë e mullirit të gurit, të prodhuar në mënyrë artizanale nga dy të rinj në Tale të Shëgjinit. Pasi bluhet mielli i grurit sitet sipas traditës Shqiptare në sita druri dhe më pas zonjat shqiptare të krahinave të ndryshme e gatuajnë sipas përkatësive dhe traditës territoriale nga ku vijnë. Përmeti si byrek apo mesnik, Dibra si jufka, Korça si petka, Lezha si laknur, Gjirokastra si Osa dhe një pjesë e mirë e zonave të tjera si byrek të llojeve të ndryshme. I gjithë ky zinxhir i cili promovon kulturën buknore shqiptare, shijet origjinale të territoreve tona biodiverse, ka një qëllim: RigjenerAKSION, të rigjenerojmë tokat tona duke ruajtur historinë, traditën dhe identitetin.

 

Në Salone del Gusto në ditën e dytë të panairit, me një vëmendje të jashtëzakonshme ndaj stendës shqiptare,  Naim Bashmili nga Aleanca Slow Food e Kuzhiniereve përgatiti në një nga puntorite e aktivitetit kushtuar RigenerAction tasting “Filo Pastry, Cheese and More – All the shapes and forms of Byrek” , Krypanecin me presh, një gatim tipik të zonës së Elbasanit.

Pjatat tipike shqiptare të risjella nga e shkuara e largët e traditës dhe të futura tashmë në sëndukun e artë “Arka e Shijes”, janë pa as më të voglin dyshim surprizat e panairit më të madh të ushqimit në botë.

 

Ndërkohë ministrja e Bujqësisë Frida Krifca , e pranishme në @slow_food_events Salone del Gusto, e hoqi për ca çaste “kostumin zyrtar”, duke “veshur” atë të amvisës, për të përgatitur Osat e Gjirokastrës. Së bashku me anënatrët e Slow Food Shqipëri, ajo shpalosi në një demonstrim direkt të gjithë procesin që lidhet me përgatitjn e këtij produkti tipik shqiptar, pjesë e “Arkës së Shijes” që fillon që në bluarjen e grurit në mulli guri, i cili këtë vit ishte edhe simboli I stendës “Many Hands of Albania”, zënien e brumit me ujë, kripë vezë, gjalpë dhe në fund përgatitjn e Osave.

Arka Shijes së “Slow Food”-it rreket të shpëtojë një sërë produktesh autentike shqiptare, që rrezokojnë të humbasin. Një iniciative e VIS ALBANIA dhe Slow Food qe i pati fillesat në 2012-ën dhe që vazhdon të pasurohet vazhdimisht nga rrjeti Slow Food në Shqipëri.

Panairi “Terra Madre – Salone del Gusto ju pret sërish nesër në Parco Dora Torino dhe Shqipëria gjithashtu ju pret në stendën e saj me plot surpriza gastronomike.