Lajm i mirë/ “Qendra e zhvillimit të artizanatit”, së shpejti në Bashkinë e Kavajës

January 13, 2023 || views

🗣Së shpejti në #BashkiaKavajë do të funksionojë #QendraZhvillimittëArtizanatit.
🧶 Të lumtur që sot me #BashkiaKavajë, Gjimnazi “Aleksander Moisiu” dhe Grupi i formalizuar i #graveartizane arritëm të finalizonim✍️ e #Marrëveshjes së #Mirëkuptimit “Për Ngritjen dhe Funksionimin e Qendrës së Artizanatit në Bashkinë Kavajë”.

 

🪡 Qendra është një ambjent pune në ambjentet e Shkollës së mesme të përgjitshme “Aleksandër Moisiu”, që do të përdoret, zhvillohet dhe mirëmbahet nga gratë artizane të qytetit të Kavajës të përfshira në zinxhirin e vlerës së artizanatit.

🪡 Qendra do të nxisë zhvillimin e mjeshtërive të artizanatit lokal tradicional, transferimin e njohurive dhe aftësive te brezi i ri, përmirësimin e aftësive teknike te artizaneve, informimin mbi zhvillimet më të fundit në zeje dhe punët artizanale si dhe ofrimin e mundësive për aktivitete shkëmbyese e promovuese dhe përmirësimin e marketimit.

🪡 Qendra do të funksionojë bazuar në rregulla dhe plane që ofrojnë mundësi gjithëpërfshirëse për gratë artizane, anëtare të grupimit ligjor të grave artizane, për të aksesuar hapësirën, mjetet e punës dhe mundësitë e tjera;

🧶 Në vazhdim Qendra do të pajiset me bazën materiale në disa mjeshtëri kryesore të artizanatit që praktikohen nga gratë artizane pjesë e grupimit të formalizuar.

ℹ️ Projekti “Fuqizimi ekonomik i grave në zinxhirin e vlerës së artizanatit në Bashkinë e Kavajës” mbështetet nga UN Women Albania përmes Projektit me Ndjeshmëri Gjinore për Rikuperimin dhe Rindërtimin pas Tërmetit, me fonde të qeverisë suedeze përmes Fondit të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara në Shqipëri. Ndërhyrja zbatohet nga Rrjeti Shqiptar per Zhvillim Rural – ANRD në bashkëpunim me Bashkia Kavajë.

 

https://www.facebook.com/1721865581427193/posts/pfbid0twkd98wwD7b8MpuvSuC7fCJDL9D9HPqy7nnqEgsjDiv7tL5DQPw1dDJShLGbT9fil/?mibextid=cr9u03