Ky është fshati më i madh në Kosovë

January 29, 2020 || views

Fshati Zhur i Prizrenit është fshati më i madh në Republikën e Kosovës. Sipërfaqja e tërësishme e Zhurit është 4021 hektar, nga të cilat 472 ha ara dhe kopshte, 5 ha pemishte, 39 ha vreshta, 132 ha livadhe, 896 ha kullosa, 2365 ha pyje dhe 112 ha të tjera.

Në këtë pjesë shpesh ka pasur lëvizje të kufirit dhe Zhuri nëpër faza historike shpeshherë ka qenë nën Komunën e Kukësit, por ka pas periudha që edhe Kukësi ka qenë nën Komunën e Zhurit e herë-herë ka qenë nën Komunën e Prizrenit.

Si vendbanim është shumë i lashtë, mijëvjeçar, por sipas të dhënave si emër Zhur del që nga viti 1331 dhe është karakteristike se ky emër nuk ka pësuar ndryshime, ka ruajtur emrin Zhur. Zhuri shtrihet në një fushëgropë e rrethua me kodra dhe male.

Është fshat i tipit të dendur me një lartësi mbidetare mesatare prej 430 m, kjo në qendër të Zhurit. Zhuri si pasuri natyrore ka gurin gëlqeror dhe drurin e tani ka mbi të gjithë atë më të dhembshmin, kurbetin.

Burimi: https://albanews.org/